Author: almakos

Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, ngjarje e cila ka tronditur mbarë opinionin shoqëror, ishin tema e emisionit “Në Shënjestër” këtë të martë në News24, me autore Klodiana Lala. Nga pamjet e kamerave në sallën e gjyqit, para se Elvis Shkambi të qëllonte mbi gjyqtarin, ndaj tij dhe xhaxhait Gjon Shkambi u zhvillua një dialog. “Në Shënjestër” ka zbardhur fjalët e fundit mes tyre që pasuan me 3 plumba që i morën jetën menjëherë gjyqtarit Kalaja. Gjithçka ndodhi pas dhënies së vendimit, ku i pari që u çua në këmbë ishte gjyqtari i çështjes Astrit Kalaja. Dhe pas tij…

Lexo më Shumë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjobitur me 3,000 euro subjektin politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) dhe kryetarin e saj, ministrin Elbert Krasniqi, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për Zgjedhjet Lokale 2025. Vendimi është marrë pas ankesës së Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), e cila kishte pretenduar se kryetari i IRDK-së kishte bërë një postim në rrjetin social Facebook më 10 tetor 2025, që përmbante elemente në kundërshtim me rregullat e mirësjelljes politike. Në vendimin, PZAP ka urdhëruar që Elbert Krasniqi të largojë menjëherë postimin në fjalë, duke paralajmëruar se moszbatimi i këtij urdhri…

Lexo më Shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionet parlamentare, ka ngritur shqetësimin për ndikimin që kanë deklaratat politike ndaj sigurisë së prokurorëve të posaçëm. Sipas tij, edhe pse SPAK mban qëndrim të distancuar nga debati politik, sulmet që vijnë nga aktorë politikë krijojnë shqetësime serioze, pasi frymëzojnë edhe elementë të krimit të organizuar. “Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre”, theksoi ai. Dumani: Sa i takon deklaratave politike, siç edhe be keni vënë re, SPAK…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor do t’i ndjekin 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po kryen dorëzimin e materialit zgjedhor jo të besueshëm në të gjitha komisionet komunale, ndërsa të enjten dhe të premten do të shpërndahet edhe materiali zgjedhor i besueshëm. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të 144-të të KSHZ-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Kreu i SPAK u pyet te Komisioni i Ligjeve nga deputeti i PD-së, Klevis balliu për disa nga çështjet politike dhe të sigurisë gjatë këtij viti. Ligjvënësi kërkoi të dinte përse Prokuroria e Posaçme nuk kishte hetuar bandën që kërcënoi gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Vorë deputeten Albana Vokshi, se do i merrnin peng të bijën. Ai gjithashtu shtroi pyetjet për hetimin e dy denoncimeve të zyrave elektorale të PS-së në Tiranë po ditën e zgjedhjeve. Në fillim prokurori Adnan Xholi dhe më pas vetë kreu i institucionit, Altin Dumani, shpjeguan se kallëzimi ishte regjistruar menjëherë pas…

Lexo më Shumë

Me propozim të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Qeveria në seancën e saj të fundit ndërpreu në mënyrë të njëanshme koncesionin për vendin e nxjerrjes së qymyrit “Piskupshtina” në Strugë. Në të njëjtën kohë, u ndërpre vlefshmëria e katër koncesioneve të tjera që kishin skaduar. “Qeveria dhe Ministria nuk do të tolerojnë përdorim të papërshtatshëm të burimeve natyrore, ndërsa shëndeti dhe siguria e qytetarëve mbeten në vend të parë”, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska. Vendimet, siç u tha nga Ministria e Energjetikës, vijnë pas dështimeve serioze nga koncesionarët në përmbushjen e detyrimeve të…

Lexo më Shumë

Një veturë ka përfunduar në liqenin e Ujmanit, pasi që e njëjta ka rrëshqitur. Kjo është konfirmuar nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se vetura ka rënë në liqen, derisa dy persona, kanë qenë duke bërë fotografi aty afër. Siç njoftohet nga policia, personat kishin harruar të tërhiqnin frenin e dorës. Përveç dëmeve materiale në makinë, të lënduar nuk ka. Aktualisht është duke u punuar për tërheqjen e automjetit në rrugë.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në orën 16:00 të së martës, numërimi ka përfunduar në tri komuna – Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Hanin e Elezit procesi është mbyllur mbrëmjen e së hënës. Në të njëjtën kohë, KQZ ka njoftuar se kanë nisur punën edhe tri Qendra të reja të Numërimit: në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot. Elezi ka sqaruar se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tre procese paralele, që përfshijnë: verifikimin e rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale,…

Lexo më Shumë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në Komisionin e Ligjeve për të kryer raportin vjetor të vitit 2024 për institucionin që drejton. Sakaq, ai iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të Komisionit. Lidhur me shqetësimet ngritura nga demokratja Elda Hoti, për fondet e OLAF dhe dosjen Aruba, Dumani u shpreh se për këtë të fundit nuk njeh ndonjë çështje “Aruba”, kurse hetimet për shpërdorimin e fondeve të OLAF po vijon dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme. Elda Hoti: Aruba është e lidhur me pastrimin e parave, a mund të informojë SPAK publikun nëse është ngritur një grup ndër…

Lexo më Shumë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pas raportimit dhe mbajtjes së fjalës në Komisionin e Ligjeve, edhe pyetjeve të deputetëve të pranishëm. Ai u pyet për çështje të ndryshme dhe një prej tyre ishin kërcënimet apo presionet nga politika dhe emrat konkret të tyre. Dumani u shpreh se SPAK ka dhënë shenja se nuk i interesojnë emrat apo profili politik i personave, duke kryer hetime i pandikuar. “Këto vite kemi dhënë shenja që nuk na interesojnë emrat. Për prokurorët e SPAK e rëndësishme është prova dhe ligjshmëria e veprimeve që ne kryejmë. Sa për emrat këto i thashë se…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Junikut do të vendosen në balotazh ndërmjet dy kandidatëve kryesorë: Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Shehu ka marrë 47.91% të votave (1,193 vota), ndërsa Kuçi 40.68% (1,013 vota). Ajo çfarë është interesante është rezultati zgjedhor i kandidatit të PDK’së në këtë komunë, Fatos Shala, i cili ka marrë vetëm tri vota. Por dy ditë para zgjedhjeve Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se Fatos Shala…

Lexo më Shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme tha gjatë raportimit të tij te Komisioni i Ligjeve se një problematikë e dukshme mbetet hetimi dhe gjurmimi i kriptovalutave, si në aktivitetin kriminale të operimit ë tyre, por edhe të veprimtarisë së organizatave që kryejnë pastrimin e parave duke i konvertuar kryesisht në kripto fitimet e tyre. Altin Dumani shpjegoi me një rast konkret se si u penguan gjatë një hetimi dhe iu desh ndihma e partnerëve ndërkombëtarë me teknologji të sofistikuar. Ndaj ai kërkoi nga Komisioni ndryshimin e ligjeve ose hartimin e disa të rejave që të ndihmojnë SPAK-u në hetimin dhe gjurmimin…

Lexo më Shumë