Analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala, të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’, folën për ngjarjet kriminale në vend, disa prej të cilave të ndodhura gjatë muajit tetor kanë tronditur opinionin publik. Zheji u shpreh në vend po mungon mungesa e kontrollit, dhe të gjithë ngjarjet kriminale të ndodhur janë një sinjal fundor, duke theksuar se mungo arbitri, pasi sipas tij nuk nuk ka autorë të arrestuar. “Në Shqipëri po shkatërrohen reflekset e kushtëzuara të frikës minimaliste. Aktet që ne shohim, shohim që arbitri mungon pra e kam fjalën për atë që të fut në burg. Dhe…
Author: almakos
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja të qeverisë për këtë javë, ku në fokus ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Ahmetaj tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive. Po ashtu ai tha se do të nis shpërndarja e apartamenteve dhe njësive individuale për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa theksoi se disa kategori do t’i marrim ato direkt. Sipas Ahmetajt, kategoritë që përfitojnë nga shpërndarja direkte e apartamenteve dhe njësive individuale janë familjet…
SARANDË Një tjetër vepër penale i është komunikuar një 33-vjeçari, emër i njohur për policinë dhe drejtësinë në Sarandë, i cili ka përfunduar sërish në burg. Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Edmond Abazi, 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të paraburgimit. Abazi njihet dhe me pseudonimin “Moncja” teksa figuron person me precedentë penale për “plagosje të rëndë”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “dhunë në familje”. 33-vjeçari kishte pak ditë që kishte…
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për ndryshimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie”. Sota, aktualisht i pezulluar nga detyra, po hetohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se në të njëjtin vendim GJKKO i jep një muaj leje lëvizjeje Sotës, për nevoja të kujdesit shëndetësor të një familjari. Prokurori kërkoi në Apel që të shfuqizohet masë e “arrestit në shtëpi” dhe të zëvendësohet. Gjatë operacionit “Shpirti” u bënë një sërë arrestimesh, mes biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Emri i Sotës doli gjatë…
–Unë tërësisht i mohoj këto pretendime, kështu u përgjigj sot kandidatja për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska në pyetjen nëse ka shtetësi bullgare, shkruan Alsat. Arsovska paralajmëroi padi për rastin në fjalë, duke thënë se aktualisht nuk ka afat kohorë për të dëshmuar të kundërtën. – Advertisements – Në lidhje me: LSDM-ja publikon letërnjoftimin bullgar të Arsovskës “Dy ditë para zgjedhjeve dalin me pretendime për të cilat unë nuk mundem përmes procedurës t’i dëshmojë. Ky është edhe një hap për të demonstruar pikë të dobët të dikujt, posaçërisht duke e ditur se për të gjitha këto punë që kanë dalë…
Komisioni Hetimor është mbledhur ditën e sotme për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se çdo anëtar ka të drejtë të shprehë kërkesat e tij. Ndërsa gjatë fjalës së tij Toni Gogu u shpreh se që në nisje të këtij Komisioni janë shkelur ligjet, ndërsa i bëri thirrje Alibeajt që t’i kthehet logjikës së ligjit. Gogu gjithashtu kërkoi që të mos shtyhej më votimi i rendit të ditës dhe zgjedhjes së sekretarit. Kanë kaluar 12 ditë dhe vendimi i Kuvendit nuk po gjen zbatim. E nisët në shkelje flagrantë edhe sot vazhdoni. Hartuat…
Sllavjanka Petrovska nga LSDM-ja në konferencën e sotme për shtyp ka publikuar letërnjoftimin e Daniella Arsovskës, të lëshuar nga autoritetet bullgare. – Advertisements – “Tashmë kemi njoftuar se në vitin 2011 Arsovska ka marrë nënshtetësinë bullgare, për të cilën ekziston dokument, gjegjësisht vërtetim. Sot po publikojmë një tjetër dokument para opinionit, kjo qytetarë të respektuar është letërnjoftimi i Arsovskës që është lëshuar nga autoritetet bullgare. Shtetësia bullgare, letërnjoftimi bullgar i Arsovskës. Me numër, me datëlindje, nënshkrim, me adresë në qytetin e Petriç, e cila meqë ra fjala është ende e vlefshme. Ky letërnjoftim i Arsovskës është lëshuar më 5 maj…
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, ka nisur hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” në lidhje me helmimin e 500 qytetarëve të këtij qyteti. Helmimi dyshohet se ka ardhur nga uji i pijshëm, pasi ka pasur prezencë të amoniakut. Sipas prokurorisë, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. KOMUNIKATË PËR MEDIAT Në lidhje me ngjarjen e datës 25.10.2021, ku pranë Spitalit “Stefan Gjoni” të qytetit të Krujës janë paraqitur me shenja helmimi një numër…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy persona në rrugën “Osma” në Manastir, përcjell Alsat. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur heroinë. – Advertisements – “Është privuar nga liria V.U. (33) dhe M.K. (31), të dy nga Manastiri, pasi tek ta janë gjetur dhe konfiskuar nëntë paketime të heroinës”, theksojnë nga MPB.
Mjekët në spitalin e Krujës njoftojnë se situata e pacientëve me probleme të helmimit është përmirësuar. Gazetari Andi Shota tha për ‘Balkanweb’ se sipas mjekëve që nga mesdita e kaluar e deri më tani , rreth 150 persona janë paraqitur në spital për mjekim shëndetësor. Ndërsa në total që nga dita e parë , numri i të prekurve shkon në rreth 500 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja të helmimit dhe që janë paraqitur në spital. Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar jo vetëm nga rojet e sigurisë private, por nga edhe policia e rendit të pengojnë gazetaret që…
Ilustrim Prokuroria Themelore Publike njofton se është parashtruar propozim për dënim me para ndaj një banori të Gostivarit, përcjell Alsat. I njëjti akuzohet për shkelje të nenit 205, paragrafi 2 dhe 1 në Kodin Penal. – Advertisements – “I pandehuri nuk ka vepruar sipas rregullores që i është lëshuar nga organit kompetent për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohen te njerëzit. Gjatë kontrollit në fermën e tij në fshatin Ribnicë të Gostivarit, zyrtarë të autorizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup kanë konfirmuar praninë e brucelozës te delet dhe dhitë”, njoftojnë nga Prokuroria.
Lihen në burg shoqëruesit e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau më 28 shtator nënkomisarin Saimir Hoxha. Ndonëse shokët e autorit Armando Marku, 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, si dhe Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar dhe “Përkrahje e autorit të krimit” kishin kërkuar një masë më të butë, Gjykata e Apelit ka vendosur t’i lërë në burg.

