Kreu i Partisë Liberal-demokratikë Goran Milevski derisa komentoi zhvillimet e fundit deklaroi se aq sa është afër qeveria e re, po aq afër janë edhe zgjedhjet e reja.
“Tani për tani po lakohen ato emra që janë përmendur edhe në opinion, megjithatë duhet të presim. Ka marr shumë kohë kjo çështje prej momentit kur ka ofruar dorëheqje, ja po krijohen situata të reja, në vend të qeverisë së re, mund të fitojmë zgjedhje të reja. Duke pritur kryeminsitrin po presim zgjedhjet e reja”, tha Milevski.




