Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 177 gjoba, nga të cilat 43 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 gjoba për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 20 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.
– Advertisements –
Janë vendosur 15 masa për parakalim dhe shmangie të paligjshme, 10 për përdorim celular, gjashtë për shofer fillestar, katër masa për mjete të paregjistruara.
Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.



