Gjendet arma e krimit në Tiranë me të cilin ish-vjehrri vrau ish-dhëndrin afër Gjykatës së Tiranës.Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ishte vetë autori që zbuloi ku ndodhej arma e krimit.
Ai dëshmoi në Polici dhe RENEA arriti ta gjejë armën falë kontrolleve disa orë pas vrasjes. Ditën e sotme Mexhit Picari vrau me armë zjarri Kudret Saliajn.
Ngjarja ndodhi disa çaste para seancës së divorcit në Gjykatë mes vajzës së Mexhit Picarit dhe Kudret Saliajt. I plagosur mbeti dhe avokati Adriatik Cama.



