Rriten shifrat e rasteve me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë identifikuar 631 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe…
Author: almakos
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot në Facebook ka njoftuar se me dorëheqjen e kryeminstrit Zoran Zaev i përfundon mandati gjithë lidershipit. – Advertisements – Duke e falënderuar Zaevin për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, ajo shtoi se mbetet e përkushtuar në luftën për vlerat socialdemokratike. “Gjatë dy viteve e gjysmë, së bashku me kryesinë e partisë, kemi punuar, jemi përkushtuar për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave që kanë të bëjnë me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe statusit ndërkombëtar të vendit”, ka shkruar Carovska në Facebook.
Redjan Krali, kryetari i bashkisë së Kavajës duket se është ndër të parët drejtues lokalë që e ka marrë seriozisht paralajmërimin e bërë nga kryeministri Rama se këshillat bashkiakë nuk do të kalojnë asnjë buxhet të bashkive, nëse nuk parashikohen qartë fondet për pastrimin. Vetë Krali mblodhi në një takim disa nga krerët e bizneseve të qytetit për të trajtuar çështjen e plehrave gjë e cila u be një gangrene kryesisht ne zonën turistike te plazhit por edhe ne qytet. Kraili u kërkoi pronareve te këtyre bizneseve qe te jene te kujdesshëm ne ketë çështje sepse ndikon drejtpërdrejt ne interesat…
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 3 personat e dyshuar si autorë të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaci. Ngjarja ndodhi më 20 tetor në lagjen nr.4, Sarandë. Bëhet fjalë për shtetasit; Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula 39-vjec, Elis Avduli allias Mile Xhafa, 52 vjec dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç. Masa që u vendos ishte e njëjtë me atë që kërkoi Prokurori Ilir Hoxha. Mësohet se tre të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën dhe kanë mbajtur qëndrim mohues bashkë me avokatët e tyre mbrojtës. Këta të fundit kishin ardhur nga Gjirokastra e Tirana pasi…
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi iu ka dhënë një urdhër të prerë drejtuesve të strukturave arsimor në të gjithë vendin për të evidentuar rastet e dhunës te të miturit. Në një mbledhje, Kushi përqendroi theksin tek nevoja urgjente për të shtuar vëmendjen dhe përgjegjshmërinë e çdo punonjësi të fushës së arsimit ndaj rasteve të mundshme të dhunës ndaj të miturve. Në një status në Facebook ministrja është shprehur se: “Nisur nga rastet e fundit të dhunës së ushtruar ndaj të miturve, fokusi i mbledhjes së përjavshme me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Vendore, si dhe Agjencisë…
“Pyetja juaj është qesharake. Pyetja juaj është qesharake. – Ndërsa, përgjigjja juaj nuk është qesharake? -Po! Nuk është qesharake. “Jam mjaft i organizuar, që të mund tu përgjigjem të gjitha nevojave”. – Advertisements – Në deklaratën e parë si kryetarë i ri – i vjetër i komunës Karposh, Stevço Jakimovski i akuzoi gazetarët se janë dërguar nga një qendër e orkestruar. Ndryshe, sot ai në vend të kolltukut të komunës, një pjesë të kohës së punës e kaloi në karriget e gjykatës në procesin që me vite zhvillohet kundër tij dhe pesë personave tjerë. “Si e para, është turp kjo…
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit është diskutuar sot në emisionin “Pikat mbi i” në News24. Analisti Artur Zheji deklaroi se nuk e priste këtë vendim, pasi situatat politike anormale kanë nevojë për refleksion duke sjellë shembuj nga e kaluara. Sipas tij u vulos monopartitizimi. Zheji tha më tej se Shqipëria është një kasolle institucionale. Ndërkohë Drejtori i Informacionit në News24 Robert Rakipllari tha se e priste vendimin për njohjen e 30 qershorit, nisur edhe nga opinioni i Komisionit të Venecias. Ai theksoi se nuk mund të kishte një vendim juridik mbi një çështje politike, duke…
Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan. Nga sa bëhet e ditur, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve K.G., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.11.2021, rreth orës 13:00, në autostradën Tiranë – Elbasan, janë përplasur dy mjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po…
Detaje tronditëse për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak kilometra nga Tirana, ku një vajzë vetëm 6-vjeçe është dhunuar dhe madje dyshohet se është abuzuar seksualisht nga i ati. Gazetarja Anila Ahmataj ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 se vajza është dhunuar vazhdimisht dhe jo vetëm tani në fund nga i ati. Sipas saj, e mitura është dhunuar dhe në dy familje të tjera ku ka jetuar me nënën. “Kur nëna është kthyer nga jeta e vështirë që bëri në Korçë, është strehuar në një familje brenda Tiranës, ku ka kërkuar ndihmën e tyre dhe i…
Kreu i Partisë Liberal-demokratikë Goran Milevski derisa komentoi zhvillimet e fundit deklaroi se aq sa është afër qeveria e re, po aq afër janë edhe zgjedhjet e reja. – Advertisements – “Tani për tani po lakohen ato emra që janë përmendur edhe në opinion, megjithatë duhet të presim. Ka marr shumë kohë kjo çështje prej momentit kur ka ofruar dorëheqje, ja po krijohen situata të reja, në vend të qeverisë së re, mund të fitojmë zgjedhje të reja. Duke pritur kryeminsitrin po presim zgjedhjet e reja”, tha Milevski.
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, bëri me dije një lajm të rëndësishëm për Shqipërinë. Përmes një postimi në “Twitter” ai njoftoi se BE-ja disbursoi sot 90 milionë euro si ndihmë makro-financiare, në kuadër të këstit të dytë për mbështetjen post-Covid. “Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit i programit mbështetës 180 milionë euro për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID-19”.
Ndryshime drastike janë bërë në Ujësjellësin e Vlorës. Gjatë javës që lamë pas janë shkarkuar 30 persona. Këto vendime janë marrë nga drejtuesja e re e institucionit Elona Hodaj, e cila duket se ka nisur një riorganizim të punonjësve në pikat përkatëse në këtë qytet. Gjithashtu duket se këto nuk do të jenë të vetmet ndryshime. Gazetari Enrik Mehmeti tha për “BalkanWeb” se priten ende lëvizje të punonjësve të cilët punojnë në pozicione të ndryshme pa kualifikimin përkatës. Kujtojmë se Elona Hodaj ka disa ditë e zgjedhur në këtë post, ndërsa më herët ishte vetë kryeministri Edi Rama që foli…

