Televizioni Alsat sjell pamjet nga vendi ku para tri ditëve ndodhi aksidenti tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari. Nga ky aksident mbetën të vdekur 44 persona dhe 7 të tjerë të lënduar. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në një konferencë për media prokurorët bullgar konfirmuan se në autobus ishin 52 pasagjerë, se janë gjetur 44 kufoma, 7 persona të mbijetuar, prej të cilëve 4 burra dhe 3 gra që u shtruan në spital për kurim. Megjithatë mbetet enigma e madhe – ku është personi i tetë?
– Advertisements –



