Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 6 shtetas, 4 për ndërtim të paligjshëm, 1 për ndotje të ujërave dhe 1 për ndotje të ajrit. Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatet e Policisë Divjakë dhe Lushnjë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit: Sh. Xh., 63 vjeç, banues në Divjakë; Gj. D., 72 vjeç, banues në Divjakë; H. Sh., 65 vjeç, banues në Divjakë; B. H., 59 vjeç, banues në Lushnjë; Këta shtetas janë kapur duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë…
Author: almakos
https://youtu.be/4c6Tqb9CuVQ Ekskluzivisht në Alsat, sot flet djali i shoferit të autobusit i cili u aksidentua në Bullgari. – Advertisements – Djali i shoferit Kadri Memeti do të tregojë se si e morën lajmin ata, ku edhe babai i tij është njëri nga 44 viktimat që u dogjën brenda autobusit. Alsat sjellë këtë rrëfim ekskluziv me detajet të pa thëna më parë përmes gazetares Evi Shkopi, në lajmet e orës 16:00. Kjo është vetëm një pjesë nga intervista e zhvilluar me djalin e vozitësit, ndërkohë që intervistën e plotë do ta ndiqni në lajmet e orës 16:00. Kujtojmë se në këtë…
Një grua ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në lagjen nr.15 Durrës ku janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Adrian Kerimi – Advertisements – Alsat nga burime brenda policisë mëson ekskluzivisht se në mesin e 44 viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari janë edhe dy nëpunës policorë. Sipas informacioneve të siguruara nga familjarët, bëhet fjalë për Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë. Familjarët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale duke konfirmuar se në mesin e viktimave nga tragjedia e 23 nëntorit janë edhe Mustafoski dhe Ramanoski. Informacionin e kanë konfirmuar edhe burime policore nga ku shtojnë se duhet pritur ekspertiza e autoriteteve bullgare për konfirmim zyrtarë.
Një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët dhe gjithashtu dhe ai vetë. Policia thotë se rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Televizioni Alsat sjell pamjet nga vendi ku para tri ditëve ndodhi aksidenti tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari. Nga ky aksident mbetën të vdekur 44 persona dhe 7 të tjerë të lënduar. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në një konferencë për media prokurorët bullgar konfirmuan se në autobus ishin 52 pasagjerë, se janë gjetur 44 kufoma, 7 persona të mbijetuar, prej të cilëve 4 burra dhe 3 gra që u shtruan në spital për kurim. Megjithatë mbetet enigma e madhe – ku është personi i tetë? – Advertisements –
Mbrëmjen e djeshme (24-nëntor) rreth orës 19:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 50-vjeçarin N.N. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili të njëjtën ditë rreth orës 16 është sjellë në mënyrë agresive ndaj gruas së tij 45-vjeçare, me të cilën nuk ka pasur kurorë dhe ka tentuar që ta hapë me dhunë derën hyrëse të banesës së tyre. – Advertisements – Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tj do të ngritët padi adekuate.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (24.11.2021) ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç ‘rast janë sanksionuar 175 vozitës. Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. – Advertisements – Sipas MPB-së, 76 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 99 jashtë vendbanimeve. Nga ky dikaster njoftojnë…
Lulzim Sulejmani nga Presheva i cili ishte në autobusin e vdekjes me të fejuarën e tij Medina Lutfi (25) nga Kumanova tregon se çfarë ndodhi brenda. ” Të gjithë flinin, por mua s’më merrte gjumi. Shoferi ndaloi, mbushi rezervuarin dhe vazhdoi. Në një moment goma shpërtheu, autobusi u përplas befas në skaj dhe nga pjesa e përparme e autobusit filloi të dilte tym i zi dhe shpërtheu zjarri. Kam kapur shpejt çekiçin që është gjithmonë në autobus dhe theva xhamin e pasmë. Arritëm të dilnim disa”, thotë Lulzimi. Ai shton se nuk do t’i harrojë kurrë fotot e nënave që…
Partia opozitare “Alternativa” ka caktuar seancën e Kryesisë Qendrore për nesër në ora 18:00, e cila është shtyrë për shkak të tri ditëve zie dhe aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 pasagjerë. – Advertisements – Anëtari dhe deputeti “Alternativës” Skender Rexhepi deklaroi për MIA-n se nesër në mbrëmje anëtarët e Kryesisë Qendrore duhet t’i japin orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendosë nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo mbeten pjesë e bllokut opozitar. “Besoj se në një dialog do të përballemi me të gjitha argumentet…
Prej disa javësh, në vendin tonë po qarkullon sëmundja e njohur si “Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD)” e cila ka prekur shumë individë, kryesisht fëmijët por edhe të rritur. Sa i përket kësaj sëmundje, ku shfaqen edhe puçra në trup, mjeku Ilir Alimehmeti tha se për të nuk ka ndonjë mjekim specifik por është një sëmundje e lehtë. Në një intervistë për Euroneës, Alimehmeti këshilloi që nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos e përçojë virusin. “Ky është një virus shumë i njohur, që zakonisht bën një formë infeksioni të lehtë shumë…
Qyteti i Shkupit do të ndaj 2 milion denarë për familjet e viktimave nga aksidenti i para dy ditëve në Bulgari. Me propozim të kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e radhës do të vendos për ndarjen e mjeteve financiare familjarëve të viktimave në shenjë solidariteti dhe në nder të viktimave. – Advertisements – “Qyteti i Shkupit edhe njëherë shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime deri tek familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpjete”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit.

