Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, nga 15 nëntori 2021 për hyrje në çdo lloj objekti të hapur apo të mbyllur do të nevojitet certifikatë apo vërtetim për vaksinim kundër Covid-19 me dy doza, gjegjësisht për imunizim të plot ndaj Covid-19, ose vërtetim që keni kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, përcjell Alsat. Vendimi vlen për hyrje në të gjitha llojet e objekteve gastronomike (Kafene, restorante, bare, klube të natës, hotele, pompa të benzinë, kazino, sallone për ahengje) si dhe për pjesëmarrje në organizime ( koncerte, seminare, trajnime, kurse, mbledhje, konferenca, ngjarje sportive…
Author: almakos
Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira lokale, të vogla deri në mesatare. Do të fyeje erë veriore e dobët deri në mesatare. Temperatura në mëngjes do të jetë nga -4 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq gjatë ditës temperatura do të jetë nga 14 deri 19 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot i ngjashëm me temperatura nga 0 deri 15 gradë Celsius. – Advertisements –
18:59 | 26 Tetor 2021 Ndërtesa më e madhe në botë në formën e filxhanit të çajit ndodhet në Rize të Turqisë. Ky objekt është ndërtuar si simbol i faktit se ky rajon është prodhuesi më i madh i çajit në këtë vend. Ndërtesa është 30 metra e lartë dhe si pasojë pritet të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness.
E ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Dr.Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie bëri një analizë mbi situatën e rritjes së çmimeve në vend, a janë bizneset transparente ndaj konsumatorit dhe ndikimi i shtetit në kontrollin e efektet e rritjes së këtyre çmimeve dhe shitjes së produktit në treg. “Ushqimet të cilat kanë pësuar rritje janë bazë e jetesës të çdo familje, ndërsa në periudhën e pandemisë që po jetojmë, mjetet dhe të ardhurat janë të kufizuara. Nëse çmimi rritet nga bizneset? Kjo mund të ndodhë për dy arsye, ose rritja e çmimit vjen për të mbuluar shpenzimet…
I ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Rasim Nela, nënkryetar i Shoqatës së Bukës, ka folur për rritjen e çmimit të bukës, a duhet të ketë një standard mbi çmimin e bukës, peshës dhe masat që duhet të marrë shteti për përmirësimin e situatës. “Çmimi dhe pesha nuk është njësuar as sot, nuk ka një standart mbi çmimin apo gramaturën. Asnjë nga prodhuesit e bukës nuk kanë penalitet, por nëse e ka bërë bukën 650 gram dhe e shet edhe 1 mijë lekë duhet ta shënojë në letër. S’ka detyrim ligjor se sa duhet të jetë çmimi i…
Presidenti Ilir Meta, ka publikuar disa foto në rrjete sociale nga shfaqja e një prej kryeveprave të Giuseppe Verdit, “La Traviata”, e performuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Meta shkruan mbi fotot e publikuara, se ishte i lumtur që ditën e djeshme, që shënonte dhe Ditën Botërore të operas, ndoqi një mbrëmje artistike ku u promovuan talentet e reja të TKOB. Postimi i Metës: Dje në Ditën Botërore të Operas, me shumë kënaqësi ndoqa vënien në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të një prej kryeveprave të Giuseppe Verdit, “La Traviata”.I lumtur, që në…
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, deklaratat e tij në seancat plenare, që bënë shumë bujë dhe u pritën me të qeshura nga kolegët e tij në sallë. Në fjalimin e tij të parë në Kuvend, deputeti Korreshi tha mes të tjerash se “Të hysh në Spitalin e Lushnjës të del miu nga këmbët e mos dish nga të vesh. Ku jetoni ju, në çfarë bote? Miu thyen kokën…”. Lidhur me këtë, deputeti u shpreh se fjalimi i tij ishte spontan dhe i përgatitur natën e seancës plenare, ndërsa shtoi se ai nuk…
Kanë mbërritur këtë mbrëmje në Shqipëri edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Postimi i Manastirliut: Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.#VAKSINOHU#JetaJoteVLEN♥️
VMRO-DPMNEe akuzoi se ekipet e zjarrfikësve janë arritur ta shuajnë zjarrin 40 minuta me vonesë. Opozita pyeti, nëse bëhet fjalë për zjarr të kurdisur ku duhet të ndërtohen ndërtesa, dhe nëse në baraka ka pasur dokumente që pushteti qëllimisht i ka djegur. Këtij reagimi iu përgjigj Petre Shilegov. – Advertisements – “Është për të ardhur keq që një parti politike edhe në momente të tilla të rënda gjen hapësirë për politikë, pa konstatuar nëse ka ndonjë njeri të vdekur. Për mua më rëndësi është të shihet nëse ka viktima dhe dëme. Këto janë dokumente të gjykatës themelore Shkupi 1 dhe…
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,559 testime, 650 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 482 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për…
Gjatë pesë viteve të ardhshme është planifikuar të investohen katër miliardë euro në investime publike, dhe tetë miliardë euro shtesë në sektorin privat. Ekonomia e Maqedonisë nga viti 2022 deri në vitin 2026 do të shënojë rritje të Prodhimit Bruto Vendor, prej pesë për qind, ndërsa shkalla e papunësisë do të ulet në 8,6 për qind. Këto janë pritjet e zyrtarëve të qeverisë sipas planit për rritje të përshpejtuar ekonomike. – Advertisements – “Lidhur me zbatimin e këtij plani janë të ashtuquajturat investime të përbashkëta përmes mekanizmave për tërheqjen e investimeve përkrah mjeteve publike, gjithashtu edhe sektori privat, institucionet ndërkombëtare…
Bashkia e Krujës publikon reagimin e Ujësjellës Kanalizime në këtë qytet lidhur me situatën e krijuar ditët e fundit atje, ku qindra qytetarë kanë përfunduar në spital me shenja helmimi. Në reagimin e Ujësjellës Kanalizime thuhet se “Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë…

