Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë vijës bregdetare gjatë ditës së sotme. Por pjesa tjetër e territorit parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të herë pashershme të vranësirave, ku mëtë fokusuara vranësirat do të jenë në zonar tmalore të territorit shqioptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius deri ne 23 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.



