Author: almakos

Një kërkim intensiv për autorin dhe hetim i thelluar për dinamikën, është duke u zhvilluar në Perugia, ku 23-vjeçari Hekuran Cumani u qëllua për vdekje me thikë në parkingun e Fakultetit të Matematikës gjatë natës së kaluar. I riu, me origjinë nga Fabriano, u plagos rëndë me thikë, teksa nuk i mbijetoi dot sulmit fatal të një personi që tashmë është në kërkim. Pasi ndaluan në disa bare, grupi u drejtua për në 110 Caffè, i cili shikon nga parkingu i universitetit ku ndodhi tragjedia. Sipas raportimeve fillestare, pikërisht atje të rinjtë u përballën me një grup tjetër, me sa…

Lexo më Shumë

Trupi i një 45-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë dhe pothuajse i karbonizuar brenda mjetit me të cilin udhëtonte kur doli nga rruga në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura dhe që e kanë veshur skenën e ngjarjes me mister. Punëtori shqiptar i një magazine, baba i tre fëmijëve, emri i të cilit ende nuk është publikuar, po kthehej nga puna në punishte drejt shtëpisë në fshat në Legoli të Pontederas, në Itali, ku jetonte bashkë me gruan deh fëmijët. Por çuditërisht në një parking aty afër, para kthesës për rrugën e shtëpisë, mjeti u pa teksa ra në përrua,…

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar nga rrethina e Ohrit është arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij është sekuestruar një armë që dyshohet se e mbante pa leje. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Ohrit, kontrollet janë kryer ditën e djeshme në shtëpinë e S.T., banues në fshatin Leskoec, me urdhër të lëshuar nga gjykata kompetente. “Gjatë bastisjes, oficerët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore të markës ‘Slavija’, me kalibër 4.5 mm, të cilën i dyshuari e posedonte në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se, pas përfundimit të…

Lexo më Shumë

Hekuran Cumani, një 23-vjeçar shqiptar, u gjet i vdekur duke zbardhur dita  sotme në parkingun e Fakultetit të Ekonomisë dhe Matematikës në Universitetin e Perugias. I riu, sipas hetimeve paraprake dhe dëshmive të mbledhura nga policia italiane, rezulton se kishte mbërritur në kryeqytetin e Umbrias dje nga rajoni Marche, me një grup miqsh. Cumani u vra në Via Pascoli, ndërsa ishte banor i Fabrianos. Ai kishte edhe shtetësinë italiane, teksa mori plagë vdekjeprurëse në gjoks. Sipas “Corriere dell’Umbria”, viktima kishte mbërritur në Perugia nga rajoni i Marche mbrëmë me një grup miqsh për të kaluar disa orë feste me shoqërinë…

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një gjurmë të madhe gjaku në parkingun e Universitetit të Matematikës, në një skenë të dyshuar si sulm fatal me thikë, në motive dhe rrethana që ende po hetohen. Një plagë me thikë në gjoks gjatë një grindjeje në parkingun e universitetit, në Perugia të Italisë, pa përfunduan në tragjedi. Viktima është identifikuar si Hekuran Cumani. Sulmi ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, në parkingun përpara departamenteve të Ekonomisë dhe Matematikës, pas mensës së universitetit. Parkingu është falas nga ora 7 e mbrëmjes, deri në orën 7 të mëngjesit dhe përdoret shpesh…

Lexo më Shumë

Një sistem antidron pritet të vendoset në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese. Sipas burimeve pranë drejtorisë së Burgjeve, ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, ku mbahen të izoluar njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, si krerë organizatash kriminale apo që kanë urdhëruar apo kryer atentate mafioze. Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale. Sistemi antidron…

Lexo më Shumë

Trafiku këtë mëngjes në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, pa vonesa apo pengesa të mëdha, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Sipas informacioneve, rrugët janë të lagështa, ndërsa intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk raportohen pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM u bën thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në zonat malore, përgjatë luginave dhe grykave, ku ekziston rreziku për rrëshqitje dheu. Kujdes i shtuar rekomandohet në rrugët: Ndërkohë,…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohet se shpërndanin drogë në formë xhelatine në Tiranë.  Në pranga ranë Denis Brakaj (Krasniqi) dhe Elker Xibraku, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ambientit ku u kapën dy të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e Denis Brakaj (Krasniqi), u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika). Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “STOP”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë të dyshuar…

Lexo më Shumë

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për Kamber Sulçaj, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, krim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit në Salari të Tepelenës. Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, e cila ka paraqitur aktet që grupi hetimor mori në vendngjarje dhe më pas të gjitha rrethanat që shoqëruar ngjarjen deri në vetëdorëzimin e 48-vjeçarit më 16 Tetor. Më pas, avokati i Kamber Sulçajt ka paraqitur në seancë faktin e vetëdorëzimit të klientit të tij, si një rrethanë lehtësuese që mund të merrej në konsideratë. Vetë Kamber Sulçaj ka qëndruar i heshtur…

Lexo më Shumë

Të dielën, gjatë zhvillimit të Zgjedhjeve të Tetë Lokale në Maqedoni, procesin zgjedhor do ta monitorojnë gjithsej 1.451 vëzhgues të akredituar, vendorë dhe ndërkombëtarë. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 807 vëzhgues nga organizata vendase dhe 644 të huaj. Përveç tyre, 12 gazetarë ndërkombëtarë janë gjithashtu të akredituar për mbulim mediatik të procesit zgjedhor. Organizata vendase me numrin më të madh të vëzhguesve është Zyra për Zhvillim të Inovacioneve Shoqërore dhe Sociale “Wake Up” – Shkup, e cila ka angazhuar 549 monitorues. Ndër organizatat ndërkombëtare, numrin më të madh të vëzhguesve e ka ODIHR – Zyra për Institucione…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 56-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur me kosore një 39-vjeçar për motive të dobta. Në pranga ka rënë Besnik Shkambi, banues në fshatin Mali i Jushit. Ai dyshohet se goditi me mjetin prerës 39-vjeçarin Paulin Vela duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. I dëmtuari gjithashtu ka pësuar thyerje në krahun e djathtë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluve, ngjarja ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit. Ndërsa mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë…

Lexo më Shumë

Prej mbrëmë në mesnatë e deri më 19 tetor në orën 19:00 është heshtje zgjedhore. Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele njoftoi se gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo formë e fushatës zgjedhore. Qytetarët pritet të votojnë për përfaqësuesit e tyre lokalë në komuna dhe qytete. Heshtja zgjedhore zgjat deri në përfundim të procesit të votimit. Institucionet apelojnë për respektim të rregullave dhe një proces të qetë demokratik. Nga ana tjetër, KSHZ ka bërë të gjitha përgatitjet…

Lexo më Shumë