Author: almakos

Të ftuar në studion e emisionit “Pikat mbi i’, në News24, analisti Artur Zheji dhe konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari komentuan edhe zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe atë që pritet të ndodhë më 5 dhe 8 janar, kur ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të marrë me forcë zyrat e selisë blu. Si Zheji, ashtu edhe Hajdari, mendojnë se asgjë nuk do të ndodhë në këto dy data, dhe se Berisha nuk mund t’i marrë zyrat e PD me forcë, pa dëshirën e kryedemokratit Lulzim Basha. Pyetje: Çfarë pritet të ndodhë më 5 apo 8 janar? Zheji: Basha është kryetari i PD, i…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – “Thuajse të gjithë qytetarët tashmë kanë bërë planet se ku do të presin dhe ku do të festojnë festën e Vitit të Ri. Megjithatë Ministria e Punëve të Brendshme këtë vit vjen me një apel të veçantë! Mos postoni fotografi nga vendet ku do të festoni. Kjo për faktin se këtë mund ta shfrytëzojnë vjedhësit si konfirmim që nuk jeni në shtëpi”, raporton gazetari i Alsat, Mefail Ismaili. Nga MPB shtojnë se këtë apel e kanë bërë për shkak se edhe qytetarët kanë përgjegjësi për tu kujdesur për pronën e tyre. Zëdhënësi i policisë…

Lexo më Shumë

119 kg kokainë është sekuestruar nga policia në një konteineri me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se kompania, e cila njihet për eksportin e bananeve me emrin Bana King kishte zhdoganuar ngarkesën në portin e Durrësit ku edhe pas kontrollit me skaner, sipas policisë, doli i pastër. Mësohet se me ndihmën e dy shoferëve të kamionëve Gëzim kalaja dhe Hasan Salihu kontenieri po transportohej drejt magazinave në Vaqarr. Policia njoftoi se kur kontenieri ishte në Romanat 3 persona ende të pa identifikuar…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski – Advertisements – Ngrohja qendrore nga nesër shtrenjtohet për 14%. Shkupianët në Vitin e Ri do të përballen me një goditje të re çmimesh, shkruan Alsat. Shtrenjtim të faturave për ngrohje do të kenë jo vetëm shfrytëzuesit e Balkan Energy Group, por edhe qytetarët që janë të kyçur në termocentralet Shkup Veri dhe ELEM Energjetikë. Vendimi nuk ishte i lehtë, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, dhe shton se ky është një çmim që nuk ka mundur të shkojë më poshtë, sepse lënda e parë bazë për prodhimin e nxehtësisë – gazi natyror aktualisht…

Lexo më Shumë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 177 gjoba, nga të cilat 43 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 gjoba për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 20 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer. – Advertisements – Janë vendosur 15 masa për parakalim dhe shmangie të paligjshme, 10 për përdorim celular, gjashtë për shofer fillestar, katër masa për mjete të paregjistruara. Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo më Shumë

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar disa të dhëna për variantin e fundit të COVID-19, Omicron. Alimehmeti shkruan se ky variant është qartësisht më pak rriskues se variantet e reja, pasi vala e fundit nuk po shoqërohet me nivel proporcional të vdekjeve. Sipas tij, Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata në këto shtete dhe spitalet pa Delta do të jenë rreth fundit të janarit. POSTIMI I PLOTË ❗”Fshati që duket nuk do kallauz” Cit.: Populli Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera! Në grafikë shihet qartë që vala e fundit…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë publikoi analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid 19, në periudhën nga 6 gushti deri më 30 dhjetor. – Advertisements – Sipas tyre, të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Në periudhën 06.08-30.12.2021 në territorin e vendit rezultuan pozitivë nga të testuarit me Covid 19 69.242 qytetarë, nga të cilët 33% ishin të vaksinuar plotësisht, pra 22.996 persona. Është një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me Covid 19. Sipas statistikave të javëve…

Lexo më Shumë

Alsat, sjellë brenda një minuti, ngjarjet kryesore që karakterizuan vitin 2021 në vend. – Advertisements – Gjithsej 59 jetë të humbura nga zjarri, ai në autobusin që mori flakë në Bullgari dhe zjarri në spitalin modular në Tetovë. 2021-ta u mbyll me Qeveri në dorëheqje, derisa në Zgjedhjet Lokale opozita maqedonase doli në epërsi. Bullgaria nuk hoqi veton ndaj RMV-së, e Kuvendi ishte pothuajse i bllokuar. Ballkani i Hapur vitin e përmbylli me disa marrëveshje kurse në vend nuk u arrit imunizimi kolektiv. Pati rritje të mëdha të çmimeve e kriza energjetike përfshiu vendin, teksa u hoqën nga përdorimi qeset…

Lexo më Shumë

Me rastin e festave të fundvitit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, uroi përmes një bisede virtuale përfaqësuesit e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionet ushtarake në kuadër të NATO-s jashtë vendit. Duke i cilësuar ambasadorë të Shqipërisë, ministri Peleshi vlerësoi kontributin e të gjithë efektivëve në këto kohë të vështira pandemie. Ai theksoi se Shqipëria edhe pse një vend i vogël renditet në vendet e para sa i përket kontributit aktiv në NATO. Gjatë mesazhit drejtuar përfaqësuesve tanë me mision jashtë vendit, Ministri i Mbrojtjes foli për arritjet e vitit 2021. “Ky vit që po lëmë pas ishte një…

Lexo më Shumë

Një fluks normal emigrantësh që kthehen në Shqipëri për natën e ndërrimit të viteve. Gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë vijuar lëvizjet në pikat kufitare të vendit, teksa nuk raportohen probleme. Në Kakavijë, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Republikën e Shqipërisë. Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 4830 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët, 2937 në hyrje dhe 1893 në dalje. Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2803…

Lexo më Shumë

Nuk do të ketë masa shtesë për festat e Vitit të Ri, autoritetet bëjnë me dije se situata me virusin në vend është stabile. – Advertisements – Deri më tani në vend është konfirmuar vetëm një rast me Omicron, njoftoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë, e cila përgënjeshtroi lajmin për një rast të ri të konfirmuar të këtij lloji të coronavirusit në Strugë. “Me sekuencën e virusit SarsCoV2, deri më tani me llojin omicron është zbuluar vetëm tek një pacient i cili kohë më parë është kthyer në vend nga Britania e Madhe”, njoftoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani,…

Lexo më Shumë

Në vitin 2021, një euro u këmbye si mesatare vjetore me 122.44 lekë në tregun e brendshëm, duke shënuar nivelin më të ulët historik si mesatare vjetore, që nga viti 2002, kur monedha e përbashkët filloi të tregtohej fizikisht, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga “Monitor”. Deri tani, rekordi minimal historik ishte shënuar në vitin 2008, kur mesatarja vjetore ishte 122.8 lekë. Më pas, monedha e përbashkët nisi një trajektore rritëse, e ndikuar kryesosht nga niveli i lartë i transferimit të fitimeve të sipërmarrjeve të huaja, kryesisht të kompanive celulare, që rritën kërkesën për valutë. Në…

Lexo më Shumë