Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë zhvilluar 3068 testime teksa kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 482 qytetarë. Po kështu raportohet 1 humbje jete dhe 311 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Djalë dhe vajzë, Mihail dhe Teodora, janë foshnjat e para që erdhën në jetë në vitin e ri 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup. Mihaili lindi vetëm një minutë pas mesnate ndërsa shoqja e tij Teodora një minutë pas tij. Që të dy gëzojnë shëndet të mirë, bashkë me nënat. “Foshnja e parë e lindur për këtë vit është e gjinisë mashkull, fëmija i katërt në familjen Stoshiq. Prindërve, Suzana dhe Goran u uroj që fëmija të rritet me shëndet, të bëhet i suksesshëm. Ka lindur 3 kilogramë e 70 gramë, i gjatë…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Jo të gjithë qytetarët kanë zgjedhur të festojnë në mënyrë të ndërgjegjshme natën e ndërrimit të moteve. Konsumim i tepruar i alkoolit dhe përplasje fizike mes të rinjve janë vetëm disa nga parregullsitë që janë regjistruar gjatë ndërrimit të vitit, shkruan Alsat. Numri i personave që mbrëmë e kanë tepruar me alkoolin ishte pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Ridvan Bajrami, tha se kjo është si rezultat i zbutjes së masave për mbrojtje nga pandemia. “Përgjatë natës në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar mbi 20…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. – Advertisements – “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 143 masa prej të cilave 48 janë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 19 për tejkalim shpejtësie, 20 për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup. Po ashtu janë shqiptuar 11 masa për parkim jo të rregullt, katër për kalim në të kuqe, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër për përdorim të telefonit, katër për shofer fillestar dhe 7 për parkim jo të rregullt. Aksionet të këtilla do të…

Lexo më Shumë

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet në Elbasan. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, ku mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas. 15-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Bullgaria për tërë vitin e la të pandryshuar pozitën e saj në raport me Maqedoninë e Veriut, nuk ka datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, deri sa Shkupi nuk i zbaton kërkesat bullgare, shkruan Alsat. Presidenti Rumen Radev ishte më këmbëngulës; Bullgaria do të mbrojë interesat e saj kombëtare pavarësisht presionit nga jashtë dhe pavarësisht ndryshimit të Qeverisë. “Nuk do të them “po” para se të shohim mekanizëm të qëndrueshëm për shkuljen e historisë së shtrembëruar dhe sjelljes ofenduese ndaj Bullgarisë që nga librat, muzetë, përmendoret, mediat dhe politika shtetërore”, ishte…

Lexo më Shumë

Fëmija i parë në Shkodër për vitin 2022 është Arenc Kukaj. Ai lindi në orën 7:45 të ditës së sotme. Kjo është Arjeta Kukaj, nëna e cila lindi fëmijën e parë në Shkodër për vitin 2022. Historia e Arjetës është pak më e veçantë sepse të dy fëmijët e saj kanë lindur në datën 1 janar. Dy vite më parë Arjeta në 1 janarin e vitit 2020 lindi djalin e saj Harisin i cili sot mbush dy vjeç ndërsa në ditën e parë të këtij viti lindi djalin e dytë, Arencin. Për Arjetën lindja e dy fëmijëve të saj në…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga MPB, më 31.12.2021, pas marrjes paraprake të urdhërit gjyqësor, është kontrolluar shtëpia e M.M (47) nga fshati Llabunishtë. – Advertisements – Sipas policisë, policët e strugës kanë gjetur dhe konsiskuar 4.400 copa mjete piroteknike që M.M i ka poseduar ilegalisht. Ai është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal. Kujtojmë se policia gjatë muajit dhjetor vazhdimisht ka zbatuar aksione kundër shitjes ilegale të mjeteve teknike.

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Nga 1 dhjetori qeset plastike u hoqën përfundimisht nga përdorimi, ndërsa në vend të tyre çdo shitës duhet të shfrytëzojë qese të biodegradueshme, për të cilët qytetarët do të duhet të paguajnë 15 denarë copën. Ky vendim u mirëprit nga shumica e qytetarëve edhe pse theksonin se çmimi i qeseve duhet të ishte më i ulët. Ata ironizonin duke thënë se një qese do të duhej ta paguanin sa një kilogram mollë. “Unë mbaj gjithmonë torbë. Shfrytëzohen aq shumë qese që nuk janë të biodegradueshme dhe nuk është në rregull kjo gjë. Pajtohem me…

Lexo më Shumë

Gjatë kontrolleve nga Policia e Durrësit, për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike. Për pasojë, dy tregtarë janë proceduar penalisht, ndërsa bëhet fjalë për shtetases me inicialet Sh. H., 57 vjeçe, banuese në Durrës dhe 47-vjeçarin me inicialet Xh. L. NJOFTIMI I POLICISË pasi në dyqanin e saj, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike; Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Më 15 gusht pasi kishin shtrirë kontrollin e tyre në të gjithë Afganistani, talibanët shtinë në duar edhe Kabulin. Kjo bëri që mijëra afganë, ku më të rrezikuar ishin ata që gjatë 20 viteve të fundit kishin bashkëpunuar me perëndimorët, t’i drejtoheshin aeroportit “ Hamid Karzai”, që ende nuk kishte rënë në duart e talibanëve. SHBA dhe shtetet anëtare të NATO-s organizuan evakuimin e afganëve që kishin leje për largim. Në Kabul kishin ngecur edhe 100 shtetas të Maqedonisë së Veriut që atje ishin angazhuar me punë. Brenda pak ditëve ministria e Jashtme dhe…

Lexo më Shumë

12 djem dhe 2 vajza kanë ardhur në jetë pas mesnate deri në orët e para të mëngjesit në dy maternitetet e Tiranës, një ogur i mirë për vitin 2022 që sapo ka ardhur. Në traditën e përvitshme, Ministrja Ogerta Manastirliu ishte mëngjesin e sotëm pranë fëmijëve të parë të vitit 2022, ku shpërndau çekun e bebes për të porsalindurit, me urimin që ky vit të jetë i shëndetshëm dhe i begatë për të gjithë shqiptarët. “Viti 2022 do të jetë viti i fëmijëve, i zbatimit të politikave dhe programeve të reja për fëmijët tanë. Do të vijojmë programin e…

Lexo më Shumë