Author: almakos

Vaksinat që Greqia i paralajmëroi për Maqedoninë e Veriut pritet të mbërrijnë sot në Shkup. Bëhet fjalë për donacion prej 20.000 doza “Astra Zeneka”, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. – Advertisements – “Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të doja të shpreh falënderime deri tek populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë tek ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinave po zhvillohet në kohë dhe në pajtim me këtë imunizimi i popullatës po rrjedh mirë. Apeloj që sa më shumë qytetarë të paraqiten në vakcinacijamk”, ka shkruar në profilin e tij…

Lexo më Shumë

Në emisionin “FrontLine” në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço, u diskutua edhe për zgjedhjet e 25 prillit dhe mbarëvajtjen e tyre. Kandidati për deputet i PS-së Plarent Ndreca deklaroi se PD e shpiku frazën “Rama kreu masakër elektorale” tre ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërsa, deputeti i zgjedhur i PD-së Belind Këlliçi u shpreh se përgjimet për blerje votash kanë dalë nga mediat e huaja të tilla si Zëri i Amerikës dhe Bild e se nuk kemi të dënuar, për shkak se gjykatat në vend janë të kapura. Belind Këlliçi: Kam marrë policinë në telefon dhe nuk ka…

Lexo më Shumë

RENEA është duke ushtruar kontrolle të befasishme në qytetet problematike të vendit, të tilla si Elbasani, Lushnja, Fieri, Vlora dhe Durrësi.Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se aksioni është bërë për të kapur personat e shpallur në kërkim, për të kapjen e atyre që janë në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike.Jo vetëm kaq, por po kërkohet edhe për kapjen e personave që dyshohet se janë përfshirë në ngjarjet kriminale të kohëve të fundit.Bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht shtetas me precedent kriminal, si dhe një person më armë zjarri…

Lexo më Shumë

Forcat RENEA kanë nisur një operacion në qytetin e Vlorës, më konkretisht, në zonën e “Lungomares”. “BallkanWeb” mëson se operacioni, po zhvillohet për të gjetur dhe arrestuar personat e shpallur në kërkim. Në pranga është vendosur Edison Begaj. Policia deri më tani nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për arrestimin e Begajt, ndërsa pritet që detaje të reja të mësohen në vazhdim.

Lexo më Shumë

Duke nisur nga data 1 korrik, qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor nuk do do të paguajnë më tarifat “Roaming”. Ka qenë vetë ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, që u ka kujtuar qytetarëve shqiptarë vendimin nga i cili do përfitojnë disa shtete. “Nga 1 korrik 2021 zero tarifa Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra të ruani karikimin! Ky projekt është financuar nga BE dhe mundësuar nga Regional Cooperation Council (RCC). Tregu i Përbashkët Regjional”, thuhet në postimin e tij në…

Lexo më Shumë

Ka nisur pasditen e sotme, në plazhin e Shëngjinit, aksioni “Bregdeti ynë”. Ky aksion, konsiston në prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare. Gazetari Elidon Ndreka, raporton, se burime pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtes së Territorit, kanë bërë të ditur, se në zonën e Shëngjinit, janë planifikuar të prishen rreth 10 objekte. Sipas IKMT-së, në objektet e parashikuara për t’u prishur, parashikohen si ato me konstrukt betoni, edhe kioskat e ndryshme metalike. Ky aksion, do të vijojë për ditë të tëra në Shëngjin, për t’u shtrirë më pas, në të gjithë bregdetin shqiptar.

Lexo më Shumë

Autoritetet greke kanë finalizuar një operacion duke goditur një bandë të kultivimit të kanabisit me plantacione gjigante në Anavyssos, ndërsa përpos 24 arrestimeve, sekuestrime u bënë edhe në qytete të tjera të vendit fqinj. Mediat greke raportojnë se deri tani janë sekuestruar 28 mijë fidanë kanabis, ndërsa nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 26 milionë eurove. Deri tani nga hetimet ka rezultuar se pesë grekë kishin krijuar një grup kriminal dhe nën kamuflimin e një kompanie të licencuar industriale për rritjen e kanabisit, po kultivonin një numër të madh të fidanëve. Përveç kësaj, “ata punësuan…

Lexo më Shumë

Disa organizata joqeveritare në Kosovë e kanë kundërshtuar vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për të shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. “Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”, thuhet në reagimin e organizatave Demokracia në Zhvillim, Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi, ai për Studime Politike, Lëvizja Fol, Organizata Nëna Tereze, Çohu, Syri Vizionit, Demokracia Plus, INDEP dhe INPO. Sipas këtyre organizatave argumentet e shtruara nga presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. “Mes tjerash, kryetares…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Partisë Lëvizje Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për rrjetin 5G, të firmosur një ditë më parë, mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Vasili risjell në vëmendje një status të kryeministrit Edi Rama rreth dy vite më parë, kur nuk pranonte marrëveshjen për rrjetin 5G. Vasili thotë ndër të tjera se në nëntor të 2019-ës, i kanë drejtuar kryeministrit Rama pyetje në lidhje me këtë çështje, por sipas Vasilit, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Postimi i plotë i Petrit Vasilit: Rama firmosi se i futen kembet ne nje kepuce…

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas shkarkimit të Valdete Dakës. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit. Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij…

Lexo më Shumë

Shkarkohet kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka. Lajmi është marrë sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në arsyetimin e vendimit të presidencës thuhet se kreu i këtij institucioni duhet të jetë i pavarur.Valdete Daka u sulmua në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga partitë politike, ku Vetëvendosja, e quajti ‘militante partiake’. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, akuzonin Dakën për përfshirje në politikë. Presion të ashpër ndaj Dakës, atëkohë pati bërë Glauk Konjufca, aktualisht kryeparlamentar, e cila kishte kryetaren e KQZ-së si ‘person që ndikon në KQZ’.

Lexo më Shumë

Një ditë pasi kandidoi për kreun e PD-së, por nuk arriti të fitonte, Agron Shehaj ka reaguar sërish. Në një mesazh në ‘Facebook’ Shehaj teksa ka falënderuar demokratët që e kanë votuar, theksoi se ndihet mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me të. “Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë.!”, shkruan Shehaj. Kujtojmë se në këto…

Lexo më Shumë