Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor K. K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Njoftimi i AMP Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit…
Author: almakos
Policia ka referuar materiale në Prokurori për ish-kreun e Dhomës së Avokatisë, Arben Lena pasi akuzohet se ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një të burgosuri në Shënkoll. Sipas bluve, avokati 56-vjeçari, i cili është nën ‘arrest me burg’, për një tjetër ka përdorur prokurorën që ia ka marrë 70-vjeçari. Tërheqja e parave nga llogaria bankare e të burgosurit raportohet se ka ndodhur gjatë periudhës 2020-2022, ndërsa aviokati ka shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest…
Në shenjë të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, Shoqata e të Verbërve ka organizuar një protestë, duke ngritur zërin për mungesën e ndihmës nga institucionet. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, kjo situatë ka sjellë përjashtimin e personave me aftësi të kufizuara në shikim nga mundësitë e barabarta në arsim, punësim dhe për një jetë të pavarur. Në një letër drejtuar institucioneve, Shoqata kërkon rikthimin e shërbimeve publike për të verbërit, rritjen e asistencave sociale, të cilat nuk janë rritur që nga viti 2009, si dhe mbështetjen për integrimin e tyre në tregun e punës me paga minimale.
Ligjet e propozuara për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, pavarësisht disa mangësive, përmbajnë shumë karakteristika pozitive – të reja ose të marra nga ligjet në fuqi, theksohet në mendimin e përbashkët të Komisionit të Venedikut dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit (DGI) të Këshillit të Evropës për dy projekt-tekstet ligjore të Qeverisë së Maqedonisë. Opinioni rekomandon ndryshimin e Kushtetutës, i cili do të kufizonte të drejtën e rizgjedhjes së Prokurorit Publik, dhe që ai të zgjidhet dhe shkarkohet me shumicë të kualifikuar në Kuvend. “Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve…
Policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në gusht të këtij viti, ku një person kreu një grabitje me armë në një argjendari në Shkodër, ndërsa së bashku me dy persona të tjerë ai fshihej në Tiranë. Në pranga kanë rënë autori i grabitjes, shtetasi Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci), person me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale. Po ashtu, të arrestuarit janë edhe dy bashkëpunëtorët, shtetasit Xhonatan Deliu dhe Enri Elezi. Policia thote se në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi. Në banesën që ai kishte marrë me qira, në Tiranë,…
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot pasdite, në ora 15:45 do të presë dhe do të jetë nikoqir i vizitës së Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar. Sipas axhendës një takim kokë më kokë do të mbahet në Qeveri në orën 15:50. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se nga vizita e ardhshme e Von der Leyen në Shkup dhe takimi me të, ai pret riafirmimin e qëndrimit se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE, dhe shpreson se në atë proces do të ketë rezultate edhe nga Unioni Evropian. Siç njofton Komisioni…
Pamela Genini, një modele 29-vjeçare dhe sipërmarrëse e re nga Strozza, u vra rreth orës 22:00 të së martës, më 14 tetor, në Milano. Ajo u godit me thikë për vdekje në ballkonin e një apartamenti në katin e tretë në lagjen Gorla nga 52-vjeçari Gianluca Soncin, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore. Ky i fundit ndodhet në Spitalin Niguarda të Milanos, pasi u përpoq t’i jepte fund jetës duke goditur veten dy herë me thikë në fyt, pasi masakroi 29-vjeçaren. Fqinjët e viktimës ishin dëshmitarë të vrasjes brutale. Pamela Genini e ka kaluar jetën e saj mes Monte…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të motit të qëndrueshëm, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Të gjitha rrugët janë të thata, ndërsa qarkullimi jashtë zonave urbane është me intensitet mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në segmente më të ndjeshme të rrugëve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Këto zona përfshijnë: Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë, të respektojnë sinjalistikën e vendosur…
Tre persona kanë rënë në pranga, mes tyre dy vëllezër pas zbulimit të një sasie prej 40 kg drogë në proces tharje. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., pas zbulimit të kanabisit në fshatin Shëngjergj afër një banese të vjetër. Ata dyshohet se kanë kultivuar kanabisin dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit me iniciale P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë kamnabis, si dhe u…
Një granatë ofensive është gjetur në Kukës mëngjesin e sotëm duke ngritur alarm te autoritetet. Granata u gjet rreth orës 06:35 në Rrugën e Turizmit, ndërsa shërbimet e policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Njoftimi: Kukës/Informacion paraprak Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Mbeten edhe tre ditë deri te heshtja zgjedhore para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 19 tetor. Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot para qytetarëve do të vazhdojnë me paraqitjen e programeve të tyre dhe kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në shtet. MARKETING
Vrasja e pronarit grek të një kampingu dhe punëtorit shqiptar duket se po shkon drejt zbardhjet. Referuar autoriteteve, mediat greke raportojnë se përveç dy personave të arrestuar, ka edhe një person të tretë, i cili mendohet se është udhëruesi dhe financuesi i këtij krimi të dyfishtë. Mbrëmjen e djeshme (14 tetor) nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut identifikoi 22-vjeçarin si autor të vrasjes, i cili u arrestua si ekzekutor. Dëshmia e nipit të viktimës, i cili u thirr dje pasdite për të bërë identifikimin, konsiderohet e besueshme pasi ai ishte dëshmitar okular i vrasjes, pasi u përball me autorin në…

