Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, bëri me dije një lajm të rëndësishëm për Shqipërinë. Përmes një postimi në “Twitter” ai njoftoi se BE-ja disbursoi sot 90 milionë euro si ndihmë makro-financiare, në kuadër të këstit të dytë për mbështetjen post-Covid.
“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit i programit mbështetës 180 milionë euro për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID-19”.



