Author: almakos

Në tentativë për të ndalur automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa zvicerane, në kryqëzimin Tremnik afër Negotinës ka goditur dy zyrtarë policorë, njoftojnë MPB. – Advertisements – Punonjësit e policisë, 25 minuta pas mesnatës së mbrëmshme, kanë tentuar të ndalojnë mjetin nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë. Nga MPB ka shtuar se pasi automjeti nuk është ndalur në shenjën e dhënë, ka goditur dy policë, të cilët janë transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar lëndime trupore. Janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë shënuar 263 qytetarë të infektuar me virusin. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 2 qytetarë. Sa i takon të shëruarve në 24 orë ato janë 409. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat…

Lexo më Shumë

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit janë takuar me përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Maqedonisë. – Advertisements – “LSDM është parti e majtë progresive dhe në ideologjinë e saj, në platformën e saj bazë është mbrojtja e të drejtave sociale dhe të drejtave të punëtorëve. Nga aty legjitime janë edhe të gjitha kërkesat që i bëjnë punëtorët, veçanërisht të organizuara përmes sindikatës përfaqësuese, Federata e Sindikatave të Maqedonisë. Se kjo platformë është dëshmi, kjo ideologji që LSDM-ja dhe koalicioni po e zbatojnë në praktikë janë ndryshimet e fundit të Ligjit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili ndodhet që prej orëve të para të mëngjesit në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosa deklaroi se shkak për përmbytjet është dhe një problematikë e trashëguar që nga ndërtimi autostradës Fier-Vlorë nga qeveria Berisha. Sipas Ballës ura në autostradën Fier-Vlorë, e cila është ndërtuar atëherë kur ndërtoheshin rrugët shkel e shko ka dhe ka krijuar një mbyllje të grykëderdhjes së lumit Vjosë dhe natyrshëm duke krijuar mbylljen e grykëderdhjes edhe presioni vjen dhe rritet. “Kemi dhe një problem të trashëguar me…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme dje (11.12.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuar në fushën e trafikut. – Advertisements – “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 masa, nga të cilat 53 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 22 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 20 masa për tejkalim të shpejtësisë, janë shqiptuar 10 masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, 14 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 11 masa për shofer fillestar, 9 për përdorim celularit”, njoftojnë nga MPB. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski – Advertisements – Punëtorët janë mbledhur para godinës së Lidhjes së Sindikatave. Me parulla dhe flamuj në duar, dolën në rrugë për t’u thënë politikanëve se nuk do të heshtin më. Në rrugët e zbrazëta lëvizte i pari automjeti me altoparlant, nga i cili dëgjoheshin këngë revolucionare që kërkonin të drejta dhe liri. Para Kuvendit punëtorët i kanë pritur deputetët me një “UA” të ashpër për, siç thonë ata, qëndrimin injorues. Sindikatat i kanë porositur deputetët që nesër t’i votojnë ndryshimet në Ligjin e punës. “Të revoltuar sot para Kuvendit dhe deputetëve duam t’u themi qartë se…

Lexo më Shumë

Shqipëria ndodhet në një situatë të rënduar të kushteve klimaterike, ku thuajse i gjithë vendi është “mbërthyer” nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Kryeministri Edi Rama, njofton përmes një postimi në rrjete sociale, se Policia e Shtetit është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Ai thotë se të gjithë qytetarët mund të adresohen në numrin 112 në rast nevoje, ose mund ta bëjnë thirrjen përmes telefonit në Komisariatin Dixhital. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Edhe Policia e Shtetit prej ditësh në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.Është përforcuar shërbimi edhe në të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski – Advertisements – Interesimi për investime të huaja në Ohër për ndërtimin e hoteleve dhe objekteve të tjera turistike apo për blerjen e patundshmërive është i madh. Por ekziston një problem për realizimin e kësaj. Fillimisht bëhet fjalë për mungesën e Planeve të Detajuara Urbanistike për lokacionet më atraktive. Sipas agjencive të patundshmërive, shumë klientë të huaj vijnë dhe heqin dorë nga planet për investime kur shohin se ka probleme urbane. “Ne kishim lokacion në Voskë, direkt në liqen, kishim belgë dhe francezë me kontrata të gatshme për ta blerë dhe për të ndërtuar hotel me katër…

Lexo më Shumë

Disa familje janë evakuuar në fshatin Ferras të Fierit për shkak të përmbytjes së banesave nga dalja e lumit Vjosë. Ky është operacioni i shpëtimit të një familjeje në Ferras, ku shihet se si efektivët e policisë së Fierit që ndodhen në terren kanë ndërhyrë në një banesë për të marrë një grua të moshuar që paraqiste edhe probleme shëndetësore. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kuçi policët përveshin pantallonat dhe hyjnë përmes ujit për të marrë gruan, e cila më pas transportohet me furgonin e policisë.

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Reshjet e borës të dy ditëve të fundit,  kanë bërë që Sezoni turistik sivjet në kodër të Diellit të fillojë në kohë dhe me kapacitet të plotë. Trashësia e borës në këtë pikë turistike ka kaluar një metërshin, ndërsa edhe parapërgatitjet për fillim të mbarë të sezonit, janë në përfundim e sipër thotë drejtori i Elem Turs, Adem Avziu.  “Parapërgatitjet për fillimin e sezonit janë në fazën finale. Gjithçka është drejt përfundimit, kemi borë të mjaftueshme, kapacitetet e ski ashensorëve janë në kondicion të rregullt dhe të gjithë të testuar. Me fillimin e sezonit…

Lexo më Shumë

Moti i keq ka mbyllur përkohësisht Rrugën e Arbrit. Policia e Dibrës njofton se për shkak të resjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset. Njoftimi i policisë: Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet…

Lexo më Shumë

Gjorgjija Sajkoski sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së në fjalën hyrëse në kongresin e 17 të rregullt të VMRO-DPMNE-së tha se sytë e Maqedonisë janë kthyer nga VMRO-DPMNE ku shpresohet për ndryshim në një të ardhme më të mirë. Ai shton se nuk duhet të tradhtojnë atë shpresë te njerëzit dhe do ta justifikojnë. – Advertisements – “Sytë e Maqedonisë janë kthyer nga VMRO-DPMNE me shpresën për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë. Nuk duhet ta tradhtojmë atë shpresë te njerëzit dhe do ta justifikojmë. Gjithmonë pritet shumë nga VMRO-DPMNE, por edhe ne japim shumë. VMRO-DPMNE ka 30 vjet…

Lexo më Shumë