Nga koalicioni VLEN njoftojnë se përfaqësuesit e koalicionit, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan takim me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun. Nga VLEN thonë se në raundin e dytë t[ zgjedhjeve lokale, do ta mbështesin Sadikun. “Në takim u diskutua për bashkërendimin e mbështetjes së VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si dhe për planet zhvillimore të Studeniçanit dhe mundësitë që hapen për këtë komunë në bashkëpunim me pushtetin qendror.VLEN dhe kandidati Sadiku ndajnë vizionin e përbashkët për zhvillimin e Karshiakës, për investime të reja, përmirësim të infrastrukturës dhe ndërtimin…
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, në datën 31 tetor 2025, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj. Sipas informacionit zyrtar të bërë publik nga institucioni, njoftimi është dërguar më 9 tetor 2025. Gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve më 13 tetor 2025, duke kërkuar marrjen e masave për shoqërimin e Veliajt në seancë. Më pas, në 20 tetor 2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit për pjesëmarrje, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje…
Ministria e Shëndetësisë njofton se është në rritje interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal. Deri tani janë paraqitur 70 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 22 mijë persona në vend. Vaksinimi po zbatohet më 35 mijë pika vaksinimi, prej të cilëve pesë janë në Shkup. Në vaksinimin pa papagaesë janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve në mesin e të cilëve: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në pesë vjet.
Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri – mashtrimin. “Duke u përpjekur të fshehë faktin e hidhur të fitores me votat e VMRO-DPMNE-së në Çair, Tetovë, Strugë, Dibër е kështu me radhë, ata tani shpifin se gjoja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbështetet nga votat e Levicës. I bëjmë me dije opinionit publik se është vetë Hristijan Mickoski ai që hapur i ka kërcënuar liderët e VLEN-it të kenë kujdes në veprimet dhe deklaratat e tyre politike. Madje, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski e…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar që në Komisionin Parlamentar te Medias të zhvillohet një debat dhe dëgjesë publike mbi gjendjen e lirisë së medias në vend, duke marrë si shembull rastin e televizionit News24. Sipas Tabakut, opozita vlerëson se kjo media është përballur me presion politik dhe qeveritar, që sipas saj, ka cënuar pavarësinë e saj. Deputetja demokrate e cilësoi këtë si një sulm të hapur ndaj një media të pavarur, duke theksuar se mbrojtja e lirisë së shprehjes duhet të jetë një prioritet për institucionet. “Opozita kërkon që të kemi një debat dhe diskutim edhe për…
Panorama.al ka siguruar pamjet nga shpërthimi me tritol ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja. Nga pamjet shihet dera e garazhit pranë mjetit ku ndodhi shpërthimi e shkatërruar, si edhe një motor i dëmtuar në tokë. [embedded content] Shpërthimi i lëndës plasëse ndodhur kur Enea Buzukja ndezi automjetin e tij. Blutë informojnë se ai ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën. “Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (28 Tetor) në lagjen “Ndoc Mazi”, ndërsa mjeti…
Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut Erion Veliajt është shtyrë. Shkak i vendimit u bë kërkesa e avokatit Artan Gjermeni, i cili kërkoi kohë që të njihet me aktet. Artan Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e kryebashkiakut. Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 nëntor në orën 09:00. Gjykata vendosi që seancat pasardhëse do të jenë çdo të hënë.
Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e International Medicare shpk e Sante Plus, gjenden mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore, fshehën të ardhurat e nuk paguan taksat. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group. Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të…
Një grua ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:27, në Gjakovë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se viktima femër kosovare kishte rene nga një lartësi. Si pasoje, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Vihet në prangat e policisë 32-vjeçari që përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë. Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj, ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, ku 32-vjeçari me iniciale H.B duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, u përplas me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues 17 vjeçarin, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë. Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Burime për News 24 bëjnë me dije se 17-vjeçari po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se…
Prej sot, Shkupi ka lidhje të drejtpërdrejtë ajrore me Madridin, përmes linjës së re që do të operohet nga kompania me buxhet të ulët “Wizz Air”. Fluturimi i parë do të realizohet pasdite, në orën 16:05, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Me këtë rast, konferencë për media do të mbajnë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski, ambasadori i Spanjës, Rafaell Soriano Ortiz, dhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. Fluturimet nga Shkupi për në Madrid do të realizohen çdo të martë, të premte dhe të shtunë. Po ashtu, nga Aeroporti i Shkupit prej sot rifillojnë edhe fluturimet për në Larnaka, me…

