Pas më shumë se dy vitesh pa asnjë gjurmë, familja e Ervis Martinajt ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë një kërkesë për shpalljen e tij si person i zhdukur. Kërkesa në gjykatë: Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin. KËRKUES Mustafa Martinaj
Author: almakos
Prokuroria e Prilepit kërkoi paraburgim për gjashtë persona dhe masa kujdesi për 15-të të cilët janë arrestuar për rastin me spitalin e përgjithshëm të Prilepit. “Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prilepit propozime për paraburgimin e gjashtë personave, për 15 masa kujdesi dhe për gjashtë deri në shtatë persona juridikë nga Prilepi, Manastiri dhe Shkupi, si dhe propozim për ndalesë nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimeve publike,” tha Jasmina Shishkovska, kryetare e Gjykatës Themelore në Prilep. Personat e arrestuar pritet të dorëzohen gjatë ditës në Gjykatën e Prilepit. Më shumë se 10 persona u arrestuan…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës ndaj 4 oficerëve të Policisë së Kavajës, me detyra të ndryshme në kohën e ngjarjes dhe aktualisht, që akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë parandaluar kultivimin e parcelave me drogë në zonat që mbulonin. AMP konfirmoi sot pezullimin e komisarit Afrim Meçe, nënkomisarit Edlir Kazazi, inspektorit Rosario Çollaku dhe nënkomisarit Saimir Kazazi. “Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të…
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, në muajin gusht të vitit 2025 paga mesatare mujore bruto në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 68.180 denarë, ndërsa paga mesatare neto ka qenë 45.310 denarë. Krahasuar me gushtin e vitit 2024, paga mesatare bruto është rritur me 10.3%, një rritje që kryesisht i atribuohet sektorëve të mëposhtëm: Shëndetësi dhe mbrojtje sociale: rritje prej 14.9% Arsim: rritje prej 14.8% Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve: rritje prej 14.4% Ndërkohë, krahasuar me muajin korrik 2025, rritje e pagës bruto është shënuar në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion: +5.3% Akomodim…
Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili një ditë më parë përmes avokatit të tij kërkoi shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg. Në dokument e depozituar diten e djeshme thuhej se kërkuesi synon të rrëzojë vendimet e mëparshme të GJKKO-së, përkatësisht nr. 125 dhe nr. 130 të tetorit 2024, si dhe vendimin nr. 59 të nëntorit 2024 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Në kërkesë përmendet se ndaj Ilir Metes është ngritur procedim penal pas kallëzimit të shtetasit Romeo Kara, i cili ka depozituar një padi në Prokurorinë e Posaçme…
Pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Çairit, kandidati i AKI-së, Bujar Osmani, ka reaguar përmes një deklarate publike, duke theksuar se çdo situatë politike është një mësim që duhet pranuar me dinjitet. “Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet. E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin”, u shpreh Osmani, duke theksuar se dëshiron të lërë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike pozitive. Megjithatë, ai nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarëve politikë, duke akuzuar disa prej tyre për arrogancë të tepruar pas fitores. “Arroganca e disave në VLEN…
Në kuadër të qëndrimit në Londër, kryeministri Hristian Mickoski ka realizuar takim me madhërinë e tij Mbretin Çarls III. Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se takimi ishte i sinqertë dhe përmbajtjesor, dhe se u diskutua miqësia midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Gjatë qëndrimit tim në Londër, u takova me Lartësinë e Tij Mbretërore, Mbretin Charles III. Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga Kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Mickoski.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet tremujore të shpenzimeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në njoftimin e KQZ-së thuhet se këto të dhëna janë publikuar në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, dhe se raportet përfshijnë periudhën korrik-shtator 2025. Sipas raporteve të dorëzuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shpenzuar gjithsej 663 mijë e 459 euro e 47 centë gjatë këtij tremujori. Vetëm në muajin shtator, kjo parti ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 337 mijë e 913 euro e 83 centë. Nga kjo shumë, mbi 81 mijë…
Disa nxënës dyshohet se janë helmuar në Vitomiricë të Pejës. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se se mbrëmë është njoftuar policia rreth rastit që ka ngjarë të hënën rreth orës 10 të mëngjesit. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor “Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor,…
Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Daily rent”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi brazilian A. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se shfrytëzonte një shtetase braziliane 24-vjeçare për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore. Përveç tij, në pranga është vënë edhe 24-vjeçarja, G. C., e cila ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë, R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç, të cilët u gjetën në ambientet ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm. Gjatë ndërhyrjes në një banesë…
Pesë persona janë lënduar në aksidentin rrugor, i cili ndodhi sot afër lagjes së Shtipit “Tre çezmet”. Aksidenti, siç njofton AIM, ndodhi pas orës 7 të mëngjesit midis një kamioni dhe një makine. Të lënduarit, sipas Spitalit Klinik të Shtipit, nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën. Dy persona janë transferuar në Repartin e Ortopedisë, dhe tre janë në Kirurgji. Spitali thotë se po bëhen skanimet e nevojshme mjekësore të të lënduarve. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar. MARKETING
SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj gjashtë të pandehurve të arrestuar në kuadër të operacionit “Ura”,për trafik droge. Mes të akuzuarve eshte edhe avokati Armand Tragaj. Personat akuzohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme që përfshin ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre. Hetimet kanë zbuluar episode të përfshirjes së personave të ndryshëm në korrupsion dhe ndërhyrje të paligjshme në sistemin e drejtësisë dhe kontrollit kufitar. Të pandehurit e çuar për gjykim janë: Armand Tragaj, avokat – akuzohet për katër raste të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe një…

