Sonte në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë. – Advertisements – Në bulevardin “Aradhet partizane” është rrokullisur vetura Golf me targa të Shkupit, në përplasje të BMW. Policia ka dalë në terren, kurse më shumë informacione paralajmëruan pas përfundimit të ekspertizës.
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama i ka uruar shqiptarëve vitin e ri 2022. Ai e nisi fjalën e tij me një urim të përzemërt për çdo qytetarë, e kërkoi falje për kohën që i shpenzon me fjalime të gjata, e gjithashtu, kërkojë ndjesë edhe për punët e pa realizuara. Rama u shpreh i bindur që do arrijë ta dërgoj Shqipërinë në majë, aty ku të parët tanë kanë dashur që të ishte. “Të dashur bashkëqytetarë,Motra e vëllezër të një gjuhe e flamuri, kudo ku ndodheni,Dua sot t’ju uroj shëndet, mbarësi dhe sa më shumë ëndrra e shpresa të përmbushura në Vitin e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz ka parashtruar kallëzim penal kundër Z.P.(41) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. – Advertisements – “I denoncuari, në rolin e personit të autorizuar – drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, në vitin 2016 ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar kështu që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike me çka e ka dëmtuar buxhetin shtetëror të Maqedonisë së Veriut për 4.386.033 denarë”. “Më pas u mundësoi…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2022. Basha shkruan në rrjete sociale, se uron që ky vit të jetë i mbushur me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie. Ai shton më tej se të gjithë bashkë të punojnë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët të njohin gëzimin e merituar dhe të realizohen shpresat për një Shqipëri normale. Postimi i Lulzim Bashës: Urimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për Vitin e Ri 2022: Të dashur bashkqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na…
Gazetar: Ile Petreski – Advertisements – 1 janari – e shtunë është ditë jopune për të gjithë qytetarët. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shpalli të gjitha ditët jopune në vitin 2022, shkruan Alsat. Në fillim të vitit, përveç ditës së parë, ditë jopune për të gjithë qytetarët është edhe 7 janari, kur festohet festa ortodokse e Krishtlindjeve. Një ditë më parë, ose më 6 janar, nata e Buzmit është ditë jopune për të krishterët ortodoksë. Dita tjetër jopune është 19 janari, Ujërat e bakuar, kur lirohen nga puna besimtarët ortodoksë. Gjatë vitit të ardhshëm janë 11 ditë jopune, që…
Gazetare: Andrea Cobanova – Advertisements – Shumica e qytetarëve Vitin e Ri do ta presin në vend. Është i vogël numri i qytetarëve që kanë vendosur të shkojnë në ndonjë destinacion, thonë nga agjencitë turistike, shkruan Alsat. Kjo është kryesisht për shkak të protokolleve të hyrjes në vendet ku kërkohet vaksinimi dhe testi PCR negativ. Tirana, Beogradi dhe Stambolli janë destinacionet më të kërkuara nga qytetarët e Maqedonisë. “Numri i qytetarëve që vendosën të udhëtojnë është shumë i vogël, dhe disa agjenci turistike organizohen për të realizuar ndonjë destinacion. Nuk mund të mburremi se çdo agjenci turistike ka numër të…
Viti 2021 mbyllet me një bilanc zyrtar prej 2036 viktimash nga covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy humbje jete në 24 orët e fundit. Një vajzë 35-vjeçare dhe një qytetar 80 vjeç, ndërkohë qe në total që nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë riregjistruar 3217 humbje jete. Përsa i përket infektimeve janë gati 152 mijë raste të reja me koronavirus që janë regjistruar gjatë 2021. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për…
VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon qeverinë se nuk e mbajti fjalën e dhënë, shkruan Alsat. – Advertisements – Jo vetëm që çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël është rritur me më shumë se 20 për qind në pak vite, por kanë thyer edhe premtimin për tarifën e lirë ditore. Rritja e kostove të energjisë elektrike, sipas opozitës, do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e standardit të jetesës së qytetarëve. “Njerëzit duhet ta dinë se rritja me 9.5% e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nuk është e vërtetë. Me heqjen e tarifës së lirë nga ora…
119 kg kokainë është sekuestruar nga policia në një konteineri me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se kompania, e cila njihet për eksportin e bananeve me emrin Bana King kishte zhdoganuar ngarkesën në portin e Durrësit ku edhe pas kontrollit me skaner, sipas policisë, doli i pastër. Mësohet se me ndihmën e dy shoferëve të kamionëve Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu kontenieri po transportohej drejt magazinave në Vaqarr. Policia njoftoi se kur kontenieri ishte në Romanat 3 persona ende të pa identifikuar i kanë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka uruar për Vitin e Ri, gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas. Nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale, Vokshi thekson se gratë demokrate janë forca e PD dhe se përpjekjet për t’i përçarë do të dështojnë. “Një PD dhe opozitë e fortë, sfiduese dhe garante e mbrojtjes së interesave të çdo qytetari është urimi më i mirë për çdo demokrat”, shkruan ndër të tjera Vokshi. Postimi i Albana Vokshit: Të nderuara mike,Ju falenderoj të gjithave me mirënjohje të thellë për punën që kemi bërë në vitin që po lemë pas. Me shumë prej jush…
Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Kreu shtetëror dhe liderët politik kanë uruar qytetarët për festat e Vitit të Ri. Presidenti Stevo Pendarovski në urimin e tij tha se pavarësisht tragjedive, pandemisë dhe sfidave tjera, viti 2022 duhet të kthej shpresën dhe besimin për jetë më të mirë. “Duke e pritur vitin 2022 të kthehemi nga shpresa dhe besimi të cilat do të na ndihmojnë të ndërtojmë shoqëri prosperuese, në të cilën të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit. Shoqëri e cila do të kujdeset për më të dobëtit, do t’i vlerësojë dhe shpërblejë të virtytshmit, në të…
Administratori i OSHEE, Adrian Çela, ka bërë një rezyme të punës së bërë brenda vitit që sapo lemë pas. Çela theksoi se kriza energjetike ka prekur OSHEE, pasi rritja nuk është reflektuar në kosto për xhepat e qytetarëve, por në një barrë të shtuar sipas tij për OSHEE. Ai nënvizoi se arkëtimi ka qenë i një niveli të lartë, ndërsa shtoi se instalimi i matësve smart, një projekt pilot i provuar fillimisht në Tiranë dhe Durrës, do të shtrihet tanimë në Shkodër e më gjerë. “Deri më tani situata është optimiste, ndikuar kjo edhe nga koha. Pas një ore vijon…

