“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Author: almakos
Partitë politike dhe koalicionet në Maqedoninë e Veriut kanë edhe pesë ditë kohë për fushatë dhe promovimin e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash, me qëllim sigurimin e mbështetjes për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gjatë kësaj jave priten gjithashtu vendime rreth koalicioneve për votimet që do të mbahen të dielën, më 2 nëntor. Shkupi, Tetova, Kërçova, Struga, Kumanova janë komunat më te rëndësishme që kanë shkuar ne balotazh. MARKETING
Një gjurmë ADN-je ishte ajo që “zhbllokoi” hetimet dhe çoi te autorët e grabitjes në Luvër, duke rezultuar në arrestimin e dy prej tyre të shtunën në mbrëmje. Sipas BFMTV, duke cituar një burim pranë grupit hetimor, njëri nga dy të dyshuarit u identifikua falë një gjurme ADN-je në vendin e grabitjes. Që kur përfundoi “grabitja e shekullit”, policia mjeko-ligjore ka qenë duke kërkuar në zonë për çdo të dhënë të mundshme. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha të enjten se nga vendi i ngjarjes ishin mbledhur më shumë se 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe gjurmë të tjera. Në muzeun e Luvrit ,…
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. [embedded content] Ende nuk dihen arsyet pse deputeti demokrat është paraqitur në SPAK. Deputeti demokrat ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur. Kujtojmë që edhe më parë, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.
22:25 | 26 Tetor 2025E.HLojërat e xhirove të shpejta kanë rreth një shekull që na bëjnë të provojmë adrenalinën, një boshllëk në stomak dhe ndoshta edhe të ndihemi pak të guximshëm. Matematikania Hannah Fry shpjegon për BBC si zgjidhen materialet për të prodhuar këto lloj trenash sot. “Duhet të gjesh një material që të jetë i lëmuar mjaftueshëm që njerëzit të mos kërcejnë sa andej-këtej, por edhe i fortë e rezistent që të mbajë peshën e këtyre trenave që lëvizin me shpejtësi marramendëse. Një kandidat i mirë për këtë është çeliku.” Me një shufër çeliku të pozicionuar për të mbajtur…
Rritja e pagesave elektronike në ekonomi, përveçse nga turizmi dhe nga zhvillimi i tregut, po nxitet në një masë të madhe edhe nga nismat e institucionit rregullator. Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa nisma që në mënyrë direkte apo indirekte kanë nxitur formalizimin e pagesave dhe kanalizimin e tyre brenda sektorit financiar, me fokus më specifik sidomos kanalet dixhitale. Në vitin 2020, Banka e Shqipërisë vendosi të rregullonte komisionet e transfertave bankare në Lek. Masat e atëhershme parashikonin përjashtimin nga komisionet për transfertat e vogla deri në 20 mijë lekë që kryheshin nëpërmjet kanaleve dixhitale. Sipër kësaj shume, komisionet për…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj flet për atë që e cilëson si aferat korruptive të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Aktualisht Belinda Balluku rezulton person nën hetim nga SPAK. Gazetarja Klodiana Lala, raportoi dy ditë më parë se Prokuroria e Posaçme regjistroi emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Në videon e publikuar nga Berisha, Ahmetaj shprehet se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi ekonomik që Balluku i ka shkaktuar buxhetit të shtetit është…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele (26 tetor), ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës. Sipas arsyetimit të anëtarëve të KAS, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Gjergj Nika, kërkoi që të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, por nuk u regjistrua nga Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se Nika duhej…
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke shpjeguar arsyet që e shtyjnë të garojë në zgjedhjet e pjesshme për drejtimin e kryeqytetit. Binaj do të garojë kundër socialistes Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook, Binaj thekson se vendimi i tij për të garuar lind nga dëshira për t’i siguruar fëmijëve të Tiranës një qytet të shëndetshëm, ku ata të kenë mundësi të krijojnë kujtime dhe jo të përballen me ndërtime. “Shumë veta më pyesin pse po kandidoj. Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Që…
Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, vazhdoi me aktivitete duke vizituar disa objekte banesore në Tetovë. Ai u premtoi qytetarëve të Tetovës se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen me ujin e pijshëm, ndërsa premtoi se edhe do ta ndryshojë mënyrën e përllogaritjes së mbeturinave nga metër katror në kokë banori. “Ne ofrojmë zgjidhje konkrete edhe për pastërtinë e qytetit do të ndryshojmë përllogaritjen dhe faturimin që bëhet ndaj qytetarëve, pasi që nuk ka asnjë logjikë që faturimi të bëhet në bazë të hapësirave. Ne do ta ndryshojmë këtë metodologji dhe i gjithë faturimi i qytetarëve do të…
Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar në Greqi e Zvicër. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në dy raste të ndryshme, nga oficerë policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit, janë arrestuar 2 shqiptarë. Ndaj të parit pritej dënimi nga Gjykata e Apelit për Krime të Maqedonisë Perëndimore, me një dënim me 1 vit burg dhe ndaj të dytit nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Follorinës, me një gjobë prej 1500 eurosh, përkatësisht për shkelje të legjislacionit për të huajt, njoftuan autoritetet zyrtare. Në Janinë,…

