Facebook ka njoftuar shtimin e një opsioni për të koduar thirrjet audio dhe video në Messenger, në mes të një debati mbi kufirin midis të drejtës për konfidencialitet dhe domosdoshmërive të sigurisë publike. Përdoruesit e sistemit të mesazheve të gjigantit të rrjetit social tani do të mund të zgjedhin kriptimin “end-to-end” (nga pajisja në pajisje) për shkëmbimet e tyre telefonike. “Kjo do të thotë që askush, madje as Facebook, nuk mund të shohë ose të dëgjojë atë që dërgohet ose thuhet”, tha grupi i Kalifornisë në një deklaratë. Tashmë ky opsion ekziston në WhatsApp, sistemi i mesazheve i blerë nga…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. Sipas këtij plotësimi, do të vaksinohen edhe fëmijët mbi 12-vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer. “Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim. Ndryshe,…
Ministria e Mbrojtjes informon sërish mbi situatën e zjarreve në vend, ku thekson se vazhdon të jetë akoma problematike situata me flakët në Malin e Tërbunit në Pukë. Sipas MM, 50 efektivë të FA, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor, 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës. Njoftimi i MM: Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik. 50 efektivë të FA, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor, 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora…
Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për The Guardian ditën e sotme sa i përket strehimit të popullit afgan në Shqipëri. “Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri“, tha kryeministri Edi Rama, për Guardian. “Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë ”, shtoi ai. Rama tha se nuk mund ta kuptonte “se…
Ka reaguar në lidhje me situatën aktuale në Afganistan dhe strehimin në vendin tonë e qindrave prej tyre komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Përmes një statusi në rrjete sociale, Komuniteti Mysliman, shkruan se shqiptarët dhe besimtarët myslimanë duhet të tregohen bujarë me mërgimtarët afganë dhe të japin ndihmesën e tyre me aq sa munden. Njoftimi i plotë: Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit!Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit të Profetit Muhamed (a.s.) dhe myslimanëve nga Meka për…
Variante e ndryshme të virusit korona po përhapen me shpejtësi, ndërkaq brenda 24 orëve u shënuan edhe 296 raste të reja. Megjithëse të dielën u bënë vetëm 3480 teste niveli konstant i të diagnostikuarve pozitiv është afër 10%-it. Ndërruan jetë 8 pacientë dhe 109 u evidentuan të shëruar. – Advertisements – Kjo situatë ka bërë që Komisioni për sëmundje infektive të mblidhet për shqyrtimin e gjendjes epidemiologjike. Ministri Filipçe tha se nuk parashikohen masa restriktive si orë policore apo karantinë. “Është e dukshme që edhe më tej rritet numri i të diagnostikuarve, rritet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë…
Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe monitorimet me radarë, dronë e kamera në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat e këtij monitorimi vetëm gjatë fundjavës janë arrestuar 43 shoferë, janë konstatuar drejtues mjetesh që qarkullonin me 186 km në orë. Po ashtu, policia bën me dije se janë pezulluar 186 leje drejtimi dhe janë vendosur 4981 gjoba për shkelje të rregullave për qarkullimin rrugore. Njoftimi i plotë i policisë: Si rezultat i kontrolleve të shtuara, gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 43 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti pa…
Këtë mëngjes aktive ishin shtatë zjarre, ndërsa që nga mesdita zjarre ka në dy lokacione. Zjarri në fshatrat Raoviç dhe Bukoviç në komunën e Sarajit assesi të shuhet. Për shkak të terrenit të vështirë për shuarje, është planifikuar të përfshihet një helikopter i ushtrisë. Zjarri në Prilep edhe sot është aktiv. – Advertisements – “Zjarri është aktiv në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin dhe Toplicë në komunën e Prilepit. Digjet krahu nga fshati Rakle në fshatin Kërstec dhe zgjerohet në vendin e quajtur Vreshtat e Farishkut. Ajo është në Kavadar, ndërsa ai terren atje është i paarritshëm dhe është…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157. Njoftimi i MSH’së: 16 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë…
Viti i ri akademik është në prag dhe të gjithë maturantët janë në dilemë për të zgjedhur të ardhmen e tyre, që përcakton, edhe profesionin që do ndjekësh në të ardhmen. Një nga mundësitë më të mira, sa i përket aspektit çmim, por edhe cilësisë së mësimdhënies dhe vlerës e rëndësisë së diplomës është Universiteti Luarasi. Rektori i këtij universiteti, Et’hem Ruka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tregoi degët që përmban Universiteti Luarasi dhe ambiciet e saj afatgjata. Krahas degëve të juridikut, ekonomisë, mjekësisë dhe informatikës, këtë vit në Luarasi, do të ketë dhe një kurs tre mujor, për mbrojtjen…
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të hënën (16 gusht ) se janë 380 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Sipas njoftimit 316 prej tyre janë konfirmuar si pozitivë në COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 17 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 278 po trajtohen me oksigjeno-terapi. Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, gjë që ka shtyrë autoritetet qeveritare të shtojnë masat e kufizimit. Të dielën, më 15 gusht, autoritetet shëndetësore njoftuan se janë regjistruar…
Një grup i parë prej 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave. Burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre. Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta. Shqipëria dje konfirmoi zyrtarisht se i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane. Kryeministri Edi…

