Author: almakos

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka komunikuar zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas, nipit të tij, Florenc Çapja, dhe 4 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan, në vitin 2012. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se prokurorët e SPAK iu kanë komunikuar akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje” Ardian Capjas, Ervis Bardhit, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit. Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij,…

Lexo më Shumë

Nga 2887 teste të kryera në 24 orët e fundit, 28 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe atë: Shkup-9, Kumanovë-4, Tetovë-4, Kërçovë-5, Prilep-2, Ohër-2, Shtip-1 dhe Strumicë-1. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se 34 persona janë shëruar nga Kovid-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Kurti në një deklaratë për media tha se çështje e të pagjeturve nuk pret dhe duhet të trajtohet. Kjo është deklarata e Kurtit: “Në Bruksel, bashkë me zëvendësin tim Besnik Bislimi, e nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borrell dhe emisarit të tij z. Lajçak, sot u takuam me delegacionin nga Serbia të përbërë nga z. Vuçiq dhe z. Selakoviq. Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për…

Lexo më Shumë

Olta Xhaçka, Ministrja e Jashtme, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e saj portugez, Augusto Santos Silva. Përmes një postimi në “Twitter”, ministrja Xhaçka thekson se temë diskutimi ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. “Një telefonatë mjaft e frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën…

Lexo më Shumë

Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ka dhënë urdhër që gazetarëve tu lejohet të mbajnë celularët e tyre në seancat e Gjykatës Kushtetuese. – Advertisements – Ajo më tej u shpreh se do të punojë në maksimum për të rritur transparencën e këtij institucioni gjyqësor. “Është e vërtetë që Gjykata Kushtetuese është e mbyllur maksimalisht dhe se vitet e fundit ajo është mbyllur, në vend që të hapet për qytetarët. Kur kuptova që gazetarët nuk lejoheshin të hynin me celular, unë menjëherë i dhashë urdhër Sekretarit të Përgjithshëm, dhe sigurimi tashmë është njoftuar, ndërsa nga seanca tjetër, ju…

Lexo më Shumë

41-vjeçari Bledar Corra i cili ka qenë në arrestin e shtëpisë theu masën për të goditur dy policë në burgun e Fushë-Krujës. BalkanWeb mëson se ai shkoi për të kërkuar llogari për transferimin e nipit të tij nga burgu u Fushë-Krujës në një tjetër, teksa gjatë debatit ka ofenduar goditur 2 policë të burgut. Corra u arrestua në flagrancë teksa mësohet se ka qenë dhe në gjendje të dehur. Ai u arrestua kohë më parë për trafik droge së bashku me persona të tjerë, por më pas u lirua nga qelia në arrest shtëpie pasi kishte vuajtur 2/3 e dënimit.…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Roskovec. Dy elektricistë kanë rënë nga shtylla elektrike e tensionit të lartë, duke ndërruar jetë. Gazetari Ervis Kuçi raporton se viktima kanë mbetur shtetasit Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi. Informacion paraprak Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar. Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.…

Lexo më Shumë

SPAK ka vendosur të konfiskojë pasuritë e shtetasit Bledar Seferi (Hakorja), i njohur si “bosi” shqiptar i drogës, dhe familjarëve të tij. Sipas SPAK, Bledar Seferi (Hakorja) ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në pasuritë që kërkohet t’i sekuestrohen janë disa makina luksoze, llogari bankare me miliona lekë e mijëra euro, si dhe truall e ndërtesa. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pezulluar çështjen e biznesmenit Gentian Malindi, i cili akuzohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO e ka pezulluar dosjen për një vit, për shkak se i pandehuri nuk gjendet, pasi është në arrati. Ndërkohë, vijon procesi gjyqësor për dy të arrestuarit e trafikut të kësaj sasie kokaine, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka. Kujtojmë se kokaina u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 11:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 78-të, mbledhje tematike, ku do të shqyrtohen më shumë informacione për kyçje të kontratave për projekte infrastrukturore nga programi TAV me 23 komuna. – Advertisements – Në orën 13:00, do të fillojë mbledhja e 79-të me më shumë pika në rendin e ditës nga Programi qeveritar për punë dhe në interes të qytetarëve. Në këtë mbledhje, para ministrave, për shqyrtim do të jetë edhe procesverbali nga mbledhja e 41-të e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të…

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30°C. Era do të jetë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Lexo më Shumë