Author: almakos

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 19°C. Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.    

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e fundit u ka rekomanduar bankave që të nisin pagesat e pensioneve për muajin tetor nga sot (e mart/26-10.2021), transmeton Alsat. Pensionistët që përdorin kartela, ndërsa kanë pension deri në 11 mijë denarë do të mund ta marrin pensionin të sot, ndërkaq pensionet deri në 14 mijë denarë do të paguhen të mërkurën. Të enjten do të paguhen pensionet deri në 18 mijë denarë, ndërsa të premten, me 29 tetor do të paguhen pensionet mbi 18 mijë denarë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se politikanët e korruptuar dhe oligarkët janë bashkë kundër ndryshimit të kësaj partie. Përmes një mesazhi në Tëitter, Basha duke u ndalur te vettingu në politikë pohon se PD-ja do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset dhe pazaret e tyre. “Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit &@pdshqiperi. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

Lexo më Shumë

11:41 | 25 Tetor 2021 Pandemia e Covid-19 na ka mësuar se çfarë mund të ndodhë, kur nuk jemi gati për t’u përballur me të pa mendueshmen. Për këtë arsye, një grup shkencëtarësh kanë paralajmëruar kohët e fundit të gjithë botën, mbi rreziqet e një apokalipsi dixhital hipotetik, i shkaktuar nga një bllokim i plotë i internetit. Pasoja të parashikueshme Sipas studiuesve, një ngjarje e tillë mund të shkaktohet nga një stuhi magnetike, që nga ana e saj shkaktohet nga një shpërthim diellor veçanërisht i fuqishëm:kabllot nënujore që garantojnë ndërlidhjen globale, mund të pësojnë një defekt të rëndë. Studimi u prezantua nga Sangeta Abdu Joti, i Universitetit të Kalifornisë, në edicionin e fundit të SIGCOMM, një nga konferencat më të rëndësishme në botë në fushën e telekomunikacionit. Efektet e stuhive diellore mbi rrjetin…

Lexo më Shumë

Gazetarja Dorjana Bezat zbardh detaje të reja nga grabitje me dhunë e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Krujës. Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, gazetarja Bezat tha se vetë biznesmeni ka dhënë një tjetër dëshmi në polici, ku nuk tregon shumën e parave dhe sendeve të tjera, që ndodheshin në kasafortë. Siç shprehet gazetarja, në banesën e biznesmenit janë futur gjashtë persona, të cilët kishin informacion të saktë se ku ndodhej kasaforta, por edhe të të gjithë territorit. “Pak minuta më parë një grup hetimor është larguar nga banesa e Çangut, i cili ka…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri rastet e reja me COVID 19 shënuan një rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit (19-25 Tetor) pas një rënieje graduale që kishte nisur që prej 10 ditëshit të fundit të muajit shtator. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se të infektuarit rishtazi u ngjitën në kuotën e 3772 rasteve, 25 përqind më shumë se java pararendëse (12-18 tetor), ose 757 të prekur më shumë. Mesatarja ditore gjatë javës së fundit ishte 538 raste, ose 108 të infektuar më shumë. Ajo që vihet re gjatë kësaj jave është dhe fakti se testimet po ashtu…

Lexo më Shumë

Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme, ku nipi ka vrarë xhaxhain. Gazetari Enrik Mehmeti ka sjellë pamje të reja nga vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë në familjen vlonjate, në fshatin Mekat. Në video shihet momenti kur familjarët e dy viktimave sapo kanë mësuar ngjarjen, ndërsa nuk e dinë ende nëse xhaxhai dhe nipi kanë vdekur. Aty dëgjohen ulërima e të qara, ndërsa një zë dëgjohet të thotë se “tani për tani gjallë është ai, është sëmurë, janë rëndë të dy, edhe ai, edhe xhaxhi Jori”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ku 39-vjeçari, Genci Koreta vrau xhaxhanë e tij, Jorgji…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç. Gazetari Enrik Mehmeti ka mbërritur në vendngjarje dhe sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga banesa, ku ndodhi ngjarja tragjike. Ndërkohë, gazetari Mehmeti sjell dhe dëshmitë e para të fqinjëve të viktimave, të cilët thonë se e kanë mësuar ngjarjen nga televizori. “Nuk di gjë fare çfarë ka ndodhur, në televizor po e dëgjojmë. I njohim të dy, më vjen keq për djalin, i pamartuar, është gati 40 vjeç”, u shpreh fqinja e viktimave.…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar përvjetorin e lindjes së babait të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thotë se e nderon me respekt këtë baba trim dhe një fisnik i heronjve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, për veprimtarinë patriotike për çështjen kombëtare dhe një Kosovë të pavarur. “Sot në përvjetorin e lindjes, përkujtojmë me nderim dhe respektin më të thellë babain trim dhe fisnik të heronjëve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, Bacën Hilmi, veprimtarin dhe patriotin e palodhur, që aq shumë dha për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë dhe të pavarur”,…

Lexo më Shumë

Krimi në familje trondit Vlorën! Sipas policisë dyshohet se nipi ka vrarë xhaxhin dhe më pas edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat, ndërsa policia sqaron se vrasje është kryer me armë gjahu në banesën e viktimës. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. NJOFTIMI I POLICISE Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku rezultojnë 6 humbje jete nga Covid-19 dhe 264 raste të reja. Aktualisht rezultojnë 7098 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. NJOFTIMI COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2640 testime, 264 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 192 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët arrijnë marrëveshje për mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë në komunat ku garojnë. Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha i bëri thirrje aktivistëve të saj të mbështesin kandidatët e Aleancës për Shqiptarët në raundin e dytë zgjedhor. Një mbështetje reciproke partia e Bilall Kasamit e kërkon edhe për kandidatët e saj në Tetovë dhe Zhelinë. – Advertisements – “Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të gjithë votuesit e Besës të mbështesin kandidatët e ASH-së duke ndihmuar kështu në mposhtjen politike të BDI-së dhe PDSH-së”- deklaroi Arjanit Hoxha, Sekretar i përgjithshëm i…

Lexo më Shumë