Author: almakos

Në fshatin Tabanoc të Kumanovës janë gjetur dy persona të vdekur, transmeton Alsat. Sipas MPB-së, trupat e pajetë janë gjetur në shtëpinë e personave në fjalë, ndërkaq ka gjurmë të plagëve. – Advertisements – “Sot në ora 08:20 në SPB-Kumanovë është raportuar se në shtëpinë e tyre në fshatin Tabanoc janë gjetur të vdekur, me plagë B.S. (36) dhe B.S. (43), të dy nga fshati Tabanoc”, theksojnë nga MPB. Nga MPB thonë se në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plot të rastit.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kanë firmosur “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”. Ky udhëzim orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave arsimore dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit. Ky dokument prej 18 faqesh vë theksin tek nevoja e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot informoi se Instituti Kombëtarë për Demokraci ka kërkuar strehimin e pakohshëm të 200 personave tjerë nga Afganistani, numër ky që i shtohet 186 personave nga Afganistani për strehimin e të cilëve njoftoi Qeveria, transmeton Alsat. Osmani theksoi se kryesisht bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, ndërsa shtoi se MPB dhe MPJ po punojnë në me listat e refugjatëve. – Advertisements – “Sidoqoftë, duke pasur parasysh që numri i fluturimeve nga Kabuli është dukshëm i kufizuar, nuk mund të themi saktësisht se kur këta civilë do të mbërrinin në vend, por më pas…

Lexo më Shumë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila sqaron se në fokus të takimit është ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri, një pjesë e të cilëve pritet të mbërrijë sot. Pas takimit mund të ketë një deklaratë për mediat nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja amerikane. Ndërkaq burimet bëjnë të ditur se në Afganistan ka mbetur e bllokuar edhe një shqiptare, e cila prej vitesh punon me organizatat e huaja. Amerikanët po kujdesen që vajza të kthehet në Shqipëri, por…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka uruar 77-vjeotrin e lindjes profesorit Rexhep Meidani. Me anë të një shkrimi në rrjete sociale, Meta i uron shëndet dhe jetë të gjatë ish-presidentit shqiptar, si dhe thotë, se ka qenë model frymëzues i shtetarit dhe politikanit të përgjegjshëm, mbrojtës i interesit kombëtar dhe ka kontribuar për demokratizimin e vendit. Postimi i plotë:Urimet më të ngrohta dhe përzemërta në 77-vjetorin e lindjes për Prof. Dr. Rexhep Meidanin: Gëzuar, me jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe energji të pashtershme! Model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar, mbrojtës i interesit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 290 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Alsat. Prej tyre, 18 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse një makinë ka tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h më tepër nga e lejuara. Ndërkaq, 152 shoferë kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 128 jashtë zonave të banuara. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se prej një muaji janë duke u përgatitur për strehimin e një grupi të shtetasve nga Afganistani pas konfliktit në këtë shtet.Këtë përgatitje Kurti tha se janë duke e bërë në koordinim të plotë me SHBA-në, duke shtuar se këtë punë e kanë bërë pa zhurmë e me shumë seriozitet. Duke e quajtur aleatin kryesor e të pazëvendësueshëm, Kurti pohoi se bashkëpunimi dhe ndihma ndaj SHBA-së është më e pakta që Kosova mund të bëjë. Kreu i ekzekutivit shtoi se për të gjitha detaje janë duke u marr vesh ekipet nga të dyja…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Poliklinikën e Beratit. Një qytetar, i sëmurë ka shkuar për kontrollin rutinë dhe për të marrë rekomandim për ilaçet, por ka humbur jetën. Gazetarja Eneida Petova raportoi se Luan Hysi, 65 vjeç po priste radhë për vizitë, por është ndjerë keq dhe ka humbur jetën. Mësohet se 65-vjeçari ishte me dializë dhe ishte paraqitur për të marrë rekomandimin për të vijuar trajtimin, ku po qëndronte në radhë nën temperatura të larta.

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme, Sarajet e Toptanëve janë përfshirë nga flakët. Gazetarja Doriana Bezat, në një raportim për “News 24”, tregoi se vatrat e para janë regjistruar në katin e parë të godinës. Por duke qenë se strukturat e brendshme janë me bazë druri, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke u ngjitur deri në katin e dytë. Zjarrfikëset, janë paraqitur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin dhe izolimin e flakëve. Por pas ikjes së tyre, një vatër tjetër është riaktivizuar, kësaj here, nga kati i dytë i godinës që është monument kulture. Është dashur ndërhyrja e banorëve të…

Lexo më Shumë

Policia e Librazhdit ka shpallur në kërkim një person, i cili akuzohet se ka kultivuar drogë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë. Policia kishte marrë informacione në lidhje me drogën dhe kësisoj, kanë mësuar se ajo ishte në pronësi të 56-vjeçarit B. M., NGA Babrruja e Tiranës. Aktualisht po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.“Librazhd Njoftimi i Policisë: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim një shtetas. Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit…

Lexo më Shumë

Covid-19 mund të ndikojë në zemër dhe të shkaktojë drejtpërdrejt një sërë ndërlikimesh të zemrës. Gjithashtu, vaksinat mRNA COVID si ato nga Pfizer dhe Moderna janë lidhur me inflamacion të zemrës. Por kjo është shumë e rrallë, dhe ju keni shumë më shumë gjasa të merrni inflamacion të zemrës nga infeksioni COVID sesa vaksinat. Si ndikon COVID në zemër? Virusi SARS-CoV-2 mund të pushtojë drejtpërdrejt trupin duke shkaktuar inflamacion. Kjo mund të ndikojë në zemër, duke shkaktuar miokardit dhe perikardit inflamacion të muskujve të zemrës ose rreshtimit të jashtëm të zemrës. Inflamacioni nga Covdi gjithashtu mund të shkaktojë koagulimin e…

Lexo më Shumë

Është gjetur trupi i pajetë i djaloshit që u mbyt gjatë ditës së djeshme në ujërat e Lumit Vardar në afërsi të Pepelishtës së Negotinës. – Advertisements – “Mëngjesin e sotëm Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen e djaloshit”, njoftoi Biljana Filipova nga Shtëpia e Shëndetit në Negotinë. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policorë të Negotinës 39-vjeçari Z.J. ka raportuar se disa të mitur kanë hyrë në ujërat e Lumit Vardar, por njëri nga ta nuk është parë duke dalë nga lumi. Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur.

Lexo më Shumë