Një mjet i markës tip “Nissan” ka marrë flakë në aksin rrugor Himarë-Sarandë.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. (foto ilustruese)
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.



