Author: almakos

Avokati U. Barjami është arrestuar këtë të shtunë, pasi ka kërcënuar një prokuror gjatë një seance gjyqësore. Ngjarja ndodhi në kuadër të procesit ndaj Maksim Lika, i njohur edhe me nofkën “Suci”, të cilin Barjami e përfaqësonte ligjërisht. Maksim Lika është ndaluar më herët gjatë një aksioni blic të zhvilluar në Elbasan dhe dyshohet për lidhje me personazhe të botës së krimit, përfshirë Emiljano Shullazin.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kryer kontrolle pasditen e sotme te zyra dhe shtëpia e Administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kontrollet janë të karakterit personal, pra po kontrollohet zyra, banesa dhe telefoni i Administratorit të OSHEE, ndërsa janë në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme. Vijon…

Lexo më Shumë

Në agimin e një dite vere të vitit 2021, shërbimet sekrete ruse zbarkuan në apartamentin e njërit prej gazetarëve më të njohur të opozitës, Roman Badanin. Ishte ora 6 e mëngjesit kur zilen e derës së tij në një lagje të qendrore të Moskës e thyenin pa pushim 6 deri në 8 agjentë civilë të FSB-së, të cilët mbanin në dorë një urdhër kontrolli. Për gjashtë orë me radhë ata kontrolluan çdo cep të apartamentit dy dhomësh, ndërsa jashtë, policë me uniforma bastisnin makinat e tij dhe të bashkëshortes. Më pas, Badanin u shoqërua në komisariat, ku u mor në…

Lexo më Shumë

Bashkia  Vlorës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale OpenAI, dhe aktualisht lancuese e start-up-it të njohur “Tninking Machines Lab”. Bashkë me të, me të njëjtin titull, u nderua edhe tenori Josif Gjepali. Ceremonia u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit, ku merrnin pjesë drejtues vendorë dhe qytetarë. Mira Murati nuk ishte vetë prezentë, por titullin në emër të saj e tërhoqi nëna, që shprehu mirënjohjen. Në fjalën e saj, mes të tjerash ajo tha: “Faleminderit Vlorës, qytetin ku Mira lindi dhe u rrit. Ju falenderojmë edhe…

Lexo më Shumë

Sot të drejtën e votës e kanë ushtruar të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, të sëmurët dhe të pafuqishmit, si dhe personat që ndodhen në shtëpitë e të moshuarve. Sipas Listës Zgjedhore, në institucionet ndëshkuese, të drejtë vote kanë 2.162 të burgosur, më shumë në burgun e Idrizovës – 938, në burgun e Shutkës 391, në burgun e Shtipit 237, ndërsa në burgun e Prilepit 119. Në shtëpitë e tyre votojnë edhe personat që janë në arrest shtëpiak dhe që janë paraqitur për të votuar. Kryetari i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve Boris Kondarko në konferencë për media, njoftoi se është…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti i njohur, Elez Biberaj, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut të tij të afërt, Janusz Bugajski, një prej njohësve më të spikatur të çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit. Postimi: U prehsh në paqe, Janusz Bugajski U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve të Euroazisë, një autor i palodhur, botimet e të cilit ndikuan thellësisht në mënyrën si e kuptojmë këtë rajon. Ai ishte një zë i fuqishëm në mbrojtje…

Lexo më Shumë

Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm po zhvillohet pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim dhe ata që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, informoi sot KSHZ-ja. Sipas KSHZ-së, deri në orën 15:30, nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm të cilët kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, e kanë ushtruar gjithsej 5.385 votues. Madje, nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim të drejtën…

Lexo më Shumë

Shuhet në moshën 71-vjeçare analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski. Lajmi është ndarë me hidhërim edhe nga miqtë e gazetarit dhe gjithashtu Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, që shprehën dhimbjen e thellë për këtë humbje të parakohëshme. Gjithashtu edhe gazetari i njohur shqiptar Elez Biberaj ka shprehur dhimbjen e tij me një postim në Facebook. Bugajski njihej si një analist i çëshjeve ndërkombëtare dhe veçanërisht atyre shqiptare prej më shumë se tre dekadash, ku shpesh publikonte opinione, analiza dhe komente mbi çështje të ndryshme. Postimi i Unionit të Gazetarëve në Facebook: “Ndërron jetë analisti i njohur Janusz Bugajski Unioni…

Lexo më Shumë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 33 anëtarë të organizatës kriminale të njohur si grupi “Çopja”, i drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Grupi akuzohet për vrasje me pagesë, trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash dhe korrupsion në drejtësi e polici. Në dosje përfshihen funksionarë të policisë dhe drejtësisë, përfshirë ish-gjyqtare në Elbasan (Pajtime Fetahu) dhe punonjës të policisë në Durrës e Elbasan, që ndihmonin grupin për mbrojtje dhe informacione operative. Hetimet zbuluan se paratë e drogës investoheshin në pasuri të paluajtshme dhe biznese në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Grupi dyshohet për një seri vrasjesh dhe atentatesh…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu pasditen e sotme në Himarë, ku një i moshuar është plagosur gjatë punët në tokën e tij, pas shpërthimit të një granate të fshehur në rrënjët e ullirit. Policia e Vlorës konfirmoi ngjarjen e ndodhur dhe i dëmtuari është një 85-vjeçar që ka marrë plagë në pjesën e këmbës, por pa rrezik jete. “Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët…

Lexo më Shumë

Policia e Shkupit ka zhvilluar një bastisje në një banesë në rajonin e Gazi Babës, ku janë gjetur lëndë narkotike, para të gatshme dhe një peshore digjitale. Gjatë operacionit është arrestuar një 32-vjeçar, ndërsa vëllai i tij, i dyshuar gjithashtu, është në kërkim. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 17 tetor 2025, zyrtarë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, kanë kryer bastisjen në bazë të një urdhri gjyqësor. “Gjatë kontrollit në banesën e D.G. (33) në Gazi Babë, është gjetur vëllai i tij S.G. (32),…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se njëzet vitesh në pritje të dënimit me vdekje, Steven Bryant pritet të ekzekutohet më 14 nëntor në Karolinën e Jugut, për vrasjen e tmerrshme të një burri, torturën e tij dhe mesazhin makabër që u la policisë të shkruar në gjakun e viktimës: “Më kapni nëse mundeni!”. Vrasja që ngriu në akull Karolinën e Jugut Në vitin 2004, Bryant ndaloi në shtëpinë e Willard “TJ” Tiegen në një zonë të largët të Qarkut Sumter, duke u shtirur sikur kishte probleme me makinën. Pak më pas, ai e qëlloi Tiegen disa herë, i dogji sytë me cigare…

Lexo më Shumë