Author: almakos

Disa nxënës dyshohet se janë helmuar në Vitomiricë të Pejës. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se se mbrëmë është njoftuar policia rreth rastit që ka ngjarë të hënën rreth orës 10 të mëngjesit. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor “Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor,…

Lexo më Shumë

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Daily rent”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi brazilian A. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se shfrytëzonte një shtetase braziliane 24-vjeçare për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore. Përveç tij, në pranga është vënë edhe 24-vjeçarja, G. C., e cila ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë, R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç, të cilët u gjetën në ambientet ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm. Gjatë ndërhyrjes në një banesë…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë lënduar në aksidentin rrugor, i cili ndodhi sot afër lagjes së Shtipit “Tre çezmet”. Aksidenti, siç njofton AIM, ndodhi pas orës 7 të mëngjesit midis një kamioni dhe një makine. Të lënduarit, sipas Spitalit Klinik të Shtipit, nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën. Dy persona janë transferuar në Repartin e Ortopedisë, dhe tre janë në Kirurgji. Spitali thotë se po bëhen skanimet e nevojshme mjekësore të të lënduarve. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar. MARKETING

Lexo më Shumë

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj gjashtë të pandehurve të arrestuar në kuadër të operacionit “Ura”,për trafik droge.  Mes të akuzuarve eshte edhe avokati Armand Tragaj. Personat akuzohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme që përfshin ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre. Hetimet kanë zbuluar episode të përfshirjes së personave të ndryshëm në korrupsion dhe ndërhyrje të paligjshme në sistemin e drejtësisë dhe kontrollit kufitar. Të pandehurit e çuar për gjykim janë: Armand Tragaj, avokat – akuzohet për katër raste të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe një…

Lexo më Shumë

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit. Vrasja dyshohet se ndodhi pas një sherri për një kafe të pashërbyer nga kamarieri i lokalit pranë një karburanti në zonë. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin (një nga viktimat) kanë shkuar në lokal. 21-vjeçari Daniel Pepa i ka kërkuar kamarierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit iu është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte. Më pas, sipas burimeve, Danieli i ka…

Lexo më Shumë

Ismet Gaxherri, i cili u kap me armë zjarri në makinë paraditen e sotme në Bulevardin “Bajram Curri”, ka qenë i përfshirë në ngjarjen e Linzës në vitin 2015, ku u qëllua për vdekje Enton Nikaj. Raportohet se 39-vjeçari ishte pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe mik i viktimës. “Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje”, informuan sot blutë e Tiranës.…

Lexo më Shumë

Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, një seri lëkundjesh tërmeti janë regjistruar në disa zona të Shqipërisë. Tërmeti më i fortë është shënuar në Durrës, me një magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në qytet dhe zonat përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Po ashtu, një tjetër lëkundje është regjistruar në Miras të Korçës, rreth orës 06:15, me magnitudë 3.1. Ndërkohë, në Konispol, në jug të vendit, janë regjistruar tri lëkundje sizmike, pa pasoja të raportuara deri më tani.

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku dy të rinj humbën jetën pas një përplasjeje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në ambientet e një lokali pranë një karburanti ndërsa viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në zonën e Manzës. Siç raporton Euronews Albania, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me shokun e tij, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që t’u përgatiste një…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit, ku mbetën viktime Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Mësohet se të gjithë personat e shoqëruar kanë dhënë të njëjtën dëshmi për ngjarjen, ndërsa kamarieri ka treguar të gjithë ngjarjen, e cila është e verifikuar edhe nga pamjet e sigurise. Dinamika Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin (një nga viktimat) kanë shkuar në lokal. 21-vjeçari Daniel Pepa i ka kërkuar kamarierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit iu është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk…

Lexo më Shumë

Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokaj që u gjet i pajetë në një humnerë në Malësinë e Madhe. Prokuroria e Shkodrës ka hapur hetimet lidhur me ngjarjen e shtetasit Mirel Çokaj i cili u gjet i pajetë në një humnerë në malet e Kelmendit në Malësinë e Madhe ku policia fillimisht tha se ishte një rrëzim aksidental i viktimës. Pas dyshimeve të familjarëve dhe të afërmve për një vrasje të mundshme të 40 vjeçarit, prokuroria e Shkodrës nuk e ka pushuar çështjen por ka hapur hetimet fillimisht për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”. Personi që ngriti dyshimet për një vrasje…

Lexo më Shumë

Qytetarët kanë zgjedhur rrugën e zhvillimit dhe rritjes – kështu u shpreh VMRO-DPMNE në një komunikatë për media, duke theksuar se rezultatet e zgjedhjeve lokale konfirmojnë mbështetjen e gjerë për partinë. Sipas tyre, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, VMRO-DPMNE do të siguronte mbi 60 mandate në Kuvend. “VMRO-DPMNE është fituese absolute e zgjedhjeve lokale me 550 këshilltarë në të gjithë Maqedoninë dhe në qytetin e Shkupit, si dhe me mbi 300 mijë vota të fituara. Sipas modelit të D’Hondt-it, këto rezultate përkthehen në më shumë se 60 deputetë nëse do të mbaheshin zgjedhje parlamentare,” thuhet në kumtesën e…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati për kryetar të kryeqytetit nga VV-ja, Hajrulla Çeku ka marrë 35.12% të votave me kusht. Ndërsa kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë 33.17% të votave me kusht. Nga rezultatet e përmbledhura, Rama prin në Prishtinë me 33.71% të votave, derisa Çeku radhitet i dyti me 33.22%

Lexo më Shumë