Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se asnjë nga partitë parlamentare të cilat janë ftuar nga LVV-ja nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje, pavarësisht se rezultati i zgjedhjeve kishte përcaktuar nevojën për koalicion. “Asnjëra nga partitë që i ftuam nuk pranoi të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse votat kishin përcaktuar që duhej koalicion. Dy herë ftuam LDK-në dhe ishim në kontakt me Nismën. LDK refuzoi kategorikisht që qeverinë ta udhëheq unë, as Nisma,” tha Kurti. Sipas tij, po të pranonin ofertën e Vetëvendosjes, këto parti do të mundësonin formimin e një qeverie të re dhe zgjedhjen…
Author: almakos
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve, vizitoi dy ndërmarrjet e rëndësishme lokale, Renova dhe GreenProdukt, për t’u njohur nga afër me investimet, proceset e punës dhe stafin. Kasami vlerësoi kontributin e Renovës në prodhimin e materialeve ndërtimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik që ka nisur që nga vitet ’90, duke e cilësuar si një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë lokale. Ndërkohë, GreenProdukt u përmend si një shembull i industrisë ushqimore lokale, duke ofruar produkte të konservuara dhe përpunim të frutave dhe perimeve që ruajnë cilësinë dhe traditën.…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend për rezultatet e institucionit gjatë vitit 2024 dhe problematikat e hasura. Ai bëri një bilanc të pasurive të sekuestruara nga SPAK, por theksoi se edhe pse ka një përmirësim të luftës kundër korrupsionit, institucionet vetë ende kanë numra të ulëta në referimin e rasteve abuzive. “Mbetet i ulët numri i referimeve nga institucionet publike për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha Dumani mes të tjerash. Më tej ai dha edhe shifrat nga goditja e krimit dhe korrupsionit përgjatë vitit 2024, ku nënvizoi se janë sekuestruar rreth…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), ka ekzekutuar masa sigurie ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se punonjësit e policisë, Hysen Duka, Gëzim Dukadhe Ervin Shimplaku në bashkëpunim me shtetasin me iniciale F.D., i arrestuar më 23 mars 2025, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokaleve në pronësi të tyre për organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjithashtu, një prej efektivëve, Ervin Shimplaku, dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e…
Prindi që gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve të të rinjve Bregallnica dhe Shkupi sulmoi dy futbollistë vendas 15-vjeçarë, është dënuar me 11 muaj burg. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Shtipit dhe njëkohësisht gjyqtar penal, Sashko Georgiev, informoi sot se këshilli gjyqësor penal, i kryesuar nga gjyqtarja Nevena Perica, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Avni Abduli nga Shkupi, për veprën penale “Dhunë” sipas nenit 386, paragrafi 4 i Kodit Penal. Vendimi ende nuk është bërë i formës së prerë, pasi pason afati i ankesës në Gjykatën e Apelit në Shtip. Incidenti ka ndodhur më 24 gusht të këtij viti,…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe zëvendësministri Jovica Andovski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, sot vizituan Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, ku u bë inspektimi i dhomës së re hiperbare. Pajisja është siguruar me mbështetje nga kompania “Zegin”, në kuadër të një projekti të përbashkët me spitalin. “Terapia me oksigjen hiperbarik ndihmon pacientët me plagë kronike dhe plagë që shërohen me vështirësi, si p.sh. këmba diabetike, djegiet, problemet me mikrocirkulacionin dhe indikacione të tjera që trajtohen nga disiplina tjera mjekësore. Shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj kompanisë për përgjegjësinë e saj shoqërore, si dhe ndaj menaxhmentit dhe stafit mjekësor të…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, por nuk dihet ende nëse numri 2 i qeverisë do të paraqitet në SPAK. [embedded content]Burime për gazetaren Klodiana Lala informojnë se Belinda Balluku, të cilës iu është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, s’ka hyrë në ambientet e SPAK dhe se nuk do të paraqitet ditën e sotme. Zv.kryeministri mësohet se ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit. Dhe nnë kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se është takuar me kandidatin e koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami për të biseduar lidhur qëndrimet e fundit të Bilall Kasamit për mbështetjen e kandidatëve në rrethinë e dytë zgjedhor.Mickoski tha se tani më Kasami, ka filluar të dërgoj mesazhet ashtu siç i ngjasojnë një kryetari të një komunë multietnike siç është Tetova.“Po unë jam takuar me Bilall Kasamin dhe mendoj se ai ka filluar të dërgoj ato porosi të vërteta që duhet t’i ngjasojnë një kryetari të Tetovës multietnike”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA.Kjo deklaratë e Mickoski vjen pasi Bilall Kasami në…
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit i dyshuar si vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja, si edhe rojen e sigurisë, Banush Koxhaj, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Në përfundim të seancës, togat e zeza lanë në fuqi masën e caktuar ndaj tyre nga Shkalla e Parë, duke lënë pas hekurave Gjon Shkambin dhe Banush Koxhaj. “Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi: – Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së…
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë një deklaratë befasuese në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë, duke pranuar se Albin Kurti nuk ka votat e nevojshme për të formuar qeverinë e re. Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi stabilitetin e qeverisjes dhe të ardhmen politike të vendit. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Kusari-Lila ka sqaruar se VV-ja aktualisht ka 48 deputetë, ndërsa për të arritur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, i nevojiten edhe 4-5 deputetë të tjerë. Kjo situatë e bën të qartë se Kurti përballet me sfida të mëdha në përpjekjet e tij…
Një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur në Banjskë, ku tensionet janë të larta dhe situata është ende e ndjeshme. Halil Geci, vëllai i Gani Gecit, ka premtuar se do ta çonte moderatorin Sadri Imeri në një reportazh për të zbuluar më shumë rreth sulmit të fundit. Por, çfarë ndodhi gjatë kësaj vizite? Gjatë xhirimeve, moderatorin Sadri Imeri e kishte të qartë se dëshira për të parë nga afër vendin ku ndodhi sulmi ishte e madhe. Ai ishte i interesuar të raportonte për situatën aktuale dhe për të kuptuar më mirë dinamikat e ngjarjeve që kishin ndodhur. Megjithatë, Halil Geci e…

