Author: almakos

Në një konferencë për shtyp, kryeministri i vendit dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, theksoi se zgjedhjet e fundit nuk ishin vetëm për një parti, por për një drejtim të ri për Maqedoninë. “Kemi premtuar fitore dhe tani kemi fituar – fitore e popullit të besuar. Sonte, Maqedonia nuk zgjodhi parti, por drejtim. Zgjedhën vlera dhe njerëz që besojnë në punë, jo vetëm në fjalë. Megjithatë, kjo fitore bindëse nuk është fundi i rrugëtimit tonë,” deklaroi Mickoski./SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë bërë publike nga Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Maliqit, Sadik Halili, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në ditën e sotëm, ku si pasojë e një zjarri në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital. Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Maliqit ka zbuluar se dy fëmijët janë gjetur në oborrin e banesës, ndërsa nëna e tyre është gjetur në derën e kuzhinës. Sipas tij, shenja djegie janë konstatuar vetëm të vajza 6-vjeçare, në fytyrë dhe në pjesë të…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijevikj, në një konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, deklaroi se dita e zgjedhjeve ka kaluar përgjithësisht në mënyrë të qetë, por janë evidentuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh të procesit zgjedhor. “Ka pasur keqpërdorim të listës zgjedhore, përpjekje për blerje votash, kërcënime dhe shantazhe të drejtpërdrejta, shkelje të heshtjes zgjedhore përmes fushatës aktive, si dhe parregullsi gjatë vetë procesit të votimit”, tha Dimitrijevikj. Ai përmendi raste konkrete: në Lozovë është parandaluar një përpjekje për blerje votash, ndërsa në Kumanovë dhe Gjorçe Petrov ka pasur raste ku një votuesi i janë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës njoftoi të dielën më 19 tetor përfundimin e hetimeve ndaj 20 nëpunësve publikë, të cilët akuzohen se shpërdoruan detyrën në shtatë tendera në Ministrinë e Bujqësisë, me fond limit 525 milionë lekë pa TVSH, që u kryen pa shpallje paraprake dhe me të dhëna fiktive, duke u shmangur testimi i tregut në përcaktimin e kritereve të produkteve që kërkoheshin. Çështja është dërguar në Gjykatën e Tiranës për t’u kaluar për gjykim. Hetimet ndaj 20 punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë kanë nisur bazuar mbi bazën e një kallëzimi të depozituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH për…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për Çairin, Izet Mexhiti, në konferencë për media i uroj fitoren Ali Ahmetit në komunën e Pllasnicës. Në Çairi, Mexhiti, tha se fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike. “Sot me zemrën plotë dua të them me zë të lartë fituan shqiptarët dhe një klasë politike u penisonu”, tha Mexhiti, raporton SHENJA. Mexhiti tha se Çairi mbrojti nderin e të gjithë shqiptarëve. “Është fitore e një klase politike që erdhi dhe solli ndryshim dhe po bën ndryshimin”, tha Mexhiti, raporton SHENJA. Mexhiti kërkoi nga kundërshtari i tij Ali Ahmeti që të shkojë në…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në konferencën e parë për media pas mbylljes së vendvotimeve, ka bërë publike të dhënat paraprake për pjesëmarrjen në votime. Sipas informacioneve zyrtare, deri në orën 18:30, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 46.65% e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore. KSHZ theksoi se këto të dhëna janë paraprake dhe pjesëmarrja përfundimtare do të konfirmohet pas përpunimit të plotë të të gjitha rezultateve nga vendvotimet. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar zyrtarisht lidhur me gjendjen shëndetësore të vajzës 6-vjeçare, e mbijetuar nga ngjarja tragjike në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj si pasojë e një zjarri në banesë. Në një njoftim për shtyp, ministria konfirmon se e mitura e identifikuar me inicialet N.A., ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës. 6-vjeçarja raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa po trajtohet në terapi intensive. “Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-së, Timço Mucunski, ka dalë në konferencë për shtyp, pas përfundimit të procesit zgjedhor.Ai tha se presin që VMRO-DPMNE të arrijë fitore të madhe në të gjitha komunat. “Jemi në prag të një fitoreje të madhe për VMRO-në dhe koalicionin. Do të fitojmë në shumicën e komunave. Sot, Maqedonia pati zgjedhje paqësore dhe të suksesshme, të cilat plotësojnë të gjitha kriteret për një proces të suksesshëm demokratik. Zgjedhjet më paqësore, dhe merita u takon qytetarëve. I falënderojmë qytetarët. Presim një rezultat të shkëlqyer zgjedhor dhe një fitore të madhe që do të jetë një festë e vullnetit të…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar pas 6 orësh dëshmia para hetueses e 22-vjeçarit me shtetësi greko-britanike, i cili akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë që ndodhi më 5 tetor në një kamping në Finikunda, në jug të Messinisë, ku hubi jetën pronari i kampingut dhe miku i tij shqiptar. Sipas avokatit të tij, Dimitris Gavelas, i riu mohoi edhe një herë se është autori kryesor i krimit, duke pretenduar se ishte bashkëpunëtori i tij ai që hyri në vendin e ngjarjes dhe jo ai vetë. Avokati Gavelas deklaroi se dëshmia ishte e gjatë dhe e detajuar, ndërsa hetuesja zhvilloi një…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona të cilët në oborrin e një shkolle fillore në komunën e Çairit janë prezantuar rrejshëm si vëzhgues zgjedhor.Bëhet fjalë për personat F.E. (35) dhe N.E. (44), të cilët nuk kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në procesin zgjedhor, por janë paraqitur si vëzhgues në hapësirën e shkollës dhe kanë refuzuar të identifikohen kur janë ndalur nga autoritetet.Të dy janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa për sqarimin e plotë të rastit.MPB thekson se do të vazhdojë me monitorimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë…

Lexo më Shumë