Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (23 tetor 2025) janë regjistruar 1.065 shkelje të rregullave të trafikut në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të rregullta të realizuara nga policia. Sipas njoftimit të MPB-së, shumica e shkeljeve, gjithsej 716, lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Përveç tyre, janë shqiptuar edhe masa për: 50 raste të parkimit të gabuar, 82 shoferë pa leje drejtimi, 14 shoferë fillestarë, 16 persona që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 8 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, dhe 2 këmbësorë për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjithashtu,…
Author: almakos
Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës. Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se…
Ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Gjermani Jeta Kozmaqi. Varrimi i të ndjerës do të bëhet të shtunën, më 25 tetor 2025, me namazin e ikindisë (ora 15:30), në varrezat e fshatit Mazgit (afër Tyrbes). Familja Kozmaqi njoftoj se e pamja do të mbahet të dielën, të hënën dhe të martën, në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i Madh, afër Banesave të Arabëve), nga ora 09:00 deri në 17:00.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit R.M., B.M. dhe O.M., të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimi, i regjistruar në vitin 2022, nisi pas tentativës për arratisje të dy të paraburgosurve A.Ç. dhe F.P. nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” në Tiranë. Sipas prokurorisë, ngjarja ndodhi më 8 gusht 2021, rreth orës 15:40, kur të paraburgosurit tentuan të arratiseshin duke përdorur një litar të improvizuar me çarçafë, nga tarraca e godinës “A”. Ata u neutralizuan nga forcat e policisë…
Sot, me fillim nga ora 15:05, në qytetin e Koçanit do të mbahet marshi protestues i 28-të me moton “Për engjëjt”, në mbështetje të familjeve të viktimave të tragjedisë së zjarrit në lokalin “Puls” dhe për kërkesë drejtësie për 63 viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike. Marshi do të nisë nga “Parku i Revolucionit”, do të kalojë përmes qendrës tregtare dhe më pas do të vazhdojë drejt ndërtesave të Administratës së të Ardhurave Publike dhe stacionit të policisë së qytetit. Pjesëmarrësit më pas do të marshojnë drejt rrethrrotullimit pranë urës së dyfishtë, ku është planifikuar një ndalesë e shkurtër dhe bllokadë…
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Refleksi”, i cili çoi në arrestimin e një 37-vjeçari nga Tirana, autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, i arrestuari, V. K., 37 vjeç, qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të Durrësit, thyen xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale, para dhe pajisje elektronike. Më pas, ai përdorte automjetin e tij për të transportuar dhe fshehur sendet e vjedhura. Gjatë operacionit, 37-vjeçari u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte një tjetër automjet.
Shoferi i një autobusi në Kapshticë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se kontrabandonte veshje nga Greqia. Njoftimi: Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Goditet një tjetër rast i kontrabandës. Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi. Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në…
Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në Manzë të Durrësit, pasi një sherri për një kafe kishte qenë i kërkuar në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Perugia. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane një ditë më parë (24 tetor). Vendi i ngjarjes ne Itali, ku ishte i perfshire Flori Paluçi Sipas mediave italiane, Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për ngjarjen e ndodhur më 19 qershor, përpara një bari në zonën e Vernës në Umbertide, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri. Hetimet në Itali kanë sugjeruar se ngjarja ishte e…
Vajza 6-vjeçare që ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT pas zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ka ndërruar jetë këtë të premte. Banesa u përfshi nga tymi disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur nëna, Merjeme Hazisllari dhe vëllai i saj, Luka. Zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar. Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën. 6-vjeçarja ndodhej në gjendje të…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forcës 1-2 ballë.
Thirrja e zv.kryeministres Belinda Balluku nga SPAK ka shkaktuar një valë reagimesh dhe spekulimesh, duke ngritur pyetje të shumta mbi përfshirjen e saj në çështje të rëndësishme korruptive. A është kjo thirrje një hap drejt zbardhjes së skandaleve që kanë tronditur qeverinë shqiptare? Fletë-thirrja e dërguar nga prokurori Dritan Prençi, e cila kërkon që Balluku të paraqitet për t’u marrë në pyetje, ka ngjallur interes të madh. Ajo duhet të shoqërohet me një avokat, një detaj që tregon se statusi i saj është më serioz se herët e tjera. Çfarë informacionesh mund të ketë ajo që e bën të domosdoshme…
Një moment i papritur dhe i tronditshëm ndodhi në emisionin Kojshia Show, ku debati mbi magjinë mori një kthesë të papritur. Çfarë ndodhi kur Labinot Rexha zbuloi një hajmali të gjetur në shtëpinë e tij? Kjo ngjarje ngjalli kuriozitet dhe diskutime të forta në studio. Emisioni, i njohur për temat e tij të ndjeshme, kishte si të ftuar Hoxhë Feim Dragushën, Sheh Bedri Osmanollaj, pastorin Femi Cakolli dhe këngëtarin Labinot Rexha. Çdo njëri prej tyre solli një perspektivë të veçantë mbi temën e magjisë, por asgjë nuk e përgatiti publikun për atë që do të ndodhte më vonë. Labinot Rexha,…

