Author: almakos

Gazetarja Teuta Buçi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar qëndrimet e partive politike në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se VMRO-DPMNE nuk pritet të japë mbështetje për kandidatin e BDI-së në Tetovë. “Në rast se VMRO-DPMNE-ja vendos që të mos e mbështesë Bilall Kasamin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, do të bie në kontradiktë me qëndrimet e veta, sepse atëherë i bie që të mbështesë një kandidat të BDI-së. Nuk mendoj se VMRO do t’i japë vota kandidatit të BDI-së në raundin e dytë,” deklaroi Buçi. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Analisti politik Xhenur Iseni sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e cilësuar atë si pjesë të retorikës zgjedhore. “E para, mendoj se është në suaza të retorikës zgjedhore, sepse ende jemi në proces zgjedhor. VMRO-ja ende kandidon me kandidatët e saj në balotazh. Duhet ditur që Hristijan Mickoski ka kongres partiak në dhjetor. Krejt kjo ia vështirëson pak punën me llogaridhënien dhe presionet që po i bëhen nga E Majta e Apasievit me humbjen e 140 mijë votave në krahasim me një vit e gjysmë më parë. Ka rënie të…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë ditën e sotme edhe vajza 6-vjeçare e cila pësoi djegie në trup nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj në Maliq, ku ndërroi jetë nëna dhe vëllai i saj. E mitura Nefeli Hazisllari po trajtohej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë në Shërbimin e Djegie-Plastikës. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen datës 19 tetor, në një lagje të Maliqit, ku një zjarr në banesën e familjes Azizllari i mori jetën nënës, Merjeme Azizllari (40 vjeç) dhe djalit 14-vjeçar, Luka.

Lexo më Shumë

Kërkesës së Ali Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare i është përgjigjur Bilall Kasami, një nga liderët e koalicionit VLEN, njëherit edhe kandidat i këtij koalicioni për Komunën e Tetovës. Kasami tha se Ahmeti është nën presion të rezultateve zgjedhore, ndërsa kërkesa e tij për zgjedhje të parakohshme mund të tërhiqet pas konsultimeve që do t’i ketë me ekipin e tij. BILALL KASAMI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË TETOVËS  “Nuk besoj se duhet marrë shumë seriozisht Ali Ahmetin sepse është nën presion e rezultatit të zgjedhjeve dhe besoj që pas konsultimeve me organet e partisë do të ndrojë qëndrim sepse…

Lexo më Shumë

Në një klimë të tensionuar politike, përplasje mes liderëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka shpërthyer pas deklaratave provokuese të Lumir Abdixhikut, i cili e quajti Xhafer Tahirin “qyqan”. Kjo situatë ka ngjallur reagime të forta dhe ka vënë në pah ndasitë brenda partisë. Abdixhiku, në emisionin Debat Plus, theksoi se marrëveshja e Tahirit me Lëvizjen Vetëvendosje është “e pavlefshme” për LDK-në, duke e minimizuar rëndësinë e saj. Ai e quajti këtë çështje si një nga temat më të parëndësishme për partinë, duke e fokusuar vëmendjen në garat në nëntë komuna të tjera. “Vushtrria nuk është në garë sepse…

Lexo më Shumë

As ditëlindja e vajzës nuk bëri dot bashkë Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia, të cilët i dhanë fund martesës mes tyre këtë vit. Vajza e tyre Geraldina festoi 5-vjetorin e lindjes, por jo me nenën dhe babin  e saj prezent në këtë ditë të shënuar për të. Vetë ish-çifti mbretëror ka zbuluar se ata nuk e kanë festuar së bashku ditëlindjen e së bijës, pasi e kanë uruar të voglën e tyre në rrjetet sociale, ku kanë ndarë edhe foto. Elia ka ndarë momente nga festa e ditëlindjes ku shihet se të pranishëm janë vetëm familja e…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informoi për rekomandimet dhe masat e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik (IShP) në lidhje me situatën aktuale të mbeturinave në Shkup. Rekomandime për qytetarët: Të ruhet higjiena personale (përdorimi i dorezave, maskave, larja e duarve dhe përdorimi i dezinfektuesit për duar pas hedhjes së mbeturinave); Hedhja e mbeturinave të bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme (në kontejnerë, mbeturinat e mëdha në mënyrë të përshtatshme dhe jo brenda kontejnerëve, etj.); Kujdes gjatë trajtimit, ndarjes, grumbullimit dhe hedhjes së mbeturinave; Të mbyllen kapakët e kontejnerëve pas hedhjes së mbeturinave; – Të shmanget kontakti fizik i pambrojtur me mbeturinat; Të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian Shkreli, për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. SPAK njofton se nga përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, ka rezultuar Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës,…

Lexo më Shumë

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Përse të tërhiqem more vëlla, a i dëgjoni, a keni vesh a skini, kush ka fituar, humbësi duhet të tërhiqet, jo fituesi, a i dëshironi dokumentet, shkoni në KSHZ verifikoni dhe nëse verifikuar për 25 vjet një humbje të Ali Ahmetit, atëher hajdeni flasim”. Kështu ka shpërthyer lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në daljen e tij të parë pas zgjedhjeve të 19 tetorit. Me fjalë të forta dhe me ton sfidues Ahmeti koalicionin VLEN e qaujti “Shoqatë të Gazimestanit”, duke thënë se nga humbës ata po porpiqen të dalin fitues. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025. Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka deklaruar se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Po ashtu, institucioni ka urdhëruar njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë. Ky vendim hap rrugën për plotësimin e një vendi vakant në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin procedurat pritet të ndiqen nga Presidenti i Republikës, i…

Lexo më Shumë

GJKKO ka lënë në burg 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili u ekstradua nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit. Ndaj tij ishte caktuar masa sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra të akcizës ose me pezullim të detyrimeve doganore dhe vjedhja, kryer në bashkëpunim. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.10.2025 ka paraqitur…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot pas mbledhjes së partisë për herë të parë pas rrethit të parë të zgjedhjeve, ka dalë në konferencë për shtypë ku ka folur për rezultatet, duke thënë se AKI është fituese e zgjedhjeve e VLEN-i humbëse, raporton SHENJA. Ai përmendi votat për lista këshilltarësh dhe mandatet që kanë fituar AKI dhe VLEN. Gjatë pyetjeve të gazetarëve, Ahmeti i nevozuar u përgjigj se nuk e ka ndërmend të tërhiqet, pasi ai është fitues i zgjedhjeve, duke shtuar se humbësit duhet të tërhiqen. “AKI në këto zgjedhje ka fituar 114.076 vota, me gjithsej 159 këshilltarë. Shoqata…

Lexo më Shumë