Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhës, ku ka humbur jetën një 36-vjeçar. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në vendin ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Shëngjin / Informacion paraprak Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në…
Author: almakos
Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 52-vjeçarin shqiptar, Eduard Danaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në kryeqytetin grek. Përveç burgimit të përjetshëm, ai u dënuar edhe me 5 vite burg për posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve, si dhe me një gjobë prej 5,000 eurosh. Gjatë leximit të vendimit unanim, kryetari i gjykatës theksoi: “Vrasja është një akt i pranuar nga i pandehuri dhe është kryer me një dhunë dhe egërsi të veçantë. Thika ishte ngulur në barkun e viktimës.” Ai shtoi…
Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri e 25-vjeçarit Fabjo Arifaj dhe me dhunimit me sende të forta e shokut të tij, Grisjan Latifaj tek qendra tregtare “Megatek”, në Tiranë. Policia ka rindërtuar dinamikën e sherrit të ndodhur mes të rinjve në parkingun e qendrës tregtare “Megatek” nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Të lënduarit së bashku me autorët raportohet se ndodheshin me dy mjete të ndryshme dhe se sherri mes tyre ka nisur i çastit dhe për motive banale. Mësohet se si autorët ashtu edhe të lënduarit ndodheshin me dy mjete të ndryshme dhe se sherri…
Pas 7 mujash pritje, dhimbje dhe heshtje institucionale, më 19 nëntor do të fillojë gjykimi për një nga tragjeditë më të mëdha që ka goditur RMV-në, tragjedia e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, zjarr i cili morri me vete 63 jetë të reja dhe la të lënduar 200 të tjerë. Gjykata penale ka caktuar që gjykimi të fillojë më 19 nëntor në orën 9:30 të mëngjesit, ku do të kërkohet përgjegjësi për jetët e humbura dhe të lënduarit të cilët në natën e 16 marsit kishin shkuar për koncertin e grupit të njohur muzikor DNK. Nga gjykata penale kanë…
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv. Bëhet fjalë për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka, ish-shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku dhe biznesmenin Ergest Vrioni dhe Bledi Belba. Njoftimi i SPAK SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit…
Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sot te mbikalimi i Domjes, ku gjatë një konflikti për motive dobëta ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se i plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, mësohet se është dëmtuar me sende të forta edhe Grisjan Latifaj, rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media prezantoi dy projekte të mëdha për ndërtimin e çerdheve të reja moderne me standarde të larta dhe kapacitete multifunksionale, të cilat do të mundësojnë kushte më të mira për fëmijët dhe familjet në komunë.“Çairi ka mungesë çerdhesh, kapacitetet janë të pamjaftueshme dhe kushtet nuk i plotësojnë as nevojat themelore të fëmijëve në periudhën më kritike të zhvillimit të tyre. Kemi çerdhe ku tre fëmijë ndajnë një shtrat, ku kushtet në kuzhina dhe tualete janë mizerabël, ndërsa prindërit detyrohen vetë të blejnë materiale për fëmijët e…
Karabinierët italianë arrestuan një 33-vjeçar shqiptar, i njohur tashmë për forcat e rendit, i cili besohet të jetë përgjegjës për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. Arrestimi ndodhi në Cinquemiglia, Città di Castello, ku oficerët, të angazhuar në patrullim rutinë, vunë re një shkëmbim të dyshimtë midis dy shoferëve. Ndërhyrja e tyre i lejoi ata të ndalonin shitjen dhe të identifikonin individët e përfshirë. Hetimi zbuloi se brenda paketës së përfshirë në shkëmbim kishte 1.2 g kokainë, e cila sapo ishte shitur nga 33-vjeçari, banor i Umbertide, te një 44-vjeçar vendas. Hetimi vazhdoi në shtëpinë e shqiptarit,…
Gjysmë metri është fleta më e gjatë e votimit e shtypur për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 19 tetor. Për shkak të numrit të madh të fletëve për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve dhe gjatësisë së tyre jashtë standardit, kjo ishte një nga procedurat më komplekse për shtypjen e materialit zgjedhor deri tani. Përveç partive, në këto Zgjedhje Lokale do të ketë edhe 69 kandidatë për kryetarë komunash dhe 68 lista për këshilltarë nga iniciativa të pavarura.Sot në mëngjes, me sigurim policor filloi shpërndarja e materialit zgjedhor nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir deri te të…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin kosovar në Gjermani, ku një burrë dyshohet se ka mbytur gruan e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Çfarë mund të na tregojë kjo ngjarje për sfidat e emigrantëve në vendet e huaja? Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor në qytetin e Siegenit, ku një burrë nga Kosova u gjet i vdekur në një kompani, duke u varur. Ky incident ka ngritur shumë pyetje mbi shkaqet e një krimi të tillë, duke lënë pas dy fëmijë të mitur. Informacionet e para për këtë ngjarje u siguruan nga lexuesit e Klankosova.tv, të cilët…
Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se përpara 10 vjetësh, Albin Kurti nuk e njihte himnin e Kosovës, e as nuk kishte qëndrim të qartë mbi çështjen e pafajësisë së Hashim Thaçit. Kjo situatë ka nxitur një debat të fortë mes dy liderëve, duke e bërë këtë çështje një nga temat më të nxehta të politikës shqiptare. Kryeministri Rama, në përgjigjen e tij, ka theksuar se nuk ka asnjë garë me Lëvizjen Vetëvendosje, por është i shqetësuar për mënyrën se si kjo lëvizje po e ngatërron marrëdhënien mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka shprehur…

