Author: almakos

Një tavolinë shahu i ndan në mes. Rama dhe Vuçiç të ulur përballë njëri tjetrit, ndërsa Zoran Zaev dhe zëvendësi i tij, Dimitar Kovaçevski, ndodhen mes tyre. Kjo është ajo çka shihet në pamje të jashtme nga takimi mes tre liderve në kuadër të takimit të Ballkanit të Hapur. – Advertisements – Në fotot e publikuara në profilin e Zoran Zaevit shihet se tre liderët janë të buzëqeshur. Ndërsa, Zaevi nëpërmjet shkrimit të tij në Facebook, takimin e fundit të këtij formati si kryeministër, e ka vlerësuar si “tregues të vullnetit politik”, i cili siç shkruan ai, “dëshmoi se shpejt…

Lexo më Shumë

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sauk. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit. Dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo më Shumë

Mediat në Serbi e kanë cilësuar situatën e paparashikueshme në Tiranë, ku u mbajt një protestë e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mediat atje, kanë shkruar për djegien e flamurit serb nga ana e protestuesve. Ata hapen me titullin: “Horror në Tiranë, ekstremistët shqiptarë djegin flamurin serb”, ndërsa në një tjetër titull thuhet: “Egërsirat në Tiranë: Protestuesit djegin flamurin serb”. Mediat po ashtu, janë ndalur dhe në momentin kur një i ri, teksa përpiqej të hiqte flamurin serb nga një shtyllë elektrike, bie në tokë. Sakaq, mediat në fjalë, thonë se burime të afërta të tyre, thonë se protesta është…

Lexo më Shumë

Flutura Açka ka marrë çmimin kombëtar të letërsisë për prozën më të mirë me “Birin”, një vepër kushtuar dhimbjes së nënës për fëmijën e humbur, e përtej kësaj, një libër që nxit forcën tek ata që janë përballur me vdekjen duke na mësuar, të rinisim jetën, pa harruar për asnjë çast të ikurit e shtrenjtë. Për të tërhequr çmimin për Açkën e pranishme ishte Rezarta Reçi e cila tha se “Açka na mëson forcën e humbjes dhe të dashurisë”, ndërsa për ministren Margariti, libri “Biri”, “është një rrëfim i epërm për raportin nënë-bir dhe kujtimet”. Juria e kryesuar nga akademiku…

Lexo më Shumë

Kjo e hënë shënoi një protestë të thërritur nga Grupi i Rithemelimit të PD, një strukturë e ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Protesta u mbajt para kryeministrisë dhe qëllimi i saj ishte shprehja kundër e ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismës Ballkani i Hapur. Në podiumin e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mbajtën fjalën një sërë anëtarë të Grupit të Rithemelimit. Mesazhi kryesor i tyre ishte vendosja e demokracisë në vend dhe shprehja kundër e Ballkanit të Hapur, si një nismë që synon të rikthejë “fantazmë” e ish-Jugosllavisë. Në mesin e të pranishmëve, ishte…

Lexo më Shumë

Fatlume Dervishi – Advertisements – Deri sa liderët e vendeve anëtare të nismës “Ballkani i hapur” u mblodhën në Elbasan për darkën e punës, në Tiranë u protestua kundër tyre. Protesta u thirr nga ish kryeministri Sali Berisha i cili beson se kjo iniciativë destabilizon rajonin, fuqizon Serbinë. Ballkani i hapur dhe të gjitha marrëveshjet e tij do të hidhen poshtë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet, tha Berisha. Protesta filloi nga zyrat e PD-së dhe vazhdoi para kryeministrisë në kryeqytetin shqiptar. Disa nga protestuesit i vunë zjarrin flamurit të Serbisë  “Është projekti me të cilin Vuçiq dhe Edi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2,506 testime kanë rezultuar 120 qytetarë të infektuar. Ndërkohë numri i vdekjeve mbetet i lartë. Në 24 orë janë shënuar 6 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me…

Lexo më Shumë

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Bashkinë Dibër, duke i kushtuar vëmendje çështjeve që lidhen me prokurimet publike, menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm, të ardhurat dhe buxhetin, si dhe pasqyrat financiare për vitet 2018-2020. Nga auditimi i ushtruar u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Blerje artikuj ushqimorë për nevojat e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Dibër për vitin 2018”, të cilat përmes veprimeve të kryera bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Gjithashtu janë…

Lexo më Shumë

Mefail Ismaili – Advertisements – VMRO DPMNE-ja akuzon pushtetin se po përgatit krim i cili kushton rreth 20 milion euro, shkruan Alsat. Sipas zëdhënësit të partisë së Mickoskit Dimçe Arsovski, Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar dëshiron të shesë Shoqërinë Aksionare “Sllavija”, për 218 000 euro, edhe pse vlera e saj sipas, vlerësimeve të VMRO-DPMNE-së është mbi 20 milion euro. Arsovski, thotë se pushteti aktual fillimisht e ka nënvlerësuar SH.A. “Sllavija”, duke ia ulur çmimin e aksioneve, ndërsa e shet atë pa i bërë vlerësim të ri.  “Paramendoni pronë, firmë, objekte të cilat vlejnë më shumë se 20 milion…

Lexo më Shumë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen dhe vajzën e tij të mitur. Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëjetueses së tij, shtetases M. Ll., si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes. Materialet në ngarkim të shtetasit A. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski – Advertisements – Nëse vetëm paga minimale rritet deri në 18 mijë denarë, dhe sipas ligjit nuk respektohen pagat tjera, do të ketë kaos në sektorin publik, shkruan Alsat. Sindikatat e akuzojnë pushtetin, se kur e ka rritur pagën minimale fillimisht në 12, pastaj në 15 mijë denarë, nuk i ka rritur edhe pagat tjera, dhe sipas ligjit është dashur ta bëjë brenda gjashtë muajve.  Për shkak të mosrespektimit të Ligjit për Harmonizimin e Pagave, revolta te administratorët është rritur edhe më tej, sepse profesione dhe veprimtari të ndryshme do të kenë paga të njëjta. “Paga më…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se selia e PD-së ditën e sotme, e cila do të bëhet stacion i nisjes së një proteste të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk do të mbrohet nga policia. Bardhi, theksoi se PD ngelet e hapur për demokratët, duke shtuar se i vetmi armik për ta është Edi Rama. “Meqë më kujtuat policinë, jeni dëshmitar të asaj që u tha para se kemi mbushur selinë me gardistë, FNSH, forca speciale, operacionale dhe marinsa. Ndërkohë ju keni qenë këtu dëshmitarë, s’keni parë as polici, as gardh. Nuk kemi njoftuar policinë. PD mbetet…

Lexo më Shumë