Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e para të mëngjesit deri në orët e paradites reshje shiu me intensitet mesatar në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më pas reshjet e shiut mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë. Era pritet…
Author: almakos
23:42 | 16 Tetor 2025E.HShkencëtarët lidhin grupin e gjakut me rrezikun e goditjes në tru para moshës 60-vjeçare. Një studim i publikuar në revistën Neurology ka zbuluar se personat me disa grupe të caktuara gjaku mund të kenë një rrezik më të lartë për goditje në tru para moshës 60-vjeçare. Duke analizuar gati 17 mijë pacientë dhe 600 mijë persona të shëndetshëm, studiuesit kanë gjetur se mbartësit e gjenit A1 kanë 16 për qind më shumë rrezik për goditje para moshës 60-vjeçare. Në të kundërt, individët me gjenin O1 kanë 12 për qind më pak rrezik, ndërsa gjeni B lidhet…
Një 44 vjeçar nga rrethina e Gostivarit, është privuar nga liria, pasi ishte raportuar në polici nga bashkëshortja e tij për dhunë ndaj vajzës së mitur. “Më 15.10.2025 në orën 23:50 në një fshat të Gostivarit, punonjës policie nga Departamenti Policor Gallatë kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak të bashkëshortes së tij 39-vjeçare se rreth orës 20:00 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thuhet në raportin e policisë. Nga MPB bëjnë të ditur se…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij në Tetovë, tha se po të bëhet një krahasim në mes të Bilall Kasamit dhe Bajram Rexhepit, është si nata me ditën. “Nuk kam kurrfarë inati me Bilallin. Por është i paditshim dhe i pagdhendur për të drejtuar. Tetovën e dy universiteteve siç e tha Sela. Bajrami nuk hyri në detaje se sa miliona kanë shkuar kot dhe kanë përfunduar në xhepat e njerëzve apo të grupeve të interesit që ata i rrethojnë. Tetova do drejtohet nga një njeri që e do Tetovën, nga një njeri që është i përgatitur profesionalisht…
Komisioni Evropian ka lëshuar fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për këstet e dyta nga pakoja evropiane e rritjes për të gjitha shtetet e rajonit. Një pjesë e fondeve të lëshuara shkon drejtpërdrejt në buxhetet shtetërore, ndërsa pjesa tjetër përdoret për projekte infrastrukturore, përfshirë transportin, energjinë e pastër, zhvillimin digjital dhe kapitalin njerëzor. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është paketa më ambicioze evropiane për rajonin, që synon dyfishimin e ekonomive të gjashtë shteteve gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Pakoja ka një vlerë prej…
Fatkeqësisht, vendimi i Gjykatës së Lartë do të dilte shumë vonë pasi ishte prishur shtëpia e familjes Musaj. Për “Vetting”, Mjaftime Musaj tregon se iu drejtuan prokurorisë dhe në vendin ku kishin banesën filloi të ndërtohej një karburant. Por prokurori i çështjes do të zgjaste për shumë vite hetimet dhe para se të lidhte marrëveshjen me Musain, ata kishin zbuluar se Robert Ilia e kishte shitur pjesën e tokës ku ata kishin shtëpitë. Prokuroria kishte kapur shumë shkelje të ndryshme, por çështjet vazhduan nga gjykata në shkallë të parë, në shkallë të dytë në shkallë të lartë, u kthye përsëri…
Prej disa vitesh, qyteti i Vlorës është bërë epiqendra e betonit dhe përplasjeve midis familjeve vendase dhe një grupi biznesmenësh, që kanë ndikim te njerëz të korruptuar nëpër gjykata, prokurori, polici dhe bashki. Pasojat e këtyre përplasjeve shpeshherë kanë nxjerrë në rrugë familje, të cilat edhe pse ishin pronare të ndërtesës, janë mashtruar nga biznesmenët dhe janë nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre prej personave të punësuar në Bashkinë e Vlorës. Një nga këto raste lidhet me familjen Musaj, e cila prej 12 vitesh është e pastrehë, kur në fakt zotëronte një shtëpi në lagjen “Pavarësia” Vlorë. Zanafilla e…
Shoqëria aksionare NOMAGAS, e cila kryen shpërndarjen dhe menaxhimin e sistemit të transmetimit të gazit natyror në të gjithë vendin, njoftoi këtë pasdite se njoftimi nga NTP Shkup për devijimet e mundshme dhe ndryshimet e mundshme në orarin për nesër duhet të merret me rezervë. NOMAGAS thekson se për shkak të punimeve të planifikuara të riparimit në sistemet rajonale të tubacioneve të gazit në lagje, ka një ndërprerje të përkohshme në furnizimin me gaz natyror në Maqedoninë e Veriut, por punimet duhet të përfundojnë në kohë dhe furnizimi duhet të stabilizohet nesër. Ata theksojnë se punimet e riparimit dhe ndërprerja…
Mexhiti tha se kundërshtarët kaun dashur t;i sfidojnë ata në Çair, duke menduar se ata do të ikin. “Ndonëse kishim plotë djem e vajza që mund ta bënin këtë betejë me sukses, ashtu si gjithmonë e pranova këtë sfidë dhe kërkova nga shokët e VLEN-it që unë të garojë vet. Deshta që nderin e Çairit, ta marr përsipër vet dhe t’ju japim leksion të gjithëve se Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat të politikanëve të konsumuar të Zajazit. Çairi nuk është trampolinë as për të kthyer në pushtet ata që sot vajtojnë në opozitë dhe që mendonin se…
Nga Arian Galdini Ka çaste kur kombet ndalen për të dëgjuar shpirtin e tyre. Nesër, më 17 tetor 2025, Shqipëria do të ndalë frymën për një kujtesë të shenjtë, për të thënë se Liria nuk është as kujtim, as nostalgji, por frymë që duhet të mbrohet nga harresa. Në sheshin “Skënderbej”, ku janë ndezur dritat e pavarësisë dhe janë mbajtur plagët e bashkimit, mijëra shqiptarë do të mblidhen për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët e Kosovës, jo për të kërkuar hakmarrje, por për të mbrojtur dinjitetin. Sepse ka momente kur drejtësia s’është çështje gjykate, por çështje kujtese. Ka momente kur…
Prokuroria e Lartë Publike ka lëshuar një vendim me të cilin mbështet ankesën e Unionit Demokratik Boshnjak (BDS) dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNS) në Maqedoninë e Veriut, kundër vendimit të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup më 19 maj 2025, transmeton Anadolu. BDS dhe BNS, të përfaqësuara nga avokatja Edina Zekiroviq Fazllagiq nga Shkupi, më 19 prill 2024 ngritën padi penale kundër Ivan Stoilkoviqit, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe zëvendëskryeministër aktual në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe ministër i marrëdhënieve mes komuniteteve, për mohimin dhe talljen me viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë e…
Më pak se një javë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua plotësisht, me kryetarin dhe pesë nënkryetarët, kushtetutshmëria e këtij procesi u vu në pikëpyetje nga Lista Serbe. Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, dorëzoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb, Nenad Rashiq, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve. Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”. Nënkryetari nga komuniteti serb u zgjodh më 10 tetor, dhe ky…

