Gjykata Themelore Penale e Shkupit informon publikun se pas lançimit të sistemit “Qytet i Sigurt” dhe pas lëshimit të urdhër-padive për kundërvajtje për kundërvajtje të regjistruara në trafik, qytetarët dhe personat juridikë që nuk pranojnë përgjegjësi për kundërvajtjen e kryer kanë të drejtë ligjore të paraqesin ankesë në gjykatën kompetente. Kështu, gjatë muajit të parë të zbatimit të sistemit, pra në shkurt, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit u paraqitën gjithsej 476 ankesa (kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje para gjykatës), nga të cilat 431 ankesa u paraqitën nga persona juridikë dhe 45 ankesa u paraqitën nga individë, të…
Author: almakos
Sot në një prezantim ekskluziv u shpall zyrtarisht partneriteti strategjik midis ERJONI sh.p.k., partneri lokal zyrtar i Binghatti Developers, që do të krijojë një urë të re bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe një prej tregjeve më dinamike të pasurive të paluajtshme në botë, Dubait. Binghatti Developers njihet ndërkombëtarisht për arkitekturën e guximshme, fasadat ikonike dhe vizionin inovativ në zhvillimin e projekteve rezidenciale dhe komerciale. Përmes këtij partneriteti me ERJONI Construction në Shqipëri, synohet të kombinohet ekspertiza lokale me mundësitë ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillime në Shqipëri, Dubai dhe më gjerë në tregun evropian. Themeluar në vitin 1995, ERJONI sh.p.k. është shndërruar nga…
Kompania “Erjoni sh.p.k” prezanton në tregun shqiptar projektet e Binghatti Developers, një prej zhvilluesve më të njohur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përmes këtij bashkëpunimi, publikut shqiptar i ofrohet mundësia të njihet me disa nga projektet më përfaqësuese të kompanisë, që variojnë nga apartamente moderne me çmime të përballueshme deri te vila luksoze në zonat më të preferuara të Dubai. Kjo nismë synon të afrojë investitorët shqiptarë me tregun imobiliar të Dubait, një nga destinacionet më dinamike dhe të kërkuara për investime në rajon. Në prezantimin e nismës ditën e sotme në Tiranë ishte i pranishëm edhe zv.drejtori i Binghatti…
Kryetari i Parlamentit studentor të Universitetit Evropës Juglindore, Mevlan Ademi, bashkë me studentët që kërkojnë mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kanë intensifikuar përpjekjet e tyre, duke zhvilluar një mbledhje të përbashkët me përfaqësues të trë universiteteve të tjera tek Universiteti Nënë Tereza- Shkup. Pas përfundimit të mbledhjes, Ademi deklaroi se kryeministri i vendit Hristijan Mickoski me datë tetë shkurt ka deklaruar që ligji për përdorimin e gjuhës është i qartë dhe se studentët e fakultetit të drejtësisë duhet të lejohen ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, sic tha Ademi ngjashëm kanë deklaruar zëvendëskryeministri Bekim Sali,…
Në kuvend sot është mbajtur seanca për pyetje deputesh, ku më i apostrofuari ishte kryeministri Hristijan Mickoski, të cilit ju drejtuan një sërë pyetjesh nga opozita, por të njejtin nuk e kursyen as deputetet e partisë së tij. Në mesin e shumë pyetjeve, deputeti nga VMRO-DPMNE, Ljupço Prenxhov, e pyeti kryeministrin Hristijan Mickoski nëse ka pasur marrëveshje për kthimin dhe lirimin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Mickoski theksoi se nuk mund të bëjë marrëveshje me njerëz që, sipas tij, kanë dashur ta shohin fundin e tij. Duke mohuar kategorikishtë ndonjë marrëveshje të tillë, Mickoski akuzoi pikirishtë Grubin se në një festë …
Reni Ashiku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për dyshime abuzimi me fondet IPARD. Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC). Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale. Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Ne perditesim…
Banorët e Rrjollit në Shkodër kanë dalë sërish në protestë duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e një resorti, që sipas tyre po ndërtohet në pronat e tyre me dokumente të falsifikuara. [embedded content]Ditën e sotme banorët janë përplasur me policinë, ndërsa ata thonë se pronat e tyre do ti mbrojnë. Një prej banoreve akuzoi se punonjës të kompanisë që kërkon të ndërtojë resortin vishin me uniforma shteti, duke kërkuar ndërhyrjen e ministres së Brendshme. “Këta punëtorë që nuk janë punëtorë të shtetit dhe vijnë me uniforma shteti se paguhen nga Gener 2 e kanë personale me ne. Këtu duhet të…
Disa banorë të Rrjollit janë arrestuar sërish pas protestës që ata zhvillojnë prej ditësh në mbrojte të pronës së tyre, të cilat janë dhënë për ndërtimin e një resori luksoz me firmë të Belinda Ballukut, pa u konsultuar me ta. Nga fugoni i policisë, njëra prej protestuesve të arrestuar ka publikuar një video, ku ata theksojnë sërish se nuk do të dorëzohen në betejën e tyre dhe se pronën nuk do e dorëzojnë. “Deri në vdekje!”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër shton: “Veç liri do ketë, nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë”. “Do t’i…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është siguruar nga ana e organeve të rendit dhe e gjithë procedura e mëtutjeshme është vendim i pushtetit gjyqësor. “I arratisuri është siguruar nga forcat e rendit. Çdo gjë tjetër është një vendim i një pushteti tjetër – pra gjykatës. Nuk ka të bëjë fare me Qeverinë. Por nënndërgjegjja është e çuditshme dhe tani secili prej tyre po vë në dyshim atë që di ky person. Dhe kjo i ‘stërvit’. Le të mos e zgjerojmë çështjen nga ‘Lotaria’, kështu që le të kalojmë te Shëndetësia ose ndoshta diçka që lidhet…
Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marrë me qira në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Fier. Sipas burimeve paraprake policore, i moshuari rreth 80 vjeç, prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët, të cilët të alarmuar kanë njoftuar autoritetet vendore. Viktima është shtetasi Detlef Fertig, i cili ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar, por ka humbur jetën. Nga këqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, ç’ka mendohet që vdekja mund të ketë qenë natyrale. Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë rrethanat, dinamikën dhe shkaqet e vdekjes.
Edhe pas vitit 2028, VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të koalicionit do të formojnë qeverinë e ardhshme dhe nuk e shoh se si ju me politika kaq jopopullore dhe duke përfaqësuar inde të buta do të jeni në gjendje të ktheni disa nga votuesit e humbur, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Filipçe e ka pyetur kryeministrin se kush është Dushan Adamoviqi, pse është emëruar konsull në Beograd dhe nëse ka një marrëdhënie personale me të, ndërsa dha kritika me nënpyetje mbi kërkesat për rritje të pagave, duke shpjeguar…
SPAK ka dhënë pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, për shkak se dosja u veçua nga të pandehurit e tjerë të dosjen “Metamorfoza”. Për investitorin strategjik u kërkua dënimi me 14 vite burgim, ndërsa për Ardit Hasanbegaj u kërkuan 9 vite burg. Të dy pavarësisht dënimit që do të marrin përfitojnë ulje të një të tretës nga gjykimi i shkurtuar. Dy të pandehurit akuzohen për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Biznesmeni Pellumb Gjoka po gjykohet bashkë me disa të pandehur të tjerë me procedurë të zakonshme,…

