Author: almakos

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike dhe 4 nënkryetarët e saj i janë përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Berisha. Në një deklaratë të përbashkët ata e kanë konsideruar të padenjë këtë fushatë sulmesh ndaj tyre. Sipas tyre kërkesa  e z. Berisha për dorëheqjen tonë  nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve. REAGIM I PËRBASHKËT I NËNKRYETARËVE DHE SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë…

Lexo më Shumë

45 persona e humbën jetën gjatë djegies së autobusit në Bullgari i cili bartte kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, e me të cilin gjithsej udhëtonin 52 persona. Shifrat u konfirmuan nga autoritetet në Shkup megjithatë emrat e viktimave do të konfirmohen pas identifikimit të plotë të tyre. të mbijetuarit janë dërguar në Spitalin e Sofjes. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2 pas mesnate. Autobusi me udhëtarë duke u kthyer nga Turqia, ka marrë flakë në autostradën “Struma” në perëndim të Bullgarisë, duke shkaktuar një ndër tragjeditë më të mëdha në historinë e vendit. – Advertisements – “Nga 45…

Lexo më Shumë

Automjeti i djegur sot në aksidentin tragjik në Bullgari nuk ka qenë i lajmëruar dhe nuk rezulton në bazën elektronike të Ministrisë së Transportit. Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, ka deklaruar po ashtu se ka filluar puna për marrjen e licencës së punës së kësaj agjencie. “Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa certifikatë licence për automjetin përkatës, në bazë të nenit 12, paragrafi 2, të ligjit të Transportit Rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës së punës. Gjithashtu, Qeveria ka angazhuar inspektoratin e transportit të bëjë inspektime të jashtëzakonshëm të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një intervistë për televizionin Alsat tha se viktimat janë më shumë se 16 viktima, nga ato që ka raportuar Ministria e Brendshme. Sipas Ganiut, shumë prej viktimave jetonin në Çair, por adresat dhe dokumentet i kanë pasur nëpër komuna të tjera edhe pse jetonin në këtë komunë. – Advertisements – “Me dokumente identifikimi që janë rezident në komunën e Çairit janë 16 viktima, por numri është më i madh sepse kemi bashkëqytetarë që jetojnë në Çair por adresat i kanë nëpër komuna të tjera të vendit”- tha Ganiu.

Lexo më Shumë

Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh. Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës. Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij. Ai tregon se pasi ka plasur zjarri në autobus, ka arritur të thyej xhamin anësor të autobusit duke arritur në këtë mënyrë të dalë dhe të tërheq me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e zhvilluar me demokratët në Burrel komentoi situatën e kriminalitetit në vend. Ish-kryeministri theksoi se gjatë periudhës së qeverisjes së PD-së, kishte një luftë të pandalshme kundër korrupsionit. Ai gjithashtu u shpreh se sot SPAK me reformat e tij katastrofale nuk ka çuar asnjë zyrtar pas hekurave. Më tej Berisha theksoi se Partia Demokratike do të kthehet në një parti më të fuqishme, ndërsa shtoi se në 11 dhjetor do të miratohet Kushtetuta e re të Partisë Demokratike që i jep pushtetin dhe fuqinë anëtarësi së PD. “Unë ju garantoj ju se do të ketë…

Lexo më Shumë

Nga brenda spitalit të Sofjas, Alsat sjellë pamjet e para të dy të lënduarve në tragjedinë që ndodhi në mëngjesin e të martes në Bullgari. – Advertisements – Në pamjet shihen të shtrirë një vajzë dhe një djalë, ku vajza me sa duket ka marrë lëndime në dorë. /Alsat

Lexo më Shumë

Arber Cekaj futet në  regjimin e posaçëm ’41-biss’.Cekaj eshte i denuar per trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia ne Durres qe u sekuestruan ne magazinat e Arbri Garden. GJKKO ka dënuar me 21 vite burg vitin e kaluar  por ai do të vuajë 14 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar. Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim, pasi iu sekuestrua sasia më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë prej 180 milionë dollarësh. Pak muaj me…

Lexo më Shumë

Masat që kanë të bëjnë me vaksinimin kundër Covid-19, propozim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, janë shtyrë për seancën e ardhshme qeveritare, kumtuan këtë pasdite nga MSH-ja. Në përputhje me propozim masat, të gjithë të punësuarit në sektorin publik, vetëqeverisjen lokale, të gjithë institucionet  që shkojnë në vend pune duhet të tregojnë vërtetim për të paktën një dozë të vaksinës të pranuar ose të kenë test negativ PCR që do të vlejë të paktën 72 orë, ndërsa do të jetë shpenzim personal. Ata që kanë kaluar virusin do të duhet të tregojnë vërtetim, jo më të…

Lexo më Shumë

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Kështu deklaron Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila bën të ditur se shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqendruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqendruar në stadiumin “Air Albania”. “Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin ‘Air Albania’, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID.Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.Vaksinimi anticovid është i…

Lexo më Shumë

Lulzim Sulejmani nga Lugina e Preshevës dhe Medina Lutfiu nga Kumanova, çifti që i shpëtoi tragjedisë nga autobusi që mori flakë në Bullgari i janë nënshtruar operacioneve në Spitalin e Sofjes. Sipas familjarëve, Lulzimi dhe Medina kanë lëndime trupore, përkatësisht në ekstremitetet e poshtme dhe për momentin ndodhen në sallat e operacionit. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe së shpejti pritet lëshimi i tyre për kurim shtëpiak. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Sipas asaj që raportojnë mediat bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, pasi humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut në aksidentin tragjik në autostradën “Struma”. Lajmin e ka konfirmuar zv/kryeministri bullgar Galab Donev në Varna. Sipas mediave bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Sipas Donev, në këtë mënyrë do të nderohen viktimat e dy tragjedive, aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës dhe zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak.

Lexo më Shumë