Author: almakos

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se në nëntë muajt e këtij viti në rajonin e tyre janë evidentuar dhe zbardhur gjithsej 197 vepra penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, edhe atë 111 në Tetovë dhe 86 në Gostivar, të cilat janë të dënueshme sipas nenit 206 të Kodit Penal dhe për të cilat parashikohet gjobë ose burgim deri në një vit. – Advertisements – Nga SPB Tetovë thonë se gjithashtu në këtë periudhë janë regjistruar 35 vepra penale (TE) “transmetim i sëmundjes ngjitëse”, për të cilat sipas nenit 205 të Kodit Penal me të cilin parashihet…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publik në faqen e saj të “Facebook” mesazhin e antropologut Përparim Kabo, i cili bën thirrje për vaksinim kundër virusit Covid-19. Kabo ngre disa pyetje të rëndësishme, ku vë theksin te rëndësia e jetës sonë dhe e të afërmve, ndërsa shton se mes hamendjes dhe shkencës, ai beson shkencën. E veçanta është që në kushte të rrezikimit të jetës, ti e kupton sa vlerë ka jeta, pse duhet ta duash atë, çfarë duhet të japësh që ta marrësh pas personin, sa e rëndësishme është jeta jote, po sa e rëndësishme është dhe jeta e tjerëve,…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme informon se në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, (31 tetor), banorët e të gjitha komunave që do të votojnë në raundin e dytë do të mund të tërheqin letërnjoftime edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel. – Advertisements – Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt nga…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme, ndërkohë që një person po procedohet penalisht. Burime zyrtare bënë me dije se në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në lokalin e shtetasit Anesti Ajdhoni, u gjetën dhe u sekuestruan disa chipsa, 1 pajisje elektronike dhe 1 aparat celular në të cilët organizonte lotari të palejuara. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Fier, për…

Lexo më Shumë

Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë vijës bregdetare gjatë ditës së sotme. Por pjesa tjetër e territorit parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të herë pashershme të vranësirave, ku mëtë fokusuara vranësirat do të jenë në zonar tmalore të territorit shqioptar. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius deri ne 23 gradë celcius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, përcjell Alsat. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë 14 deri në 19 gradë Celsius. – Advertisements – Në Shkup do ketë diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë Celsius. Ditëve në vijim vazhdojnë periudhat e motit kryesisht me diell dhe me mëngjese të ftohta. Në disa lugina paradite do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të…

Lexo më Shumë

17:52 | 27 Tetor 2021 Një grup i vogël individësh jashtëzakonisht të pasur mund të ndihmojë në përballimin e urisë në botë me vetëm një pjesë të vlerës së tyre neto, tha drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP). Miliarderët duhet të ndërmarrin një hap përpara vetëm një herë, tha David Beasley për CNN, duke theksuar dy personalitetet më të pasura në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk. “Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do të vdesin nëse nuk i arrijmë. Kjo nuk është e komplikuar“, shtoi ai. Oxfam bëri të ditur…

Lexo më Shumë

Javët e fundit kanë qenë të vështira për gjigantin e medias sociale, Facebook-un, pas një serie zbulimesh të bëra publike nga një sinjalizuese, që tregojnë se kompania e dinte se platforma e saj kryesore po përkeqësonte të gjitha llojet e problemeve sociale në mbarë globin, nga trafikimi i qenieve njerëzore tek dhuna sektare. Zbulimet e reja këtë javë kanë treguar se angazhimi i supozuar i kompanisë për lirinë e shprehjes trajtohet si diçka e parëndësishme, kur qeveri shtypëse, si ajo e Vietnamit, kërkonin që disidentëve t’u mbyllej goja. Ato treguan se Facebook-u e dinte se algoritmet e tij i orientonin…

Lexo më Shumë

Në poizicionimin e demokracisë nuk ka nevojë të lidhet pushteti ekzekutiv me zgjedhjet lokale, pavarësisht nga rezultati, thotë komunikologia Magdalena Mihajllovska në emisionin “Magazina Ekonomike”. Sipas saj, deklarata e tillë e kryeministrit Zaev ka një qëllim, të mobilizojë sa më shumë anëtarë. – Advertisements – “Komunikimi është rezultat i shtrirjes strategjike të partive që e pamë në rrethin e parë dhe tani ai merr një fytyrë krejtësisht të re mes dy raundeve, për të hyrë në finish dhe për të shpëtuar këdo që mundet ose për të marrë sa më shumë vota. .” Deklaratat e tilla të kryeministrit Zaev kanë…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka vendosur në fokus punësimet elektorale në administratën publike. Ai thotë, se në periudhat 2014-2021, janë punësuar afro 100 mijë punonjës në administratë, duke shpenzuar rreth 375 mln euro nga buxheti i shtetit për pagën bazë të tyre. Postimi i Ervin Salianji: Punësimet elektorale në administratën publike në këmbim të votës për Partinë Socialiste Në periudhën 2014 – 2021, Administrata Publike është dyfishuar si pasojë e punësimeve partiake dhe elektorale. Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vitin 2020 në administratën publike kanë qenë të…

Lexo më Shumë

Pastori Akil Pano ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” një formular, që sipas tij, është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve dhe që shkel ligjin mbi kodin e familjes, ku emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2. Lidhur me këtë, pastori Pano denoncon se “Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën”. Denoncimi i plotë: Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje…

Lexo më Shumë

Kabineti qeveritar ka marrë vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë, për të cilën Qeveria e Kosovës kishte lidhur marrëveshje me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, më 16 shtator të këtij viti. – Advertisements – Propozimin për ta formuar këtë komision e bëri ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, tha që ky projekt pritet të kushtoj mbi 150 milionë euro. “Varianti i tunelit është ai që do ta përcaktonte vlerën kryesore, por projekti do të kaloj vlerën mbi 150 milionë euro, por mund të shkoj edhe më…

Lexo më Shumë