Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Korçë, ku një 57 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16 të Korçës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Fatos Pulaha, rreth 57 vjeç u gjet i pajetë në bodrumin e banesës së tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është vetëvrarë.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



