Republika e Maqedonisë së Veriut nuk konsiderohet më një “zonë e rrezikut Covid” në Republikën Federale të Gjermanisë. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut iu lejohet hyrja e pakufizuar në Gjermani. – Advertisements – Megjithatë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, të gjithë personat mbi 12 vjeç që mbërrijnë në Gjermani, pavarësisht nga lloji i transportit, do të duhet ende të paraqesin një certifikatë të testit negativ ose një certifikatë Covid-19 ose një certifikatë të plotë vaksinimi. “Sipas vendimit të fundit të Republikës së Greqisë, të gjithë udhëtarët mbi pesë vjeç në…
Author: almakos
Gjatë aksionit të sotëm policorë në Kumanovë janë arrestuar 10 persona, dhe atë: B.A. (35), M.A. (40), I.A. (45), I.F. (47), A.A. (43), të gjithë nga Kumanova, A.Zh. (53), T.T. (54), D.K.Sh. (43), Xh.Sh (36) nga Shkupi dhe L.L (36) nga Tetova. Mes të arrestuarve janë edhe tre policë dhe 5 doganier. – Advertisements – Nëntë nga të arrestuarit dyshohen për veprën penale “kontrabandë” nga neni 278, ndërsa tre prej tyre për veprën “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope” nga neni 215 i Kodit Penal, ndërsa tek i arrestuari A.A. u gjet dhe sekuestrua një sasi e…
Ish drejtori i ndërmarrjeve “Parqet dhe Gjelbërimi”, Ardijan Muça, siç mëson Alsat pritet të emërohet në postin e drejtoritë të Agjencisë së Punësimit. Në këtë pozicion Muça pritet të zëvendësoj drejtorin Abdush Demirin, e Lëvizjes Besa. Ndërkohë, Armend Fazliu pritet të emërohet drejtor ekonomik në spitalin klinik të Tetovës. Sa i përket drejtorëve tjetër në kuadër të Qytetit të Shkupit, ku funksionojnë gjithsej 8 ndërmarrje publike, 8 ndërmarrje kulturore publike dhe 22 shkolla të mesme, për momentin ushtrues detyre drejtorë janë emëruar në ndërmarrjet NQP- Shkup, Drisla, Laika, Parqet dhe Gjelbërimi dhe Rrugët dhe Rrugicat dhe në Kopshtin zoologjik-Shkup./Alsat.mk -…
680 kg hashash dhe marijuanë janë sekuestruar nga policia, pas një operacioni të zhvilluar dy ditët e fundit nga Policia e Financave të Aleksandrisë. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga dy shqiptarë dhe dy shtetas maqedonas. Ndërkohë bëhet me dije se gjatë ndërhyrjes nga policia nuk ka pasur rezistencë . Ndërsa droga ishte e fshehur brenda rimorkios së kamionit e mbuluar me copa druri, që drejtohej nga dy shtetas maqedonas. Më tej u gjetën edhe 80 kg brenda njërës prej makinave me të cilën dy shqiptarët kishin shkuar për të bërë transportimin e lëndës narkotike, Sakaq…
Takimi i tre liderëve në kuadër të nismës “Open Balkan”, kryeministrit Edi Rama, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq po mbahet kësaj radhe në Tiranë, ku pritet të nënshkruhen pesë marrëveshje. – Advertisements – Bashkimi Evropian i dha një përgjigje ish-kreut të PD-së, Sali Berisha me protestën e mbajtur një ditë më parë para Kryeministrisë kundër “Ballkanit të Hapur”, me pjesëmarrjen e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi online në samit. Varhelyi iu përgjigj pyetjes së Ramës për Open Balkan duke thënë se BE mbështet çdo bashkëpunim rajonal por ftoi 3 shtetet…
Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Open Balkan që po mbahet në Tiranë, shprehu mbështetjen ndaj kësaj nisme dhe ftoi tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e kësaj nisme. Përmes një lidhjeje virtuale me Samitin e tiranës, Varhelyi inkurajoi liderët e tre vendeve të vijojnë planin për krijimin e tregut të përbashkët rajonal pasi në këtë mënyrë do të rritet me 1/3 Prodhimi i Brendshëm Bruto i rajonit. “Është e lehtë të jesh mik i Ballkanit kur je prej andej, unë jam nga Hungaria, kjo më jep…
Policia është duke zbatuar aksionin kundër trafikantëve të lëndëve narkotike, përkatësisht amfetaminit që u kap muaj më parë. Jo zyrtarisht të arrestuar ka disa trafikantë dhe doganierë. Përveç në Kumanovë, mësohet se aksion po zhvillohet edhe në Shkup. Burime të Alsat nga grupi hetimorë informojnë se aksioni bazohet në sasinë e amfetaminës së sekuestruar muaj më parë e cila kishte hyrë përmes Aeroportit Ndërkombëtarë të Shkupit. Aksionin e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme.
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pari që ka hapur fjalën në takimin e sotëm në kuadër të Open Balkan.Që në nisje të fjalës së tij, në krah të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama ftoi Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën që të jenë pjesë e kësaj aspirate. “I dashur Aleksandër, i dashur Zoran, të dashur miq të rajonit, është kënaqësi e vërtet që t’ju urojë mirëseardhje në Tiranë sot. jam i kënaqur t’ju them se sot është një moment kyç i procesit tonë, pasi marrëveshjet që do të nënshkruhen, do të…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsejtë 105 gjoba v etëm në territorin e Shkupit, dhe atë: 27 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 37 gjoba të tjera për parkim të parregullt. – Advertisements – Nga MPB-ja apelojnë për respektim të rregullave në trafik, me çka edhe do të rritet siguria në komunikacion.
Në lagjen e Trimave në Kumanovë, njësia speciale e policisë së Maqedonisë së Veriut, po zhvillon një aksion të madh policor. – Advertisements – Jozyrtarisht, Alsat mëson se bëhet fjalë pë lëndë narkotike, derisa në pamjet që ka siguruar Alsat, policia kanë rrethuar një shtëpi nga të gjitha anët./Alsat.mk
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në Shqipëri gjatë paradites alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes herë pas here vranësirat do të shtohen, por nuk do të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6 deri në 11 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në det dallgëzim mbi 5 ballë.
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Shentop sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çrrastë do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – Pas ceremonisë të pritjes solemne me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake para shtëpisë ligjdhënëse Shentopi do të ketë takim me nikoqirin e tij Talat Xhaferin dhe do të nënshkruhet në Librin e Përshtypjeve. Më pas do të mbaj fjalim para deputetëve të kuvendit. Gjatë ditës pritet të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski.

