Një 13-vjeçar nga Zelanda e Re gëlltiti rreth 200 magnete, duke pësuar dëmtime serioze në zorrë. Ai pranoi se një javë më parë kishte gëlltitur qindra magnete neodimi-hevizi, por numri real i të nxjerrëve nga trupi i tij ishte pothuajse dyfish. Fotot me rreze X zbuluan katër vargje magnete të shpërndara në pjesë të ndryshme të zorrëve të djaloshit. Pasi futën në sistemin tretës, pjesët e vogla metalike u lidhën ndërmjet tyre. Gjatë operacionit u vërtetua që vargjet e magnete nga zorra e hollë dhe nga zorra e verbër ishin tërhequr pranë njëri-tjetrit, duke shtypur inde të mesme, shkruan sciencealert.…
Author: almakos
Gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është lokalizuar dhe arrestuar Arbër Havolli. Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë arrestimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Podujevë 06.09.2025-19:36. Lidhur me rastin, me 23.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje” Ai ishte ishte në kërkim për vrasje. Havolli më 6…
Detaje të reja zbardhen lidhur me vrasjen e 29-vjeçares shqiptare në Kanda, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ish-partneri i saj. Savannah Kulla vra tre ditë më parë nga ish-partneri i saj, Anthony Descheppe. “Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite. Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV NeWs Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri ndaj Savannah Rose Kulla Davies.” Mediat…
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 69”, në kuadër të të cilit është arrestuar në Tiranë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për kultivim të bimëve narkotike. Policia thote se eshte bërë i mundur ndalimi i shtetasit O. Sh., 49 vjeç, lindur në Tepelenë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në shkurt të vitit 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia bën me dije se Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me autoritetet kosovare për përfundimin e…
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës. Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 06:15, shtetasi Andi Bega 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte. Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Nga goditja e fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur…
Qytetarëve u rekomandohet që të hënën ta përshtatin rutinën e mëngjesit sipas orarit të ri dhe të kontrollojnë cilësimet e zonës kohore (Europe/Skopje) në pajisjet e tyre, për të shmangur ndonjë keqkuptim në takime apo angazhime të planifikuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 31-vjeçarit Arbër Havolli, i cili që nga shtatori ishte në kërkim për një rast vrasjeje në Llapashticë e Epërme të Podujevës. Sot, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar gjatë një operacioni të organizuar në kryeqytet. Arrestimi i tij vjen pas dyshimeve të bazuara për përfshirje në veprën penale të vrasjes, ndërsa veprimet e mëtejshme do të merren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Rasti kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës. Viktima ishte identifikuar si Bashkim Spahiu, banor…
EMISIONI VETTING Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nxjerr në pah një tablo të gjerë shkeljesh administrative, neglizhencash të përsëritura dhe mungesë përgjegjësie institucionale. Auditimi evidenton një sërë problematikash të rënda që lidhen me mënyrën se si funksionon administrata tatimore në praktikë. Auditi vëren se procedurat e kontrollit tatimor janë jashtë afateve ligjore. Hetimet tatimore zgjasin me muaj e vite përtej kufirit gjashtëmujor të parashikuar nga manuali i brendshëm, duke krijuar një stok të madh dosjesh të pezulluara që shkon deri te 805 kontrolle të mbetura në proces nga viti 2017. Kjo situatë…
Partia opozitare LSDM ka akuzuar Qeverinë se po e fsheh nga opinionin bisedimet që po zhvillon me Britaninë e Madhe për pranimin e migrantëve në vend. Nga LSDM thanë se pas informatave që kanë, tema e migrantëve ka qenë në fokusin e takimeve që delegacioni qeveritar ka zhvilluar ditët e fundit në Londër, pasi Britania e Madhe ofron investim stategjik për vendet e rajonit, por se kjo vjen në pako me bisedime dhe oferta për hapjen e kampeve për migrantë. “Meqë qeveria jonë pothuajse një vit po negocion për lloje të tilla huash dhe investimesh, dhe ka paralajmëruar një kredi…
Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, i cili do të përballet në raundin e dytë me Bilall Kasamin, zhvilloi takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Rexhepi theksoi përkushtim si asnjëherë, duke shfaqur bindjen se do të fitojë “Të angazhuar, të përkushtuar si asnjëherë më parë, drejt fitoreve të reja!” Ai theksoi se ditët në vijim do të jenë kyçe për të siguruar rezultatin e synuar në Tetovë, ndërsa paralajmëroi angazhim të shtuar në terren së bashku me strukturat dhe partnerët politikë.
Autoritetet spanjolle njoftuan sot se trupi i një burri 56-vjeçar u gjet i varrosur në baltë, një vit pasi ishte zhdukur nga përmbytjet shkatërrimtare që kishin goditur juglindjen e Spanjës. Më 29 tetor të vitit të kaluar, rreth 240 persona humbën jetën kur rrjedhat e ujit përmbytën shtëpi, parkingje dhe automjete në periferi të Valencias, qyteti i tretë më i madh i Spanjës. Sipas një gjykate në Catarroja, një nga zonat më të prekura, burri ishte një nga tre personat ende të zhdukur, ndërsa ishte shpallur tashmë zyrtarisht i vdekur. Trupi u zbulua dje, gjatë punimeve të tokës në qytetin…
Banorët e Çashkës sot kanë edhe një herë arsye për të festuar, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme ka refuzuar ankesat e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me votimet në komunën e Çashkës. Bëhet fjalë për refuzimin e ankesës për parregullsi zgjedhore në vendvotimin 2028 në Mellnicë të Çashkës, për venvotimet 2205/1 dhe 2205 në Jabollçishtë të Epërme dhe vendvotimin 2204 në Jabollçishtë të Poshtme. Suat Shaqiri është emri i ri, që ka thyer çdo tabu, pasi është shqiptari i parë që do të udhëheq komunën e Çashkës. Nga ana tjetër, ankesat e koalicionit të LSDM-së, përfaqësuesja e koalicionit…

