Author: almakos

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e tretë, për shqyrtimin e çështjes së Teatrit Kombëtar, e cilësuar si antikushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka rrëfyer përpara togave të zeza, të gjitha parregullsitë që sipas tij, qeveria, por edhe institucioni i Bashkisë, kanë bërë në lidhje me këtë çështje. “Çështja ka nisur që në 2018 mars, që përkon dhe me daljen jashtë funskionimit të Kushtetueses. Në atë kohë u hodh ideja e një ligji special, të një zone në qendër të Tiranës. Shumë shpejt, në 26 qershor 2019, ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar…

Lexo më Shumë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. – Advertisements – Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine. Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Shkodër dhe Fier nga forcat RENEA. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se RENEA ka ushtruar kontrolle në 18 lokale dhe 21 ambiente të ndryshme, në të dyja qytetet. Nga kontrollet janë shoqëruar për verifikim 23 persona, të identifikuar si persona me precedent kriminal apo me tendencë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Një ditë më parë, RENEA zhvilloi kontrolle edhe në qytetin e Vlorës, ku arrestoi shtetasin Edison Begaj, i cili i shpëtoi një atentati më parë pak javë më parë.

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka arrestuar drejtorin dhe inxhinierin e OST në këtë qytet, pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën dy elektricistët, Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi, pasi u thye shtylla e tensionit të lartë, ku po punonin. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se kanë rënë në pranga punonjësit Andi Prifti dhe Eriseld Lala, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit: A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje duhet të mbajë Komisioni për Politikë të Jashtme. Në rend dite është shqyrtimi i çështjes për fillimin e bisedimeve për anëtarësim BE gjatë presidencës portugeze, ndërsa në kontekst të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, të nënshkruar më një gusht të vitit 2017. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Vlladimir Pivovarov, Koordinatori Kombëtar për menaxhm të integruar të kufijve në Programin 200, tha se është shumë e lehtë për të nënshkruar memorandume, por është shumë e vështirë të zbatohen se duhet të ketë vullnet politik. – Advertisements – Është shumë lehtë ta nënshkruani memorandumin, shumë e vështirë është ta operacionalizoni, para së gjithash duhet të ketë vullnet politik, këtë e shohim se dy kryeministrat e Shqipërisë dhe RMV-së , e treguan atë, dhe nga ana tjetër kur të flasim për çështje të tilla, nëse ka besim ose jo, pra nëse duam të shkojmë në BE, atje keni 27 anëtare…

Lexo më Shumë

Vijojnë kontrollet e befasishme nga RENEA dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Dorjana Bezat. Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend. Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund…

Lexo më Shumë

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre vende të Ballkanit Perëndimor që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian, thanë burimet diplomatike për Radion Evropa e Lirë. Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus. Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë thuhet se janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për secilin prej këtyre…

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 11 në Durrës. Një automjet ka përplasur një këmbësore rreth 70-vjeç dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka bllokuar mjetin dhe po vijon punën për kapjen e shoferit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. “Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe…

Lexo më Shumë

Një zjarr i rënë që prej disa orëve në zonën e Knallës në Shëngjin, vazhdon që të jetë aktiv. Eshtë raportuarse janë djegur disa mbeturina dhe era e fortë ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.Zjarri ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur tek shkurret aty pranë. Për shuarjen e flakëve po punojnë prej orësh zjarrfikësit. Po digjen shkurre dhe ferra.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Korçë, ku një 57 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16 të Korçës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Fatos Pulaha, rreth 57 vjeç u gjet i pajetë në bodrumin e banesës së tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është vetëvrarë. Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë