Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një intervistë për televizionin Alsat tha se viktimat janë më shumë se 16 viktima, nga ato që ka raportuar Ministria e Brendshme. Sipas Ganiut, shumë prej viktimave jetonin në Çair, por adresat dhe dokumentet i kanë pasur nëpër komuna të tjera edhe pse jetonin në këtë komunë.
– Advertisements –
“Me dokumente identifikimi që janë rezident në komunën e Çairit janë 16 viktima, por numri është më i madh sepse kemi bashkëqytetarë që jetojnë në Çair por adresat i kanë nëpër komuna të tjera të vendit”- tha Ganiu.



