Një ekip prej gjashtë hetuesve nga Shërbimi Kombëtarë për Hetime në Bullgari dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale në Pernik do të vijnë në vendin tonë ku do të merren me procedurën parahetimore për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 45 persona të vendit tonë. – Advertisements – Këtë e bëri të ditur për “24 Orë”, Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorit publik të Bullgarisë. Sipas saj, kjo ka të bëjë me aspektin ndërkombëtar të rastit, me çka prokurorët nga Departamenti Ndërkombëtar pranë Prokurorisë Supreme të Bullgarisë jep mbështetje të plotë dhe koordinim në lidhje me dërgimin e kërkesës për ndihmë…
Author: almakos
Edlira Lici është shkarkuar nga detyra e drejtoreshës së Autoritetit të Aviacionit Ekzekutiv, në mbledhjen e sotme të qeverisë. Në vend të saj, qeveria ka emëruar Maksim Et’hemajn, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të departamentit teknik në Albcontrol.
Qeveria njoftoi se Ministria e Transportit ia ka marrë licencën e punës “Besa Transit”. Në njoftim thuhet se Autobusi nuk është evidentuar në evidentimin elektronik për dhënien e licencave. “Pas dorëzimit të të dhënave zyrtare nga MPB-ja lidhur me autobusin e djegur në pronësi të “Besa Trans”, Ministria e Transportit ka vërtetuar se për të njëjtin nuk është dhënë licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve. “Në përputhje me nenin 12 të ligjit për transportin e udhëtarëve, në mungesë të të dhënave që janë vërtetuar nga Ministria e Transportit dhe me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj vepre tjetër nga ana…
Është përkeqësuar situata e Covid-19 në vendon tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit 10 qytetarë kanë humbur jetën nga 4 që ishin një ditë më parë. Po ashtu është rritur edhe numri i rasteve të reja ku 609 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. COVID-19 Ministria e Shëndetësisë: 3,598 testime, 609 qytetarë të infektuar, 10 humbje jete dhe 642 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në…
Ka nisur me një minutë heshtje për 46 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në fillim të mbledhjes, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi nga anëtarët që në kujtim të viktimave, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare, të mbahet një minutë heshtje. “Me lejen tuaj do të doja të ftoja Këshillin për t’u ngritur në këmbë dhe për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari, pjesa më e madhe bashkatdhetarë tanë”, tha Veliaj. Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë në autostradën e Strumës në Bullgari. Sipas…
Bora Muzhaqi, Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët ka folur nga Korça për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiut. E pyetur se a ka gjetur kohë tanimë për të dhënë një shpjegim për rastin duke qenë se më herët nuk pranoi të prononcohej, ajo i shprehu ngushëllimet familjes duke uruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri. “Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme…
Edhe Tetova është në zi. Tetovarët humbën 6 bashkëqytetarë të tyre në tragjedinë në Bullgari. Ekipi i televizionit Alsat vizitoi sot familjen Beluli nga Tetova që humbën vajzën e tyre, studenten 23 vjeçare Albinën bashkë me të fejuarin e saj, por edhe familjet e tjera, Fejzuli dhe Ahmeti. Ata presin në ankth, lajmet për kthimin e kufomave të të dashurve të tyre nga Bullgaria, por edhe ndonjë informatë shtesë së kur do të ndodh kjo. 23 vjeçarja Albina ishte asistente në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës. Dekani i këtij fakulteti Qebier Avziu në një deklaratë për Alsat, tregoi se…
Gazetar: Ile Petrevski – Advertisements – EMV ka shkarkuar drejtorët e TEC Manastirit dhe TEC Osllomejit. Në vend të drejtorit të TEC Manastirit, Zllatko Kjurçievski, si ushtrues detyre drejtor u emërua Pece Matevski. Ai vjen nga posti i drejtorit të termocentralit. Në TEC Osllomej, ndërkaq, në vend të të shkarkuarit Zlatko Piperkoski, ushtrues i detyrës drejtor është emëruar Stojan Ickoski, i cili ishte drejtor teknik aktual në “Minierat”. Ndërrimi i drejtorëve të kompanive shtetërore energjetike është vendim i Bordit Drejtues të EMV-së. Në njoftimin për publikun nuk sqarohen shkaqet për ndryshimet, megjithatë këto ndryshime kadrovike u paralajmëruan pas defekteve të…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kronikat e zeza shpesh kanë në qendër histori të grave që dhunohen fizikisht e psikologjikisht nga bashkëshortët e tyre apo partnerët. Por pak flitet për anën tjetër të historisë. Jo gjithmonë historia e pretenduar nga femrat është e vërtetë. Për inate apo interesa të ndryshme bashkëshortët e tyre kalojnë muaj në paraburgim derisa e vërteta doli ne dritë. Kjo ishte edhe ajo që ndodhi me Kastriot Demën. Në 29 janar të këtij viti ai u arrestua me bujë si i dyshuar për plagosjen me thikë te bashkëshortes se tij Karlotës. Pas rreth 10 muajsh betejë gjyqësore ai fitoi pafajësinë… Ka…
Mediat e vendit fqinj, kanë publikuar një video 3 D, ku tregohen detaje se si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Në pamjet e publikuara, shihet se si autobusi fillimisht përplaset me bordurën anësore, ndërsa më pas, ndodh një tjetër përplasje në anë tjetër të rrugës. Pikërisht sipas projeksionit, kjo përplasje ka rezultuar fatale, pasi mjeti është përfshirë në flakë duke i marrë jetën kështu dhjetëra pasagjerëve. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku autobusi që po kthehej nga Turqia…
Vetëm komuna e Tetovës ka borxh në vlerë prej 14 milionë euro, kurse bashkë me ndërmarrjet që janë në kompetencë të komunës gjithsej borxhi është 24 milionë euro. – Advertisements – Kështu ka thënë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, në seancën e jashtëzakonshme të këshillit të komunës së Tetovës të mbajtur sot. “Në anën tjetër ndërmarrja komunale ka borxh prej 9.7 milionë euro, ndërmarrja parkingu ka borxh prej 187 mije euro dhe ne total borxhi i komunës se Tetovës bashkë me ndërmarrjet dhe detyrimet ndaj shkollave është 24 milion e 18 mije euro”, informoi Bilall Kasami, kryetar i…

