Author: almakos

2 të rinj kanë rënë në pranga dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia e Tiranës bën me dije se në rrugën “Sali Nivica”, janë arrestuar në flagrancë shtetasi M. Sh., 28 vjeç, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene, thjeshtra e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Hysko, 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

Lexo më Shumë

Lista e emrave për falje të të dënuarve është tërhequr me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë dhe pritet të dërgohet sërish në Kabinetin e Presidentit, tha kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, shkruan Alsat. – Advertisements – Siç tha ai, komisioni i faljes do të mblidhet për rreth një javë pas marrjes së versionit përfundimtar. “Vetëm prej tyre varet se kur do ta kthejnë tek ne, do ta dërgojnë për të rishikuar dhe kur ta pranojmë shumë shpejt pastaj do ta caktojmë komisionin për falje”, tha Pendarovski.

Lexo më Shumë

Një automjet tip “mazda”, totalish I shkrumbuar është gjetur gjatë orëve të natës në zonën e Darëzezës në Fier. Gazetari Ervis Kuçi bën me dije se dyshohet që makina është përdorur për atentatin e ndodhur në Vlorë pak dite më parë.  Veprimet janë duke u kryer nga policia e Fierit dhe ajo e Vlorës në bashkëpunim me njëra tjetrën.

Lexo më Shumë

Vjollca Aliti – Advertisements – Ka vazhduar dhe këtë javë trendi i rënies së numrit të të infektuarve me Kovid19 në vend. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik njofton se nga data 13-19 dhjetor janë regjistruar 1,922 raste të reja pozitive që është një rënie prej 8 % krahasuar me javën paraprake. Janë shëruar 1963 persona të cilët kanë qenë në hospitalizim apo në kurim shtëpiak. Por rastet e vdekjeve mbeten të larta.  “Janë regjistruar 66 viktima nga Kovid, në 22 qytete të vendit gjatë javës së shkuar. Numri i personave që kanë ndërruar jetë mbetet i pa ndryshuar…

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha të njohë vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike. Gjatë një konferencë për mediat Basha, tha se detyra e PD është mbrojtja e njerëzve nga korrupsioni i qeverisë Rama, ndërsa shtoi se PD do të vijojë luftën deri në vendosjen para “Dje pamë një non-grata përpara Kryeministrisë dhe një që pritet të shpallet non-grata  që nuk kishte marrë as masat më të vogla të sigurisë që janë në sintoni me njëri-tjetrin. Dua ti bëj thirrje Berishës, ish-deputetit të PD dhe pas asnjë funksion, të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të…

Lexo më Shumë

Eurokomisioneri për zgjerim Oliver Varheji u bë pjesë e forumit në kuadër të Ballkanit të hapur për të treguar mbështetjen e Komisionit Evropian për nismën. Ai, nëpërmjet lidhjes “online” tha se deri sa Procesi i Berlinit dhe tregu i përbashkët ka mbetur pezull, kjo nismë është zëvendësim që çon vendet përpara. Varheji tha se bashkëpunimit duhet t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, shkruan Alsat. – Advertisements – “Ne mendojmë që në bazë të vlerave të BE-së, çdo bashkëpunim rajonal, jo vetëm që është i mirëpritur, por edhe është në të mirë të të dyja palëve që do të…

Lexo më Shumë

Ka ndodhur kur kam qënë në klasën e shtatë. Isha 13-14 vjeç, ende fëmijë. Kishim shfaqje për mësuesit se ishte 7 mars. Do e jepnim tek palestra mbushur plot karrike. Edhe për nxënësit, kush dëshironte. Një ditë para zysha na tha se ne, çunat, duhej të vinim veshur me këmishë. Unë merrja ftesë në çdo shfaqje për recitim. Isha logjik dhe përcillja emocione, më thoshin. I thashë mamasë se duhej të vishja këmishë. -Po ku ke këmishë ti,o djalkë i bukur! Vetëm tuta, që kur ke lindur, -qeshi ajo. -Jepi këmishën time najlon, -tha babai. M’u ngroh zemra se ajo…

Lexo më Shumë

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi Ambasadorin e Republikës së Çekisë në vendin tonë, njëkohësisht edhe Dekanin e Trupit Diplomatik, Jaroslav Ludva me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”. Titulli u dha me motivacionin; “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të çmuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për mbështetjen e procesit të integrimit evropian të vendit tonë si dhe për angazhimin e tij në çështje të rëndësishme civile, në ndihmë të komunitetit dhe institucioneve shqiptare”. FJALA E METES “Të nderuar miq,Të nderuar ambasadorë,I dashur ambasador Ludva! Është kënaqësi e veçantë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur sot në Tiranë për marrëdhënien e Beogradit me Prishtinën zyrtare. Ai tha se tashmë dihet qëndrimi i Serbisë për këtë çështje, ndërsa shtoi se Kosova është e lirë që të marrë pjesë në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Mes të tjerash ai tha se do donte që të fitonte ça pikë si nacionalist në Serbi, meqë tre muaj më pas janë zgjedhjet, por vendosi që të mbante një gjuhë neutrale. Sipas tij, me rëndësi është vendosja e urave të komunikimit. “Besoj se ne jemi përgjigjur këtë për raste të ndryshme. Zgjedhjet do të zhvillohen…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut dhe Turqia, si aleatë të NATO-s, ndajnë të njëjtat pikëpamje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, konstatuan në takimin e sotëm në Shkup presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit të madh kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop. – Advertisements – Në takim, sipas kabinetit të Pendarovskit, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, dhe u vlerësua se ato po zhvillohen në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional, përmes bashkëpunimit në të gjitha fusha me interes të ndërsjellë dhepërmes realizimit të takimeve në…

Lexo më Shumë

Presidenti Aleksadër Vuçiç teksa është pyetur nga gazetarët në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, ku iu kërkua që të përgjigjej në shqip, kreu i shtetit serb tha se nuk flet gjuhën shqipe. Pyetje: Serbia ka hapur 4 kapitujt. Mali i Zi ka publikuar metodologjinë e re. Maqedonia dhe Shqipëria presin ende për shkak të dështimit të BE që të çelë negociatat. A mendoni se shpejtësitë e ndryshme të integrimit do të kenë efekt në këto nisma kontruktiv? Vuçiç: Doni në anglisht apo në serbisht?Gazetari: Në shqip. Vuçiç: Për fat të keq nuk flas dot shqip, më duhet…

Lexo më Shumë