Author: almakos

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht  të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite. Era e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Lexo më Shumë

22:38 | 14 Tetor 2025E.HTre marka të njohura të modës, Gucci, Chloé dhe Loewe, janë gjobitur me një shumë prej 157 milionë eurosh nga Komisioni Europian. Sipas njoftimit të Komisionit, kompanitë kanë ndërhyrë në strategjitë tregtare të shitësve me pakicë, duke u kërkuar atyre të mos devijojnë nga çmimet e rekomanduara, të respektojnë norma maksimale zbritjesh në periudha të caktuara për uljet sezonale. Nga kjo masë, Gucci, në pronësi të grupit Kering, u gjobit me 119.7 milionë euro, Chloé me 19.7 milionë, ndërsa Loewe, që i përket grupit LVMH, me 18 milionë euro. Komisioni Europian theksoi se praktikat e zbuluara…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, mbajti sonte një fjalim në tubimin qëndror të Aleancës Kombëtare për Integrim në Kërçovë, ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje më 19 tetor për të vendosur së bashku për të ardhmen e tyre. Ahmeti theksoi se është koha për unitet dhe vendosmëri, duke mos lejuar që, siç u shpreh ai, sakrificat e bëra me gjak të nëpërkëmben nga ata që e shesin patriotizmin me fjalë, por e tradhtojnë me vepra. “Më 19 tetor, si një trup i vetëm, do të vendosim për fatin tonë,” tha Ahmeti. Ai kritikoi ashpër ata që, sipas…

Lexo më Shumë

Sulmet e qëllimshme ndaj sipërmarrjes në vend, në disa raste tejkalojnë kufijtë e absurditetit. Kjo ka ndodhur në rastin e “Prestige Resort” në Golem, resortit turistik i cili u hodh në erë nga shteti, në dhjetor të vitit 2022. Por nuk mjaftoi kaq. “Prestige Resort” mund të jetë rasti i vetëm në botë, kur një biznes “gjobitet” 3 vite pasi ka pushuar së ekzistuari. Në aktin më të fundit, të sulmeve vijuese ndaj bizneseve të “Hysenbelliu Group”, drejtoria VIP e Tatimeve ka gjobitur “Prestige Resort” me 4 milionë euro. Kjo gjobë e paligjshme u gatua nga drejtoresha e Tatimpaguesve të…

Lexo më Shumë

Në një debat televiziv në TV Telma, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kundërkandidatit të tij nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, duke e akuzuar për tradhti të besimit të dhënë nga partia dhe qytetarët. Osmani theksoi se Mexhiti, ish-nënkryetar i BDI-së dhe për shumë vite kryetar i Çairit, nuk ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore të vitit 2017, pavarësisht mbështetjes që kishte marrë nga partia. “Ne i kemi besuar, kemi punuar me të. I kemi dhënë mbështetje deri në vitin 2017. Në ato zgjedhje, Izet Mexhiti…

Lexo më Shumë

Një vit para vdekjes së tij, fizikani i njohur Stephen Hawking bëri disa parashikime alarmante për të ardhmen e planetit tonë, duke theksuar se rritja e pakontrolluar e popullsisë dhe konsumit të energjisë mund të çojë në katastrofa të mëdha. A është koha të shqetësohemi për fatin e Tokës? Në vitin 2017, gjatë Samitit WE të Tencent, Hawking shprehu shqetësimet e tij për progresin e pandalshëm të teknologjisë dhe shkencës. Ai theksoi se nuk ka asnjë shenjë që ky progres do të ndalet, por paralajmëroi se rritja eksponenciale e popullsisë dhe konsumit të energjisë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. “Deri…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë, në ndeshjen miqësore të mbajtur sot në “Air Albania”. Kreu i qeverisë ka publikuar momente nga ndeshja e kuqezinjve, ndërsa shkruan  se edhe pse një ndeshje miqësore, Shqipëria e ka gëzuar. “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, ka shkruar Rama. [embedded content] Shqipëria e mbylli me një fitore bindëse 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, me një pjesë të dytë shumë argëtuese. Në të parën, kuqezinjtë dhuruan pak në fazën ofensive dhe barazimi 1-1 në fund të 45 minutave ishte për shkak të një autogoli të miqve…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka arritur t’i procesojë rezultatet në katër komuna, përfshirë këtu edhe Zveçanin. Në Zveçan, Lëvizja Vetëvendosje me bartës të listës Fetah Pecin ka marrë 2,41 për qind të votave. PDK, në anën tjetër me Ilir Pecin ka 3,32 për qind të votave në asamblenë e Zveçanit. Mirëpo, ajo çfarë është interesant është fakti se dy kandidate për asamble në këtë komunë s’e kanë marrë asnjë votë. Kandidatet për asamble Rabije dhe Selvije Peci s’kanë asnjë votë, sipas të dhënave të KQZ’së. /Insajderi/

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenje jete në rrugën Landovicë–Gjonaj. Tashmë i ndjeri kishte dalë mbrëmë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar, ndërkaq sot ishte raportuar si i zhdukur. Lajmin për  Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se dyshohet që 17-vjeçari derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë. Viktima, sipas Bytyqit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. “Sot më datë 14 tetor 2025, rreth orës 16:00, policia është njoftuar se në rrugën Landovicë–Gjonaj, disa qytetarë që po punonin në ara kanë vërejtur një person të…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë dhe disa ngjarje të rënda në vite që lidhen me vrasjet e disa gjyqtarëve të njohur në systemin e drejtësisë, si Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi, që lidhen me çështjen e pronave. Kleanthi Koçi ishte një gjyqtar i njohur në qarqet e drejtësisë në Shqipëri. Ai lindi në vitin 1939 në Gjirokastër. Dhe në moshën 22 vjeçare në vitin 1961, përfundoi shkëlqyeshëm studimet e larta në degën e Jurisprudencës në Tiranë. Më pas ai ushtroi detyrën e tij si gjykatës në Shkodër, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Ku nga viti 1968 deri në…

Lexo më Shumë

Tregtia elektronike ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si njerëzit blejnë në të gjithë botë. Një raport i revistës Ceoworld për vitin 2025 bën vlerësimin për qasjen që kanë qytetarët e vendeve të ndryshme me blerjet nga distanca. Shtetet e Bashkuara kryesojnë me 47.5% të shpenzimeve me pakicë që kryhen në internet, të ndjekura nga Kina, Japonia, India, Hong Kongu dhe Singapori. Shqipëria renditet në vendin e 110-të, me rreth 26% blerje online nga vendasit. Ndër vendet fqinje, shteti i cili raporton blerjet më të mëdha online është Mali i Zi, që renditet në vendin e 66-të me 36% blerje online,…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë dëshmi të pazbuluara më herët nga dosja hetimore për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja. Një nga pikëpyetjet më të mëdha të ngritura pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 6 tetor është hyrja me armë e 30-vjeçarit Elvis Shkambi i cili së bashku me xhaxhain e tij Gjonin, kaluan detektorin pa asnjë problem dhe qëndruan në pritje të seancës në sallën e pritjes. Për rreth dy orë në një qetësi absolute, si vrasësi i mëvonshëm i gjyqtarit Kalaja ashtu dhe xhaxhai, nuk shprehin në mimikën e tyre asnjë trazim që mund të çojë…

Lexo më Shumë