Author: almakos

Pastrimi i lindanit në oborrin e ish gjigandit kimik OHIS do të fillojë muajin tjetër. Kjo u njoftua nga Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini. Toka do të rregullohet dhe 1,500 ton mbetje të rrezikshme do të pastrohen nga deponia e vogël. Toka e ndotur në Ohis do të pastrohet nga një kompani e specializuar nga Greqia. – Advertisements –  Do të angazhohemi t’i njoftojmë qytetarët, sidomos të asaj zone që t’i marrin masat e nevojshme para se të fillojnë me aktivitetet e zbatimit të projektit”- deklaroi Naser Nuredini- ministër i ekologjisë.  Derisa pastrohet lindani nga fabrika OHIS, laboratori i Fakulteti…

Lexo më Shumë

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Të dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat kryeministri përsëriti mbështetjen e vendosur të vendit tonë. Ata ranë dakord që, pas zgjedhjeve në Shqipëri, të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat mbi një marrëveshje të përbashkët për të referuar Zonat e tyre Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Edi Rama falënderoi kryeministrin grek për shpërndarjen falas të 20 000 vaksinave, të cilat u dorëzuan sot në Shqipëri. Kyriakos Mitsotakis përsëriti interesin e…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja vazhdon protestat. Opozita maqedonase kërkon të shohë anekset plotësuese në Marrëveshjen me Bullgarinë për të cilët thotë se kanë negociuar Zaev, Osmani dhe Dimitrov. Edhe pse paralajmëroi ndërprerjen e protestave, VMRO sërish doli në rrugë. Ndërkohë deputeti Antonio Milloshovski, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme ka thirrur për të mërkurën mbledhjen e komisionit në të cilin do të shqyrtohet procesi negociues gjatë kryesimit portugez. – Advertisements – Shqyrtimi i çështjes së bisedimeve para aderuese me BE-në gjatë kohës së presidencës portugeze, në kontekst me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim mes Republikës së Bullgarisë…

Lexo më Shumë

Prej 12 ditësh, që më 2 qershor, kur “Shefqet Ndroqi” mbylli dyert si spital Covid, duke transferuar pacientët tek Infektivi, ky spital vijon të jetë i mbyllur. Gazetari Erjon Skëndaj raporton se prej 2 qershorit Sanatoriumi nuk pranon asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme pulmoni, ndonëse prej kësaj date i është rikthyer normalitetit. “Që prej 2 qershorit ky spital ka pushuar së punuari si spital Covid, por nuk po funksionon as si spitali i mushkërive, pasi nuk është pranuar asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme pulmoni. Janë me dhjetëra pacientë që vijnë çdo ditë, por nuk pranohen. Mjekët…

Lexo më Shumë

Filloi heqja e ndërtimeve të paligjshme në bregun e Strugës, ndërsa kryetari i kësaj komune Ramiz Merko më herët pretendonte se në Strugë nuk ka objekte të paligjshme në zonën e mbrojtur. Edhe vetë Merko u përpoq të hiqte ndonjë dërrasë në një nga plazhet. – Advertisements – Çfarë ka ndryshuar te ju në një kohë kaq të shkurtër, kur për tre vjet me këmbëngulje pretendoni se nuk ka ndërtime të paligjshme në Strugë, se Struga nuk është nën UNESCO, që Ohri duhet ta zgjidhë këtë vetë? Të njëjtën e them se nuk janë ndërtime të paligjshme. Këto bëhen me…

Lexo më Shumë

Një mjet i markës tip “Nissan” ka marrë flakë në aksin rrugor Himarë-Sarandë. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. (foto ilustruese) Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Edmond Bejtja, drejtori i një kompanie nafte që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e rënda rrugët e fshatit, ka fyer gazetarët gjatë një komunikimi me ta. Ndërkohë që bashkë me banorët, mediat po i kërkonin informacion për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtja ka ofenduar një gazetare lokale duke iu kërkuar të tjerëve të heshtin. Debati ndodhi paraditen e kësaj të hëne kur banorët e Visokës dolën në protestë për shkak të dëmtimit që i është bërë rrugës nga mjetet e tonazhit të…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2021, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Këtij shtetasi, në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara…

Lexo më Shumë

Voltiza Duro – Myku është një lloj infeksioni që shkaktohet nga disa kërpudha dermatofite, ku dallohen trichopyton 21 lloje që infektojnë më shumë flokët, thonjtë dhe lëkurën. Ndërsa microspotum ku paraqiten rreth 17 lloje më shumë infektojnë lëkurën dhe thonjtë. Në përgjithësi myku mund të përfitohet nga kërpudhat dermatofite që transmetohen nga njeriu tek njeriu, pra një person i infektuar me myk mund të infektojë edhe persona të tjerë. Kërpudhat dermatofite zoofile ku transmetohet sporja e kërpudhës nga kafsha te njeriu. Më i përhapur është myku i bardhë dhe ato lloje myqesh që mund të shfaqen në organizëm nga përdorimi…

Lexo më Shumë

Në pajtim me rezultatet e hulumtimit të Sektorit për kontroll sanitar, në periudhën prej 7 deri 11 qershor të vitit 2021, të gjitha mostrat nga analiza e ujit për pije në Shkup i përgjigjen Rregullores për kërkesat dhe cilësinë e ujit për pije, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup. – Advertisements –

Lexo më Shumë