Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në komunën e Dollnenit ka theksuar se fuqia e bashkimit dhe besimi i qytetarëve po e bëjnë gjithnjë e më të prekshëm vizionin për zhvillimin e kësaj komune. Në takimet e mbajtura me banorët e Dollnenit, Debreshtit dhe Zhitoshës, ai, së bashku me Afrim Gashin dhe Zeqirija Ibrahimin, ndau përkushtimin për qeverisje lokale të bazuar në zhvillim, ndershmëri dhe drejtësi. Mexhiti theksoi se kandidati për kryetar komune, Blerim Islami, përfaqëson “energjinë e re dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me përgjegjësi e transparencë”, duke e cilësuar atë si garancinë e ndryshimit…
Author: almakos
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit sot pasdite u realizua fluturimi i parë direkt për në Madrid. Kompania ajrore “Viz Er” me subvencione nga Qeveria do të fluturojë në këtë linjë tre herë në javë, çdo të martë, të premte dhe të shtunë. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski njoftoi se pas vendosjes së fluturimit direkt nga Shkupi për në Madrid dhe më parë për në Barcelonë, do të ketë më shumë destinacione nga Spanja. Që nga zgjedhja e Qeverisë së re vitin e kaluar deri më sot, siç tha ai, janë hapur 21 linja të reja direkte ajrore, dhe…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Lungomare” në Vlorë. Një i moshuar, i cili ishte në drejtimin e një “Fiat Punto”, ka goditur dy gra këmbësore që po kalonin vizat e bardha. Për pasojë një prej tyre ka përfunduar me lëndime serioze. Në vendin e aksidentit ka mbërritur një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë, por ka shoqëruar për në spital vetëm një prej tyre. Ndërkohë i moshuari ka ndaluar menjëherë dhe është marrë në pyetje nga policia. Hetimet janë ende aktive për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
Panorama online ka arritur të sigurojë foton e autorit 63-vjeçar të vrasjes së një 42-vjeçari pasditen e sotme në lagjen e kalasë së Beratit. Vrasja me thikë ndodhi për motive banale. Kristo Mema, autori, kishte një kalë që e ofronte për xhiro për turistët në Berat. Një ndër vizitorët ishte dhe Keli Hoxha nga Tirana. 42-vjeçari dyshohet se u vra për motive banale për shkak të këtij kali.
Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar paraburgim për Sabahudin Rustemin, ushtrues detyre drejtor në Higjienën Komunale dhe Aki Saitin – përgjegjës i sektorit brenda ndërmarrjes për shkak të rrezikut për ndikim mbi dëshmitarët dhe mundësisë së përsëritjes së veprës “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, sipas nenit 230, paragrafi 1 të Kodit Penal Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhim të Mbeturinave dhe veprimtarinë e tyre bazë për mbledhjen dhe transportin e rregullt të mbeturinave në territorin e Qytetit të Shkupit. PROKURORIA THEMELORE “Duke mos ushtruar mbikëqyrje të plotë mbi procesin e mbledhjes dhe…
Situata politike në Kosovë është duke u tensionuar, me Albin Kurtin që përballet me sfidën e formimit të një qeverie të re. A do të arrijë ai të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të vazhduar në postin e kryeministrit? Deputetët e partisë Vetëvendosje kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend. Kjo seancë do të ketë si pikë të rendit të ditës formimin e qeverisë, një hap i rëndësishëm në këtë moment delikat për vendin. Një nga kërkesat kryesore për Vetëvendosjen është të dëshmojë presidentes Vjosa Osmani se ka mbështetje të mjaftueshme për të…
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë. Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema, alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali,…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Aleanca Kombëtare për Integrim është fituese e zgjedhjeve lokale. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në emisionin “Debat në SHENJA”. Ai tha se ky koalicion ka rikonfirmuar legjitimitetin e saj në të gjitha ciklet e fundit zgjedhore. ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË “Ne për më pak se 1 vit e gjysëm, patëm 3 cikle të ndryshme zgjedhore, zjedhje presidenciale, parlamentare dhe lokale, pra para një jave raundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe në të trija ciklet rikonfirmohet legjitimiteti i AKI-së. Konkretisht, në qofse i shofim rezultatet në rrafshë kombëtar në listat partiake aty ku…
Ka ndërruar jetë kuzhinieri i lokalit, i cili u godit me thikë nga kolegu i tij brenda një lokali në Komunën e Parisit. Indrit Salimllari raportohet se ka ndërruar jetë në spital ku u dërgua me plagë të rënda. Ndërkohë autori i dyshuar i krimit, Filip Shehu, i cili punonte si picier në “City Lounge” është arrestuar nga policia. Sipas burimeve sherret mes tyre ishin të shpeshta, ndërsa autori ka pretenduar se viktima e bullizonte.
Njoftimi: Ushtroi dhunë dhe keqtrajtoi djalin e mitur, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin B.Sh për dy vepra penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.Sh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 124/b prg.1 dhe neni 130/a prg.4 të Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin penal nr.839, të vitit 2025, nisën pasi në datën 12.06.2025, shtetasja E.M. bëri kallëzim ndaj shtetasit B.Sh për dhunën e ushtruar ndaj djalit të tyre, shtetasit të mitur N.Sh. Kjo shtetase…
Kandidati i VLEN-it, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, në një deklaratë për media, ka thënë se Tetova dëshmoi se e vlerëson punën dhe dëshiron që ky zhvillim të vazhdojë edhe më fuqishëm, raporton SHENJA. “Sot jemi në Rrugën e Potokut, ku bashkë me rrugën 134 dhe Prohorpçinski u asfaltuan tërësisht dhe sipas standardeve bashkëkohore. Ndërtuam rrugë të re moderne në gjatësi gati një kilometër, asfaltim i rrugës diku mbi 5.000 m2. Me investim gati 200 mijë euro apo rreth 12 milionë denarë e transformuam këtë lagje pranë çerdhes së Potokut, duke i dhënë pamje evropiane. Të dashur qytetarë të…

