Author: almakos

Një ditë pasi anëtarë të Komisionit të Rithemelimit te PD të udhëhequr nga Sali Berisha shqyen me forcë derën e sallës së mbledhjeve në selinë demokratike për të hyrë brenda e dhënë deklaratë, në selinë blu janë marrë më shumë masa për sigurinë. Në ambientet e jashtme të godinës vihet re shtimi i kamerave të sigurisë. Nga një vëzhgim i News 24 duket se në çdo cep të godinës, kryesisht në hyrje mund të numërosh më shumë se 8 kamera. Një ditë më parë, Sali Berisha deklaroi se do zbatonte me përpikmëri vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit duke nisur…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka vendosur që Sasho Mijallkovin ta obligojë me paraqitje, ndërsa i është konfiskuar edhe pasaporta, shkruan Alsat. – Advertisements – Kjo nënkupton që Mijallkov nuk do të qëndrojë as në arrest shtëpiak. Garancia e vetme për sigurinë e tij është ajo financiare prej 11 milionë eurove. Kujtojmë se ish-kreu i UBK-së, Sasho Mijalkov, ka ofruar garanci financiare prej mbi 11 milionë euro për uljen e masës së kujdesit nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Alsat merr vesh se Gjykata e Apelit ka pranuar garancinë. Ankesa e Prokurorisë Publike kundër vendimit të Apelit për ndryshimin e masës së sigurimit…

Lexo më Shumë

Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, ka tentuar arratisjen nga spitali i burgut në QSUT, por është parandaluar nga grupi i sigurisë, pasi kishte arritur të priste katër hekura të dritares. Por kush është 39-vjeçari Bledar Selmanaj?Ai rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi vite më parë është akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet. Ndërkohë, ai u arrestua pak kohë më parë në zonën e Bllokut, në Tiranë, për vrasjen e 25-vjeçarit Bullari, me të cilin rezultoi…

Lexo më Shumë

Është parandaluar arratisja e një të dënuari nga spitali i burgut në QSUT. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari. Siç mëson gazetarja Lala, Selmanaj është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin e burgut në QSUT, për t’u kuruar, pasi ka tentuar dy herë vetëvrasjen në Burgun e Peqinit. Me t’u sjellë në spitalin e burgjeve, ai ka dëmtuar shufrat e dritareve me hekur, duke prerë katër prej tyre, por është konstatuar nga grupi i sigurisë, të cilët kanë parandaluar arratisjen e tij.

Lexo më Shumë

Kryetarja Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me rektorët e Universiteteve. Gjatë këtij takimi Nikolla u shpreh se ka ende nevojë për të zgjeruar bashkëpunimin, ndërsa shtoi se idetë apo marrëveshjet e parashtruara nga rektorët nuk duhet të mbeten në letër. “Unë ju falënderoj dhe ju premtoj që nuk do të jetë një takim një herë në vit, por mund ta bëjmë me shpesh, me një kalendar më të detajuar sepse marrëveshjet nuk duhet të mbeten në letër, por duhen aplikuar”, tha më tej Nikolla. Ndërkohë Rektorët e Universiteteve janë shprehur se bashkëpunimi është shumë i domosdoshëm dhe se…

Lexo më Shumë

Politikania ruse Ana Tereshkova ka dashur të inkurajojë bashkëqytetarët e saj që të forcohen duke u hedhur gjysmë të zhveshur në dëborë. Por veprimi i saj u prit keq, pasi rusët e akuzuan atë për turpërimin e qytetit të saj. Tereshkova është filmuar duke performuar “engjëjt e borës” me bikini në Novosibirsk të Rusisë, në temperaturën -20 gradë. Pamje kur ajo shfaqet vetëm me bikini në borë…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit mjet. Rreth orës 11:15, në Fllakë Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Deputetët e partisë “E Majta”, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku do të mbaj fjalim presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. – Advertisements – “Njoftojmë opinionin se dy deputetët e partisë politike “E Majta”, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, nuk do të marrin pjesë në seancën e 56 të Kuvendit, të cilën është planifikuar fjalimi vjetor tradicional i presidentit të shteti, Stevo Pendarovski”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga “E Majta”.

Lexo më Shumë

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet me lëndë narkotike. Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Aulon Ilia (Aliaj), banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në sediljen e pasme ndodhej një çantë ku brenda saj kishte një pako me kanabisi. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:35 minuta në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, policia në Gostivar ka privuar nga liria 49 vjeçarin B.A. nga Gostivari. – Advertisements – Gjatë bastisjen në hapësirë ndihmëse të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 1600 lloje të petardëve dhe mjete të tjera piroteknike. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedura të mëtejme.

Lexo më Shumë

Është arrestuar 37-vjeçari A.N., i cili i grabiti me dhunë çantën personale shtetases M.M., në të cilën kishte 35000 lekë dhe dy karta krediti. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.8 në Korçë. Uniformat blu bëjnë me dije se 37-vjeçari ka qenë i dënuar më parë vjedhje. Nderkohe materialet i kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë. Informacion-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 8, Korçë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (21.12.2022) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë ka shqiptuar 271 gjoba për tejkalim të shpejtësisë. Sipas njoftimit të MPB-së 4 makina kanë lëvizur me shpejtësi për 50 kilometra në orë më të lartë se e lejuara. Ndërkohë 119vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, derisa 152 jashtë vendbanimeve. – Advertisements – Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut.

Lexo më Shumë