Politika gjermane i ndjek me shqetësim protestat, pjesërisht të dhunshme të zhvilluara në fundjavë në disa qytete gjermane kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Sa serioz është rreziku i radikalizimit? Në të gjithë Gjermaninë u zhvilluan në fundjavë protesta kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Jo të gjitha protestat ishin paqësore, e jo të gjitha ishin të lejuara. Ekspertët dhe politika paralajmërojnë për një rrezik radikalizimi. Studiuesi i terrorizmit, Peter Neumann, i cili i ndjek me shqetësim zhvillimet e protestave kundër masave kufizuese dhe vaksinimit dhe shikon aty rrezik potencial për një radikalizim të tyre. Në një intervistë për Bild…
Author: almakos
Lideri i deritanishëm i LSDM-së, Zoran Zaev me porosi deri tek pasardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski. Zaev përmes një postimin në Facebook ka porositur Kovaçevskin se pret nga ai angazhim, përgjegjësi dhe veprim politik progresiv në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – “Pres angazhim, përgjegjësi, qasje të hapur dhe veprim politik progresiv në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në interes të familjes socialdemokrate. Anëtarët e LSDM-së zgjodhën kryetarin e ri të partisë, në zgjedhjet demokratike brenda-partiake. Dimitar Kovaçevskin e përgëzoj dhe i uroj suksese. Urime të gjithë…
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin “Mataro”, e cila kishte si qëllim vrasjen e Preng Palucës. Efektivët kanë mësyrë në apartamentin në përdorim nga Edmir Vlashi, e kanë gjetur atje materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër. Policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka. Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se pistoleta është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se ajo është përdorur në një ngjarje kriminale. Vlen të përmendet që në vazhdën e këtij operacioni janë vënë më herët…
Një tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 06:00 e 48 minuta në pjesët jugore të vendit. – Advertisements – Epiqendra ishte 138 km në jug të Shkupit në Greqinë fqinje, me magnitudë lokale 3.1, sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup.
Territori shqiptar do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat vijnë nga veriu i kontinentit Europian, duke sjellë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë me kthjellimeve dhe vranësira kalimtare të sjellin momente të pakta me reshje dëbore në zonat malore. Temperaturat ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -7 deri në 11 gradë celcius. Era don ë fryjë e fortë në det, duke arritur shpejtësinë km/h nga drejtimi verior –Verilindor, duke sjellë dallgëzim mbi 4 ballë.
Për shkak pengesave teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa energji elektrike sot dhe nesër do të jenë disa komuna të Shkupit. – Advertisements – Pa energji elektrike prej orës 09:00 deri në orën 10:00 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese nga rruga “Gjrogji Abaxhiev” dhe një pjesë nga rruga “Boro Petrushevski” në Komunën Qendër.Ndërprerje të energjisë elektrike nesër prej orës 08:30 deri në ora 15:30 do të kenë shfrytëzuesit nga bulevardi “ASNOM” ndërtesat me numër 44, 48, 50 dhe 54 në Komunën e Aerodromit. Në periudhën prej orës 09:30 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të…
Lideri i sapozgjedhur i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, falënderoi të gjithë ata që votuan në zgjedhjet e sotme dhe përgëzoi kundërshtarët e tij për pjesëmarrjen në zgjedhje, shkruan Alsat. – Advertisements – Siç tha ai, programet e tyre zgjedhore do të jenë pjesë e strategjisë së re të partisë. “Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës,” tha Kovaçevski./ Alsat.mk
Dimitar Kovaçevski është zgjedhur paasardhësi i Zoran Zaevit në pozitën e kryetarit të LSDM-së pas zgjedhjeve të sotme të dyta brendapartiake. – Advertisements – Këtë e tregojnë të dhënat nga votimet në gjithsej 193 vendvotime. Kovaçevski ka pasur një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski. Të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme të parakohshme brendapartiake në LSDM e kanë shfrytëzuar 43.469 anëtarë. Votimi ka përfunduar në orën 19.00.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmbytjeve ka patur në shkollat e disa zonave të caktuara. Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës Statusi i plotë i Ministres Kushi: Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve…
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për shkarkimin e anëtarëve të kryesisë së PD disa sekretarëve dhe kryetarit të Këshillit, Edi Paloka. Gazetari Osman Stafa raporton se nga 257 fletë votimi gjithsej, 251 kanë votuar pro vendimit të kryesisë, 4 vota kanë qenë kundër, ndërsa 2 janë shpallur si të pavlefshme. Të shkarkuarit janë: Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka Anëtarët e kryesisë: Flamur Noka Aldo Bumçi Gent Strazimiri Albana Vokshi Oerd Bylybashi Si dhe sekretarët: Ervin Minarolli Ivi Kaso Belind Kelliçi Ledina Mandia Këshilli Kombëtar, e cilësoi pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga ish-kryeministri Sali…
Hristijan Mickoski u rizgjodh sërish në krye të partisë VMRO-DPMNE, shkruan Alsat. – Advertisements – Kandidatura e tij u mbështet nga 489 nga 493 delegatë. Mickoski ishte i vetmi kandidat për kryetar të partisë opozitare. Në kongresin e sotëm u prezantua doktrina apo platforma e re e partisë, ndërsa në fjalimin e tij pak para fillimit të kongresit, Mickoski tha se partia për një kohë të shkurtër do të qëndrojë në opozitë dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare./ Alsat.mk
Reshjet e dendura të dëborës dhe era e fortë kanë krijuar bllokime në disa prej akseve rrugore në zonën e Gollobordës, ku 10 fshatra janë izoluar. Që prej ditës së premte në këtë zonë nuk ka qarkulluar asnjë lloj automjeti, pasi në disa vende trashësia e dëborës shkon mbi 1 metër. I bllokuar është dhe aksi rrugor nacional Librazhd-Bulqizë. E njëjtë është edhe situata në aksin rrugor Sterblev-Klenjë-Shupenz, ku trashësia e dëborës arrin në 50 centimetra. Banorët kërkojnë nga instancat shtetërore zhbllokim të rrugëve.

